Jump to content

Sepsisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sepsis)
Sepsisi
Shishe me kultura të gjakut: kapaku ngjyrë protokalli për anaerobët, kapaku ngjyrë jeshile për aerobët dhe kapaku në ngjyrë të verdhë për mostrat e gjakut nga fëmijët[1]
SpecialitetSëmundje infektive
SimptomatTemperaturë, ritëm i shtuar i zemrës, presion i ulët i gjakut, ritëm i shtuar i frymëmarrjes, konfuzion[2]
Shkaktar(ë)Përgjigja imunitare e nxitur nga një infeksion[3][4]
Faktor rrezikuesMosha e re ose e vjetër, [kanceri]], diabeti, trauma të mëdha, djegie[2]
Metoda diagnoztifikueseSindroma e përgjigjes inflamatore sistemike (SIRS),[3] qSOFA[5]
TrajtimiLëngje intravenoze, antimikrobikë[2][6]
PrognozaRreziku i vdekjes 10 deri në 80%[5][7]
Shpeshtësia0.2–3 në 1000 individë në vit (në botën e zhvilluar)[7][8]

Sepsis është një gjendje kërcënuese për jetën që shfaqet kur përgjigja e trupit ndaj infeksionit shkakton dëmtim të indeve dhe organeve të tij. [5] Kjo fazë fillestare pasohet nga shtypja e sistemit imunitar. [9] Shenjat dhe simptomat më të zakonshme përfshijnë temperaturën, shtimin e rrahjeve të zemrës, shtimin e ritmit të frymëmarrjes dhe konfuzionin. [2] Po ashtu, mund të ketë edhe simptoma që lidhen me një infeksion specifik, të tilla si kolla e lidhur me pneumoninë, ose urinimi i dhimbshëm i lidhur me infeksionin e veshkave. [3] Të rinjtë, të moshuarit dhe individët me sistem imunitar të dobësuar mund të mos shfaqin simptoma të një infeksioni specifik dhe në vend të pranisë së etheve, temperatura e trupit mund të jetë e ulët ose normale. [3] Sepsis i shkallës së rëndë është sepsis që shkakton funksion të dobët të organeve ose rrjedhje të dobët të gjakut. [10] Presioni i ulët i gjakut, niveli i lartë i acidit laktik në gjak apo sasia e vogël e urinës mund të jenë tregues të një rrjedhjeje të dobët të gjakut. [10] Shoku septik është presioni i ulët i gjakut për shkak të sepsis që nuk përmirësohet pas zëvendësimit të lëngjeve. [10]

Sepsis është një përgjigje imunitare inflamatore e nxitur nga një infeksion. [3][4] Infeksionet bakteriale janë shkaku më i zakonshëm, por infeksionet kërpudhore, virale dhe protozoare mund të çojnë gjithashtu në sepsis. [3] Vendndodhjet më të zakonshme për infeksionin primar përfshijnë mushkëritë, trurin, traktin urinar, lëkurën dhe organet e barkut. [3] Faktorët e rrezikut përfshijnë të qenit shumë i ri, moshën e madhe, sistemin e dobësuar imunitar nga kushte të tilla si kanceri ose diabeti, traumat e mëdha ose djegiet. [2] Më përpara, diagnoza e sepsis kërkonte praninë e të paktën dy kritereve të sindromës së përgjigjes inflamatore sistemike (SIRS) në mjedisin e infeksionit të supozuar. [3] Në vitin 2016, një rezultat i shkurtuar i vlerësimit të dështimit sekuencial të organeve (rezultati SOFA), i njohur si rezultati i shpejtë SOFA (qSOFA), zëvendësoi sistemin e diagnozës SIRS. [5] Kriteret e qSOFA për sepsis përfshijnë të paktën dy nga tre kriteret e mëposhtme: shtimin e shpeshtësisë së frymëmarrjes, ndryshimin e nivelit të vetëdijes dhe presionin e ulët të gjakut. [5] Udhëzimet e sepsis rekomandojnë marrjen e kulturave të gjakut përpara fillimit të antibiotikëve; megjithatë, diagnoza nuk kërkon që gjaku të jetë i infektuar. [3] Imazheria mjekësore është e dobishme kur kërkohet vendndodhja e mundshme e infeksionit. [10] Shkaqe të tjera të mundshme të shenjave dhe simptomave të ngjashme përfshijnë anafilaksinë, pamjaftueshmërinë e gjendrave mbiveshkore, vëllimin e ulët të gjakut, dështimin e zemrës dhe embolinë pulmonare. [3]

