Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2017/43
... Sheh Muamer Pazari së bashku me Haxhi Dedë Reshat Bardhin , Rrok Mirdita, Hafiz Sabri Koçi dhe Anastasi Janullatos ishin të parët mbas rënies së komunizmit që ringritën besimin në Zot dhe forcuan Harmonia fetare në Shqipëri ?
... Profesori Emeritus Hektor Çoçoli mjek shërues i tuberkulozit vijues i Doktor Shefqet Ndroqit , Arqile Botit dhe pedagog i njohur ka qenë pesë vite shërbimi të tij në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) ?
... Shën Vlashi shenjtor i krishterë ilir që u martirizua në kohën e perandorit Licin në shekullin e VIII kujtohet në kishta me emrin e tij në Shkodër , Kthellë , Skuraj, Gur i Bardhë, Gjonëm, Mazhë, Mëner, Bishqem, Gjuricaj, në Dhuvjan si edhe ka manastirin e tij në Shënavlash pranë Durrësit i cili njihet si vend pelegrinazhi ku shkohet çdo 11 shkurt e 15 Gusht me shpresë për të shëruar sëmundjet ?
... Ekrem Bardha nga Radanji i Leskovikut , i cili njihet si një personalitet shqiptaro - amerikan i suksesshëm i biznesit, humanizmit dhe patriotizmit , është krijues i restorantit "Piazza" në Tiranë ku qëndroi dhe Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri dhe realizues i Kantinës "Bardha" në Marikaj , Vorë është iniciat i rritjes së kualitetit në verërat shqiptare ?
... në vitin 1980 Naxhi Bakalli fitoi Çmimin e Parë të Republikës si autor realizues i murales "Përballimi" në Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë ?
... Esli Belshi , 17 vjeçarja nga Cërriku i Elbasanit është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Teksas , SHBA me shpikjen e "dorës robot" ?
... Kalaja e Beratit , pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorrit dhe Shpiragut , me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV e XIX është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke ?