Jump to content

Zahariajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zahariajt
Rajoni i tanishëm Shqipëria Shqipëria
Informacione
Anëtarë të shquar Koja Zaharia, Lekë Zaharia
Pronat Budva, Danjë, Sati, Gladri dhe Dushmani
Fisnikëria e shekullit të 14-të dhe 15-të

Familja Zaharia ishte një familje fisnike shqiptare që u shfaq për herë të parë dhe u përmend në shekullin e 14-të.[1] Nicholas Zaharia përmendet së pari në vitin 1385 si komandant nga familja Balshaj dhe guvernator i Budvës në vitin 1363.[2] Pas më shumë se njëzet viteve besnikëri, Nicholas Zaharia i revoltuar në vitin 1386 u bë sundimtar i Budvës. Megjithatë, në vitin 1389 Đurđa II Balshiq e rimori qytetin.[3]

Emri i Nicholas Zaharia shfaqet në formën e Nikola Sakat në shumë dokumente origjinale veneciane dhe Raguziane (si guvernator i Budvës në 1383, personi me ndikim në Zeta në 1386 dhe zot i Danjës gjatë një periudhe bashkëpunimi me familjen Balshaj)[4][5][6] Kjo është një bazë për disa konkluzione se Nicholas Zaharia dhe Nikola Sakat janë i njëjti person që është i lidhur me Koja Zaharia.[7] Komnen Arianiti i familjes Arianiti ishte martuar me vajzën e Nikolas Zaharia Sakatit, sundimtar i Budves. Ata kishin tre djem (Gjergjin, Muzaken dhe Vladanin) dhe një vajzë që u martua me Pal Dukagjinin.[8]

Në 1396, për shkak të një situate të favorshme politike, Koja Zaharija kapi kështjellën e Danjës dhe u deklarua si një vazal i osmanëve. Në martesën e tij të dytë Balsha III u martua me Bolja, një vajzë e Koja Zaharia, në vitin 1412 ose në fillim të vitit 1413.[9] Në 1415 vdiq djali i tyre i vetëm dhe pasardhësi i vetëm mashkull i familjes Balsha.[10] Koja mbajti kontrollin e rajonit dhe pas vdekjes së tij, i'a trashëgoi djalit të tij të vetëm Lekës.

Sipas Marin Barletit, në vitin 1445 gjatë ceremonisë së martesës së motrës së Skenderbeut Mamica Kastriotit, ai kishte një mosmarrëveshje me Lekë Dukagjinin. Arsyeja e kësaj mosmarrëveshje ishte një grua e quajtur Irene Dushmani, trashëgimtare e familjes Dushmani. Ajo dukej se preferonte Zaharia, ndërkohë që kjo nuk u pranua nga Dukagjini. Lufta ndodhi dhe Lekë Dukagjini mbeti i plagosur, i shpëtuar vetëm nga ndërhyrja e Vrana Konti. Dy vjet më vonë, në vitin 1447, Lekë Zaharia u vra në një pritë dhe Lekë Dukagjini u akuzua për këtë vrasje.

Dokumentet origjinale veneciane tregojnë se kjo vrasje ndodhi në 1444.[11] Sipas kronistit venecian Stefano Magno ishte Nikollë Dukagjini, Vasal i Zaharias, ai i cili vrau Lekë Zaharinë në betejë, jo Leka siç pohon Marin Barleti.[12] Stefano Magno gjithashtu deklaroi se, para se të vdiste, Lekë Zaharia shprehu dëshirën që pronat e tij t'i dorëzoheshin Republikës së Venedikut.[13]

Duke mbetur pa trashëgimtarë, kështjella e Danjës u pretendua nga Skënderbeu në emër të Lidhjes së Lezhës, ku Lekë Zaharia ishte pjesëmarrës. Megjithatë, nëna e tij e dorëzoi kështjellën Republikës së Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi Luftën shqiptaro-veneciane (1447-1448), e cila zgjati dy vjet. Në fund kalaja e Danjës mbeti në duart e Venedikut drejt një haraçi vjetor për Skënderbeun.[14]

Sipas Eqrem Vlorës, disa anëtarë të familjes Zaharia ishin fillimisht të krishterë ortodoksë dhe më pas u kthyen në katolik në vitin 1414.[15]

Bozha Zaharia, një fisnik shqiptar, i cili ishte gjithashtu anëtar i familjes Zaharia, vdiq në zjarrin që shkatërroi Shkodrën veneciane në tetor të vitit 1448.[16]

 
 
 
Koja Zaharia
 
 
 
Bozha
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Balsha III
Petar Pavloviq ose Petar Vojsaliq
 
Bolja
 
Leke Zaharia
 
Vajzë (emri i panjohur)
 
Gjurasheviq
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Koja
 
 
 
 
Dorothea
 
 
 
