Vdekja e kalit
Vdekja e kalit Arkivi i filmit | |
---|---|
[[Figura:|280px]]
| |
Titulli shqip | Vdekja e kalit |
Origjinali | Vdekja e kalit |
Vendi i prodhimit | Tirana, Albania |
Viti i prodhimit | [[1992 në film|1992]] |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Saimir Kumbaro |
Skenari | Nexhati Tafa |
Muzika e filmit | Rene Aubry |
Prodhuesi i filmit: | |
Aktorë kryesorë | |
Timo Flloko Rajmonda Bulku Tinka Kurti |
Filmi Vdekja e kalit është prodhuar në vitin 1992. Regjia: Saimir Kumbaro, Skenari: Nexhati Tafa, Producent: Albafilm Studio , Muzika: Rene Aubry.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1975 një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili kishte ngritur fermën e parë të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje për grushtin e shtetit “puçist”. Pas dënimit të të gjithë të implikuarve në grushtin e shtetit, kalohet në zhdukjen e çdo lloj vepre për të cilën mund të mbajnë meritë “puçistët”. Kjo shënon fillimin e ekzekutimit të kuajve. Bëhet fjalë për kuajt e racës Arba. Agroni (protagonisti) shpëton një kalë dhe për këtë dënohet nga gjyqi ushtarak. Pas kësaj jeta e tij fillon të copëtohet. E shoqja, nën presionin e prindërve dhe motrës, kërkon divorcin dhe aborton fëmijën që priste. Për pasojë vdes nga një hemorragji, pasi aborti ishte kryer në mënyrë klandestine. Mbas përmbysjes së sistemit, të dënuarit politikë lirohen dhe Agroni, të cilin nuk e pret askush te dera e burgut, kërkon prindërit në shtëpinë ku banonin por mëson se i kanë internuar menjëherë pas dënimit të tij. Më në fund takon “xhelatin” e tij, që në sistemin e ri ka bërë përsëri karrierë dhe është zgjedhur deputet. Filmi mbyllet me protagonistin “në rrugë të madhe” dhe antagonistin duke ngjitur shkallët. Ky është filmi i parë shqiptar që ve në dukje anët negative të sistemit komunist për shoqërinë shqiptare. Ai përfaqëson një nga pasqyrimet më realiste të përndjekjes politike gjatë Diktaturës së Proletariatit në Shqipëri.[1]
Ngjarjet e këtij filmi janë zhvilluar në Shkodër dhe në Tiranë.
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Battants sur le toit". Marrë më 2011-02-01.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)