Jump to content

Anatomia e njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anatomi)
"Njeriu virtytian". Skicim i trupit njerëzor

Anatomia[1] e njeriut është studimi shkencor i morfologjisëtrupit të njeriut të rritur.[2] Anatomia ndahet në anatomi bruto dhe anatomi mikroskopike[2]. Anatomi bruto (ose anatomi topografike, anatomi rajonale, ose antropotomi) është studimi i strukturave anatomike që mund të shihen me sy të lirë(pa ndihmën e thjerrzave ose mikroskopit)[2].

Anatomia mikroskopike është studimi i strukturave anatomike me ndihmën e mikroskopit, e cila përfshin historia (studimi i organizimit të indeve)[2], dhe studimin e qelizave. Studimi i rrethinës së pjesëve të trupit dhe vendndodhjes së tyre që në kirurgji luajnë një rol të rëndësishëm bëhet në Anatominë topografike. Krahasimi ndërmjet pjesëve të trupit të qenieve të gjalla bëhet në Anatominë krahasuese.

Mësimet, kërkimet dhe studimet për pjesët e trupit të organizmave zhvillohen në Institute e ndryshme shkollore për të cilët në rrethin e ngushtë thuhet Anatomia. Anatomia e njeriut së bashku me fiziologjinë dhe biokiminë është themeli i shkencës mjekësore.

Studimet e para mbi anatominë e njeriut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala anatomi rrjedh nga gjuha greke dhe do të thotë “disektim” (prerje dhe ndarje). Ajo shfrytëzohet për shënimin e ndërtimit dhe përbërjes së qenieve të gjalla dhe shkencës për studimin e tyre.

Anatomia është shkencë shumë e vjetër, mirëpo për sa i përket anatomisë së njeriut, ajo e ka marrë formën autentike nga mesi I shekullit XVI, kur kanë filluar të kryhen disektime metodike të kufomave të njeriut, me qëllim që hollësisht të studiohet ndërtimi i tyre. Deri në këtë kohë, kjo praktikë ka qenë rreptësisht e ndaluar, sipas normave etike dhe bindjeve fetare ekzistuese, ndërsa njohuritë për ndërtimin dhe funksionimin e trupit të njeriut, kanë rrjedhur para së gjithash nga vështrimet e kryera mbi kafshë, e për këtë arsye, ato kanë qenë joprecize dhe shumë prej tyre të gabuara.

Me kalimin e kohës, studimet anatomike janë përsosur nga studimet me vështrim makroskopik, të kryera gjatë disektimeve deri te studimet e kryera me përdorimin e teknikave gjithnjë e më të përsosura. Në këtë mënyre është mundësuar, që të zbulohet me një saktësi më të madhe se si është ndërtuar trupi i njeriut dhe sesi organet e veçanta kryejnë funksione të ndryshme ; në këtë mënyrë gjithnjë e më mirë janë njohur organet dhe sistemet që ndërtojnë trupin, janë përcaktuar indet e ndryshme, prej të cilave ndërtohen disa organe dhe natyra e pjesëve përbërëse themelore apo qelizave. Trupi i njeriut është një sistem mjaft i ndërlikuar, i përbërë prej miliona pjesësh përbërëse të lidhura mes tyre në mënyre mjaft të ndërlikuar

Ndarjet e anatomisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anatomia e studion trupin e njeriut ne mënyre përshkruese, te te gjithë pjesëve te organizmit duke i ndare ato ne disa sisteme te cilat janë :

  • Sistemi kockor (osteologia)
  • Sistemi muskulor (myologia)
  • Sistemi i organeve (splanknologia)
  • Sistemi i qarkullimit te gjakut (cardio-vaskular)
  • Sistemi nervor (neurologia)
  • Sistemi i shqisave.

Ndërtimi i Trupit të Njeriut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin rreth 300 milion prej këtyre qelizave. Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.

Uji është elementi me i rëndësishëm qe ndodhet ne toke e qe luan një rol kryesor ne transportimin e elementeve baze ne qelizat e bimëve. Përben 60 % te peshës trupore. Uji cilësohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave. Uji është përbërësi kryesor i urinës dhe plazmës se gjakut.