Sepsis kërkon trajtim të menjëhershëm me lëngje intravenoze dhe antimikrobikë. [2] [6] Kujdesi i vazhdueshëm shpesh vazhdon në njësinë e kujdesit intensiv. [2] Nëse një provë e përshtatshme e zëvendësimit të lëngjeve nuk është e mjaftueshme për të ruajtur presionin e gjakut, atëherë bëhet i nevojshëm përdorimi i ilaçeve që rrisin presionin e gjakut. [2] Ventilimi mekanik dhe dializa mund të nevojiten për të mbështetur funksionin e mushkërive dhe të veshkave, respektivisht. [2] Një kateter venoz qendror dhe një kateter arterial mund të vendosen për të hyrë në qarkullimin e gjakut dhe për të udhëhequr trajtimin. [10] Matje të tjera të dobishme përfshijnë sasinë e gjakut të pompuar nga zemra në njësinë e kohës dhe saturimin me oksigjen të venës kava superiore. [10] Individët me sepsis kanë nevojë për masa parandaluese ndaj trombozës së venave të thella, ulcerave të stresit dhe ulcerave të presionit, përveç rasteve kur kushte të tjera nuk lejojnë ndërhyrje të tilla. [10] Disa njerëz mund të përfitojnë nga kontrolli rigoroz i niveleve të sheqerit në gjak nëpërmjet insulinës. [10] Përdorimi i kortikosteroideve është i diskutueshëm, ku disa vlerësime gjejnë përfitime, [11][12] e të tjera jo.[13]

Ashpërsia e sëmundjes përcakton pjesërisht rezultatin. [7] Rreziku i vdekjes nga sepsis shkon deri në 30%, ndërkohë që për rastet e rënda me sepsis shkon deri në 50% dhe për shokun septik, 80%. [7] Sepsis preku rreth 49 milionë individë në vitin 2017, me 11 milionë vdekje (1 në 5 vdekje në mbarë botën). [14]botën e zhvilluar, afërsisht 0.2 deri në 3 individë në 1000 preken nga sepsis çdo vit, duke rezultuar në rreth një milion raste në vit në Shtetet e Bashkuara. [7] [8] Përqindjet e sëmundjeve janë rritur. [10] Sepsis është më i zakonshëm tek meshkujt sesa tek femrat. [3] Përshkrimet e sepsis datojnë që nga koha e Hipokratit. [15] Termat "septicemia" dhe "helmimi i gjakut" janë përdorur në mënyra të ndryshme dhe nuk rekomandohen më. [15] [16]