Helen
  • Spremić, Momčilo (2004), Ćulibrk, Jovan (red.), Crkvene prilike u Zeti u doba Nikona Jerusalimca (në serbisht), Cetinje, Belgrade: Svetigora, Publikum, fq. 73–108, arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2013
  1. ^ Anamali, Skënder (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. I, Botimet Toena, fq. 268, OCLC 52411919
  2. ^ The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest Author John Van Antwerp Fine Edition reprint, illustrated Publisher University of Michigan Press, 1994 ISBN 0-472-08260-4, ISBN 978-0-472-08260-5 p. 419
  3. ^ The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest Author John Van Antwerp Fine Edition reprint, illustrated Publisher University of Michigan Press, 1994 ISBN 0-472-08260-4, ISBN 978-0-472-08260-5 p. 392
  4. ^ Istorija Crne Gore (2): Od kraja XII do kraja XV vijeka (në serbisht). Red. za istoriju Crne Gore. 1970. fq. 42, 51–. почетком 1383... заповједник Будве Никола Сакат...наводно испољили жељу да Ђурђа II Страцимировића лише власти Никола и Андреја Сакат, па их је зетски господар по савету Дукађина, казнио...Никола Сакат помиње се у одлукама дубровчког Малог вијећа крајем марта 1386 год. као утицајна личност у Зети...
  5. ^ Albanološki institut u Prištini (1968), Gjurmime albanologjike, Volumes 7-8 (në serbisht), Prishtinë: Filozofski fakultet u Prištini. Katedra za albanologiju, fq. 123, 124, marrë më 29 janar 2012, ..je taj isti Nikola Sakat bio ne samo gospodar Budve već i čitave teritorije koju sada drži gospodin Koja, što znači gospodar Danja i okoline, zatim da je bio verni i odani sluga mletački. Valjda se po predaji Skadra 1386 zatekao na njihovoj teritoriji i pokazao gotovost da podrži njihovu politiku
  6. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 214, OCLC 5845972, Једна одлука млетачког Сената из 1417. године говори да је тај исти Никола Сакат био не само господар Будве...
  7. ^ Albanološki institut u Prištini (1968), Gjurmime albanologjike, Volumes 7-8 (në serbisht), Prishtinë: Filozofski fakultet u Prištini. Katedra za albanologiju, fq. 124, marrë më 29 janar 2012, ..upućivali bi na zaključak da je i sam Koja Zakarija pripadao istoj porodici
  8. ^ Anamali, Skënder (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. I, Botimet Toena, fq. 255–257, OCLC 52411919
  9. ^ Albanološki institut u Prištini 1968 p. 125: "Poznato je takođe da se Balsha III krajem 1412 ili početkom 1413 godine oženio u drugom braku ćerkom Koe Zaharije"
  10. ^ Spremić 2004, pp. 73–108

    ускоро је дочекао велику несрећу: 1415. умро му је син јединац. Тако је Јелена сахранила унука, а династија Балшића остала је без мушког наследника

  11. ^ Schmitt, Oliver Jens (2001), Das venezianische Albanien (1392-1479) (në gjermanisht), München: R. Oldenbourg Verlag GmbH München, fq. 300, ISBN 3-486-56569--9, In ein Aktenstück von Januar 1445 inseriert ist eine Urkunde des Skutariner Grafen Francesco Querini vom 18. Septembar 1443, in der Lekas witwe Bozha, seiner Tochter Bolja und derren sohnchen Koja einge Dorfer aus Lekas baština und eine pension...
  12. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 364, OCLC 5845972, Никола Дукађин убио је Леку Закарију. Према млетачком хроничару Стефану Мању убио га је "у битки" као његов вазал. Мада Барлеције погрешно наводи да је убиство извршио Лека Дукађин
  13. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 364, OCLC 5845972, Према причању Стефана Мања, и сам Лека Захарија је, пре но што ће умрети, изразио жељу да се његови поседи предају Млечанима.
  14. ^ Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1405-1468 Volume 4 of (Vepra të plota) / Fan S(tylian) Noli, Fan Stylian Noli Author Fan Stylian Noli Publisher Naim Frashëri, 1967 p. 90-92
  15. ^ Bey Vlora, Ekrem (1956). "The Ruling Families of Albania in the pre-Ottoman Period" (në anglisht). Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2012. Marrë më 23 janar 2012. 10. The Zacharias This name refers to the Zacharias who were Lords of Danjo in the fourteenth century. Originally Orthodox, they converted to the Roman Catholic Church in 1414 and subsequently disappeared from history.
  16. ^ Schmitt, Oliver Jens (2001), Das venezianische Albanien (1392-1479) (në gjermanisht), München: R. Oldenbourg Verlag GmbH München, fq. 304, ISBN 3-486-56569--9, Oktober 1448 geschlossen hatte; denn wenige Tage später verwüstete ein Brand die Stadt Skutari; unter den Opfern befand sich auch Bozha Zaharia.