Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/44

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...Ndue Shyti, me origjinë nga Puka mbetet njëri ndër krijuesit dhe instrumentistët më të njohur në botën e muzikës shqiptare përveç Artist i Popullit është quajtur edhe Mbret i çiftelisë, përmes së cilës prodhojë deri edhe simfoni?

...studjuesi çam me banim në Gjermani Niko Stillo në librin "Prevezjani Abedin Dino , poezitë e tij dhe Dinot e tjerë" që pritet të promovohet në Muzeun Historik Kombëtar më 15 nëntorTiranë ka mbledhur materiale të rralla nga poezitë e Abedin Dinos, ku shprehet patriotizmi, talenti i tij poetik dhe notat e bukura lirike?

...dy prej figurave më të diskutuara të historisë së Shqipërisë, Gjergj Fishta dhe Lekë Dukagjini vijnë në një libër të ri nga studiuesi dhe kritiku letrar Tonin Çobani?

...në vitin 338 Shën Jakovi i Nisibit i cili nderohet më 31 tetor kur persët kishin rrethuar pa rezultat qytetin veproi në mbrojtje dhe dërgoi një re insektesh që pickoi kuajt e elefantët e armikut duke i egërsuar kafshët e luftimit?

..."Apologjia e Vërtetë e Sokratit" e interpretuar nga aktori i mirënjohur Mirush Kabashi është shfaqur në sallën e teatrit londinez "Kings Place" nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Londër?

...ndërsa po i afrohemi reshjeve të borës një kompani kineze i marrë masat për ju dhe ka krijuar një çadër prej ajri dhe avantazhi i saj është se nuk ka një shtresë të lidhur me tela dhe përdoruesit nuk kanë përse të shqetësohen se do të pengojnë të tjerët me çadrat e tyre?

...reporterja Brana Vladisejeviç ka përshkruar tek portali i njohur i promovimit të turizmit "Lonely Planet" destinacionet shqiptare ku mund të zhvillohet turizmi i aventurës: nga malet në veri, te lumenjtë ku ushtrohet sporti i rafting (lumi i Vjosës e Osumi) e duke u ndalur më në veçanti në jugun shqiptar duke i shoqëruar me foto, të dhëna mbi fshatrat, traditën, muzikën (polifoninë), kulinarinë, veshjet popullore, artikulli përmend Gjirokastrën si qytetin e Ismail Kadaresë?

...u çel ekspozita me foto të kohës së diktaturës "Muzeu i Memories" tek Kolonada në sheshin "Nënë Tereza", organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe prezencën e shumë studentëve e të rinjve?

...libri i autorit italian Mauro Geraci "Prometeo in Albania" (Pasazhe letrare dhe politike nga një vend ballkanik) u promovua në qytetin e Vlorës në Universitetin "Ismail Qemali" dhe studjuesi tregon sesi "deti i librave" që sot vë në lëvizje jetën politike shqiptare të arrijë të ripropozojë, në versione të azhornuara dhe të plota, një perceptim "prometeik" të shtetit dhe të çështjes historike kombëtare?

...edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar operistik "Marie Kraja" i freskuar në risi dhe i vlerësuar si stacion ndërkombtar artistik starton në datën 31 tetor deri në datë 1 nëntor?

...qyteza e Johnsonville e konsideruar si "qyteza e fantazmave" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në shitje përpara Natës së Shtrigave me qëllim që të ketë oferta sa më të larta për të 16 vjet pasi edhe ndërtesa e fundit u boshatis?

...filmi i ri i Eliza Dushkut ku ajo luan përkrah Chace Crawford e Brandon T. Jackson, titullohet "Eloise" dhe është një film horror, i cili që në fillim ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe shtypit, për shkak të vendit se ku po xhirohet?