Faruk Myrtaj
Stampa:Kutia Shkrimtar Faruk Myrtaj (4 mars 1955 Selenicë, Vlorë) është një shkrimtar novelist, poet përkthyes dhe inxhinier nga Shqipëria,[1][2] që veçohet për frymën e re që solli, sidomos në prozën e viteve pas nëntëdhjetës.[2][3]
Myrtaj u lind në Selenicë, një qytezë minatorësh në rrethin e Vlorës. Edukimin fillestar e kreu në vendlindje. Më tej iu mohua e drejta për studime universitare për shkak të regjimit komunist në fuqi.[2] Vetëm pas 9 vitesh mundi të vazhdonte studimet universitare, në Fakultetin e Inxhinierisë së Minierave në Universitetin e Tiranës, nga ku u dilomua në vitin 1988.[2]
Që prej botimit të parë në vitin 1985, ka botuar në mënyrë konstante poezi, tregime të shkurtra, novela dhe ese.[2] Ndër të tjera ka përkthyer disa autorë të ndryshëm kanadezë.[2][4][5]
Libri i tij "Nudo zyrtare" është vlerësuar me Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve, në vitin 1997.[1][2]
Ndër të tjera Myrtaj ka punuar edhe si gazetar dhe përkthyes profesionist.[6] Që prej vitit 2003 ai jeton në Kanada me gruan dhe dy fëmijët e vet.[2] Faruk Myrtaj është anëtar i The Writers’ Union of Canada (Shoqata e Shkrimtarëve Kanadezë).[2]
Veprat e botuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Dielli i nëntokës”, 1985, Tiranë, Shqipëri.
- "Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri", 1991, Tiranë, Shqipëri.
Tregime:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Njerëz që kam njohur", 1987, Tiranë, Shqipëri.
- "Marrëveshje për të jetuar", tregime-novele, 1989, Tiranë, Shqipëri.
- “Nudo Zyrtare", 1996, Tiranë, Shqipëri.
- "Njerëzit janë tepër", 2000, Shkup, Maqedoni.
- "Luftëtarët vriten në paqe", 2003, Prishtinë, Kosovë.
- “Hijet e Virgjëreshave", tregime, Arbëria, Tiranë, 2006
Novela:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Qyteti i Ministrave”, 1998, Tiranë, Shqipëri.
Esse:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Përse druhemi nga nacionalizmi", 1995, Tiranë, Shqipëri.
- “Markezë shqiptarë”, 2002, Tiranë, Shqipëri.
Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Atdhè Tjetër", roman, Botimet 'Milosao', Sarandë, 2012
Ka përkthyer në shqip nga anglishtja:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Toleranca, pragu i paqes”,”Tolerance, the threshold of peace” Betty Reardon, UNESCO.
- “Pushteti i G.G.Markez”,”The power of G.G.Marquez”, Jon Lee Anderson
- “William Sarojan, tregime e novela”, "The best stories of William Saroyan”
“Stina e mallit”, ”No great mischief”, Alistair MacLeod
- “Harpa e barit', ”The grass harp", Truman Capote
Çmime:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Nudo Zyrtare”, ka fituar Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhene nga Ministria e Kultures dhe Sporteve, ne vitin 1997.[2]
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga Faruk Myrtaj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artikuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faruk Myrtaj, "Dy fjalë për Qazim Shemajn: Kur njeriu pranon fatin si poet" Gazeta Telegraf (Suplementi Pena shqiptare)
- Faruk Myrtaj, (15 janar 2014), "Kjo Shqipëri, atdhe i politikanëve," GazetaDielli.com
Intervistë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Faruk Myrtaj: Ku i gjetën oazet ata në atë shkretëtirë[lidhje e vdekur]", (Intervistë e F. Myrtaj) 30 tetor 2007
Mbi Faruk Myrtajn
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fatmir Terziu (19 shkurt 2014), "Përtej çmimit për shkrimtarin Faruk Myrtaj[lidhje e vdekur]", Fjala e Lirë,
- Pëllumb Kulla (21 dhjetor 2014), "Antipushtimi - metafora e bukur e një romani," Gazeta Tema,
- Aleko Likaj (22 mars 2013). "Atdheu tjetër, prej fjale!", Gazeta Tema,
- Aida Dismondy (22 maj 2008). "Humbja e Individit në Tregimin e Faruk Myrtaj „Turma e Dimrit“," Gazeta Kritika,
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Member Profile (Faruk Myrtaj) Arkivuar 10 mars 2015 tek Archive.today at the Banff Centre
- ^ a b c d e f g h i j Terziu, Fatmir (2010). Eagle's Voices: Anthology with Poetry. fq. 30–31. ISBN 978-1-4461-7452-4.
- ^ "Faruk Myrtaj: [autobiografi, tregim]" (përgatiti Hiqmet Meçaj), Gazeta e Athinës. Nr. 309,11 mars, 2005, f. 11-13.
- ^ "Fiction/Stories and poems Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine,". michaelbryson.com. Kontrolluar 2015-04-19.
- ^ Tregim nga Michael Bryson (shqipërim nga Faruk Myrtaj). 20 korrik 2009, dritapelegrin.com
- ^ Myrtaj, Faruk. "Temporary and Permamnent Organised Crime Arkivuar 2 prill 2015 tek Wayback Machine," AIM dossier