Violeta Manushi
Violeta Manushi |
---|
Violeta Manushi (6 mars 1926 - 27 korrik 2007) ishte një aktore shqiptare. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Violeta Manushi lindi në Korçë. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.
Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre.
Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977
Jeta personale dhe vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Violeta Manushi nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. Ajo u nda nga jeta ne moshen 81 vjecare me 26 korrik 2007 ne Tiranë, Shqipëri.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Trishtimi i zonjës Shnajder (2008) - Banakjere (film i xhiruar ne 2005, para se ajo te vdiste)
- Streha e te harruarve (2004)
- Sirena e vogel 2: Rikthim ne det (2000) - Morgana (dublim shqip) - filmi eshte dubluar ne shqip ne vitin 2003[1]
- Valsi i Titanikut (1990) - Gjyshja
- Eja! - (1987) - Ruzhdia
- Telefoni i një mëngjesi - (1987) - Banakierja
- Rrethimi i vogël (1986) - Frosë Guri
- Pallati 176 - (1986) - Teto Rita
- Taulanti kërkon një motër (1984) - Tezja
- Nje vonese e vogel (1982) - Nëna
- Një shoqe nga fshati - (1980) - Ollgë Stefani
- Përtej mureve të gurta - (1979) - Gjyshja e Asimesë
- Zemrat që nuk plaken - (1977) - Bashkëshortja e Azemit
- Zonja nga qyteti - (1976) - Ollgë Stefani
- Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1976) - Plaka Nicë
- Mimoza llastica - (1973) - Gjyshja e Mimozës
- Gjurma - (1970) - Vjehrra e Artanit
- Perse bie kjo daulle (1968) - Banakiere
- Plagë të vjetra (1968) - Mamaja e Verës
- Vitet e para - (1966) - Lonevica
- Karnavalet e Korces (1964) - Olimbia
- Debatik - (1961) - Maria
- Tana - (1958) - Ngjela
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Sirena II: Kthim ne thellesi". Albanian Dubs (në anglisht). Marrë më 2021-05-01.