  1. ^ "Blood Culture Collection" (PDF) (në anglisht). WVUH Laboratories. 7 prill 2012. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 23 mars 2020. Marrë më 23 mars 2020.
  2. ^ a b c d e f g h i "Sepsis Questions and Answers". cdc.gov (në anglisht). Centers for Disease Control and Prevention (CDC). 22 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2014. Marrë më 28 nëntor 2014.
  3. ^ a b c d e f g h i j k Jui, Jonathan; etj. (American College of Emergency Physicians) (2011). "Ch. 146: Septic Shock". përmbledhur nga Tintinalli, Judith E.; etj. (red.). Tintinalli's Emergency Medicine: A Comprehensive Study Guide (në anglisht) (bot. 7th). New York: McGraw-Hill. fq. 1003–14. ISBN 9780071484800.
  4. ^ a b Deutschman, CS; Tracey, KJ (prill 2014). "Sepsis: Current dogma and new perspectives". Immunity (në anglisht). 40 (4): 463–75. doi:10.1016/j.immuni.2014.04.001. PMID 24745331.
  5. ^ a b c d e Singer M, Deutschman CS, etj. (shkurt 2016). "The Third International Consensus Definitions for Sepsis and Septic Shock (Sepsis-3)". JAMA (në anglisht). 315 (8): 801–10. doi:10.1001/jama.2016.0287. PMC 4968574. PMID 26903338.
  6. ^ a b Rhodes A, Evans LE, etj. (mars 2017). "Surviving Sepsis Campaign: International Guidelines for Management of Sepsis and Septic Shock: 2016". Intensive Care Medicine (në anglisht). 43 (3): 304–377. doi:10.1007/s00134-017-4683-6. PMID 28101605.
  7. ^ a b c d e Jawad I, Lukšić I, etj. (qershor 2012). "Assessing available information on the burden of sepsis: Global estimates of incidence, prevalence and mortality". Journal of Global Health (në anglisht). 2 (1): 010404. doi:10.7189/jogh.01.010404. PMC 3484761. PMID 23198133.
  8. ^ a b Martin GS (qershor 2012). "Sepsis, severe sepsis and septic shock: Changes in incidence, pathogens and outcomes". Expert Review of Anti-infective Therapy (në anglisht). 10 (6): 701–6. doi:10.1586/eri.12.50. PMC 3488423. PMID 22734959.
  9. ^ Chao C, Muming Y, Yanfen C (2019). "Pathological Alteration and Therapeutic Implications of Sepsis-Induced Immune Cell Apoptosis". Cell Death & Disease (në anglisht). 10 (10): 782. doi:10.1038/s41419-019-2015-1. PMC 6791888. PMID 31611560.
  10. ^ a b c d e f g h i Dellinger RP, Levy MM, etj. (shkurt 2013). "Surviving Sepsis Campaign: International Guidelines for Management of Severe Sepsis and Septic Shock: 2012". Critical Care Medicine (në anglisht). 41 (2): 580–637. doi:10.1097/CCM.0b013e31827e83af. PMID 23353941.
  11. ^ Annane, D; Bellissant, E; Bollaert, PE; Briegel, J; Keh, D; Kupfer, Y; Pirracchio, R; Rochwerg, B (6 dhjetor 2019). "Corticosteroids for treating sepsis in children and adults". The Cochrane Database of Systematic Reviews (në anglisht). 12: CD002243. doi:10.1002/14651858.CD002243.pub4. PMC 6953403. PMID 31808551.
  12. ^ Fang F, Zhang Y, etj. (shkurt 2019). "Association of corticosteroid treatment with outcomes in adult patients with sepsis: A systematic review and meta-analysis". JAMA Internal Medicine (në anglisht). 179 (2): 213–223. doi:10.1001/jamainternmed.2018.5849. PMC 6439648. PMID 30575845.
  13. ^ Long B, Koyfman A (nëntor 2017). "Controversies in corticosteroid use for sepsis". The Journal of Emergency Medicine (në anglisht). 53 (5): 653–661. doi:10.1016/j.jemermed.2017.05.024. PMID 28916121.
  14. ^ Rudd, Kristina E; Johnson, Sarah Charlotte; Agesa, Kareha M; Shackelford, Katya Anne; Tsoi, Derrick; Kievlan, Daniel Rhodes; Colombara, Danny V; Ikuta, Kevin S; Kissoon, Niranjan; Finfer, Simon; Fleischmann-Struzek, Carolin; Machado, Flavia R; Reinhart, Konrad K; Rowan, Kathryn; Seymour, Christopher W (janar 2020). "Global, regional, and national sepsis incidence and mortality, 1990–2017: analysis for the Global Burden of Disease Study". The Lancet (në anglisht). 395 (10219): 200–211. doi:10.1016/S0140-6736(19)32989-7. PMC 6970225. PMID 31954465.
  15. ^ a b Angus DC, van der Poll T (gusht 2013). "Severe sepsis and septic shock". The New England Journal of Medicine (në anglisht). 369 (9): 840–51. doi:10.1056/NEJMra1208623. PMID 23984731.
  16. ^ Bone RC, Balk RA, etj. (qershor 1992). "Definitions for sepsis and organ failure and guidelines for the use of innovative therapies in sepsis". Chest (në anglisht). 101 (6): 1644–55. doi:10.1378/chest.101.6.1644. PMID 1303622. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2019. Marrë më 19 shkurt 2019. Septicemia... has been used... in a variety of ways... We therefore suggest that this term be eliminated from current usage.