Wikipedia:Projekti Fjalori/Ekonomi/S
Appearance
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Ekonomi apo Vitrina Projekti Fjalori/S ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
- Sektori
- Sektori publik
- (public sector):Do te perfshihen; ministritë dhe institucionet e tjera qe jane në varësi të Këshillit të Ministrave apo të ministrive; organet e pushtetit vendor dhe subjektet publike në varësi të tyre; shoqëritë tregtare, me kapital tërësisht shtetëror ose ato ku pjesëmarrja e shtetit në kapitalin e tyre është mbi 50 për qind; bankat e nivelit të dytë, shoqëritë e sigurimeve dhe institucionet financiare ne te cilat pjesëmarrja e shtetit ne kapitalin e tyre është mbi 50 për qind.[1]
- Sektori i naftës - biznesi me derivate të naftës në Kosovë.[2]
- Sektori publik
- Siguria
- Siguri e arsyeshme (Reasonable assurance):Koncepti qe kontrolli i brendshme, pavaresisht sa mire eshte hartuar dhe operuar, nuk mund te garantoje ne menyre absolute qe mund te permbushen objektivat e nje subjekti per shkak se ekzistojne kufizime te brendshme tipikisht te pakontrollueshme ne te gjitha sistemet e kontrollit.[1]
- Sistemi
- Sistem (System):Teresia e veprimtarive dhe masave te ndermarra nga subjekti dhe te lidhura midis tyre te projektuara per te vepruar se bashku ne arritjen e objektivit te planifikuar.
- Sistemi financiar (Financial system): Procedurat per pregatitjen, rregjistrimin dhe raportimin e informacionit te besueshem per sa u takon transaksioneve financiare dhe ngjarjeve ekonomike.[1]
- Sistem i kontrollit te llogaritjes (accounting control system): Nje sere veprime te cilat konsiderohen te jene pjes e sistemit total te kontrollit te brendshem lidhur me realizimin e qellimeve te kontabilitetit te entit. Kjo perfshim perputhjen me politikat dhe procedurat financiare dhe te kontabilitetit, sigurimin e burimeve te entit dhe pregatitjen e raporteve financiare te besueshme.[1]
- Sistemi kontrollit administrative (administrative control system): Nje seri veprimesh, duke qene nje pjese integrale e sistemit te kontrollit te brendshem, lidhur me procedurat administrative te duhura per vendimmarrjen menaxheriale qe realizojne eficencen me te larte ekonomike dhe administrative dhe sigurojne implementimin e eficences administrative dhe te politikave administrative, te lidhura me ceshtjet financiare apo te tjera.[1]
- Sistem i nenshkrimit dyfishte (double signature system): Procedure e detyrueshme sipas te cilit per autorizimin e levizjes se vlerave financiare, kerkohet paralelisht nenshkrimi i pergjegjesit te finances dhe i titullarit te llogarise.[1]
- Sistemet e informacionit dhe te menaxhimit (SIM) (Information and management systems): Ju referohet atyre burimeve te te dhenave dhe rekordeve te mbajtura brenda ministrive apo agjensive te cilat jane te projektuara si deshmi informacioni per te ndihmuar menaxheret ne realizimin e pergjegjesive te tyre. Sistemet e informacionit financiar te menaxhimit si pjese e SIM, konsiderohen si themelore per shumicen e ministrive dhe agjensive per te menaxhuar burimet e tyre me mire.Sisteme te tilla mund te asistojne ne vleresimin e performances se programit, ne planifikimin e ngarkeses se punes dhe ne monitorimin e progresit drejte objektivave. Sistemet e informacionit te menaxhimit formojne nje element kyc te kontrolleve te menaxhimit.[1]
- Sistemi i kontrollit te brendshem (Internal control system): Nje proces i ndikuar nga drejtori, menaxhimi dhe stafit mbeshtetes te secilit njesi te subjektit, i hartuar per te dhene nje siguri te arsyeshme drejt permbushjes se secilit mision kryesor te departamentit, objektivave dhe qellimeve. Kontrolli i brendshem, Sistemi i kontrollit te Brendshem, Struktura e Kontrollit te Brendshem, Sistemi i Menaxhimit te Kontrollit, dhe Kontrollet e brendshme te Kontabilitetit dhe administrative i referohen ne menyre te kembyeshme gjate gjithe ketij punimi kuadrit te pergjithshem te kontrollit brendshem.[1]
- Sistemet bankare
- Skema
- Skema piramidale - Investim i jashtëligjshëm ku investuesve u premtohen përqindje shumë të mëdha interesi mbi shumën e investuar (e dhënë hua).
- Standarti
- Standartet e pergjithshme (General Standarts): Kualifikimet dhe kompetenca, pavaresia e nevojshme dhe objektiviteti, dhe ushtrimi i kujdesit te duhur, qe do i kerkohet auditorit per realizimin e detyrave te lidhura me standartet e fushes dhe raportimit ne nje menyre kompetente, eficente dhe efektive.[1]
- Subvencioni
- SWOT
- SWOT është një analizë ekonomike e një kompanie përmes analizës së forcës (streangth), dobësive (weakness), shanseve, mundësive (opportunities) dhe kërcënimeve (threats).
Dëftime
[Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f g h i Kontrolli dhe Auditimi i brendshëm Gjon Ndreja, ITAP-Shqipëri dok. në internet, prill 2007
- ^ Gazeta Zyrtare IPVQ Viti I Nr. 3 / 1 gusht 2006