Elementët kimikë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

Është elementi me i bollshëm ne qelize. Trupi përmban rreth 250 miligram kalium. Ajo luan një rol te rëndësishëm ne reagimet energjike, sinteza e proteineve si dhe ne ruajtjen e ekuilibrit te acideve ne trup. Megjithëse është e nevojshme ekzistenca e kaliumit ne regjimin ushqimor, por kemi informacion te paket lidhur me nevojën e sasisë minimale te saj dhe studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë te pasura me këtë element.

Eshte elementi me i bollshem ne likuidin e jashtem te qelizave. Si nje elektrolit ne likuidet jashte qelizes, ndihmon ne ruajtjen e presionit osmezik jashte membranes se qelizes dhe ka nje ndikim te njejte si kaliumi Brenda qelizes per ruajtjen natyrale te balances se ujit. Nevoja ditore per te eshte llogaritur nga 3 ne 7 g.

Është metali (element) me i bollshëm i trupit dhe përbenë rreth 0,004 % te peshës trupore. Ne mënyre te natyrshme sasia e saj nga 3 ne 5 g. Është e ndryshme dhe varet nga mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij ne trup. Ne te vërtet hekuri është një lende me ngjyre gjaku qe transporton oksigjen te mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat ne mushkëri. Çdo dite trupi ynë me ane te ushqimit përfiton 10 deri 30 mg hekur.

Organizmi ynë përmban sasi te mëdha azoti dhe luan një rol kryesor ne strukturën e proteineve.

Luan nje rol kryesor ne organizmin e njeriut, kryesisht ne procesin e marrjes apo te çlirimit te energjive te organizmit.

Eshtë një element mineral qe përben 1,5 deri ne 2 % te peshës se trupit tek personat e rritur. Nga kjo sasi 99 % e kalciumit gjendet ne kocka dhe tek dhembet.

Ne momentet e lindjes, ne trupin e njeriut ndodhet 0,5 g, ndersa ne moshe te rritur, ne trup ka nje sasin 21 – 28 g, 50 % deri ne 60 % ndodhet ne kocka dhe rroli kryesor i saj eshte ne qelizat nervore per te lehtesuar funksionimin e tyre.

Përben 0,25 % te peshës trupore te njeriut dhe ndodhet ne çdo qelize te trupit te njeriut. Me tepër ndodhet ne flokë, lëkure dhe thonj. Ajo vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit helmuse dhe i shndërron ata net e padëmshëm apo i eliminon plotësisht.

Ne organizem ndodhet rreth 15 – 23 mg, ose përben 0,00004 % te peshës trupore te njeriut. Ndodhet ne te gjitha qelizat e trupit, por 70 – 80 % e sasisë se jodit ndodhet ne gjëndrat e tiroideve. Kjo lende është pjeserishte ne formën e hormone trioksines qe sintetizohet nga gjëndra e tiroideve dhe luan një rol te rëndësishëm ne forcimin dhe metabolizmin e trupit.

Eshte shume i nevojshem per skeleton dhe gjymtyret ledhes. Ai gjendet ne sasine e me teper se 10 mg, ne trupin e njeriut dhe kryesishte ne kocka, melci dhe veshka.

Njihet si pjesa me e rendesishme e shume enzimave. Luan nje rol mjaft te rendesishem ne pengimin e paksimit te sasise se gjakut ne trup. Femijet kane nevoje jetike pere kete perberes i cili ndodhet ne sasi te konsiderueshme tek produkti i qumeshtit.

Gjendet ne kokrat e grurit, orizit fasules, thjerzes etj. dhe luan nje rol kryesor ne rritjen natyrale dhe shumimin si dhe strukturen e veprimtarise se qelizave.

Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1 cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.

Shpretka E vendosur ne anen e majte te abdomenit Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI Vie ne kontakt me lukthin, veshken e majte dhe zorren e trashe Ka dy faqe: Faqen viscerale Faqen parietale Hyrja ne shpretke - ilium Ne prerje ka ngjyre te kuqe te mbyllet.

Pankreasi Organ tek i vendosur ne zgavren e barkut Anatomikisht lokalizohet nen lakesen e madhe te lukthit, anash shpretkes dhe mbi duodenum. Pankreasi perbehet prej tri pjeseve kryesore : kokes qafes trupit dhe bishtit.

Neper mes te pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik Kanali kryesor pankreatik derdhet se bashku me kanalin e perbashket te vrerit ne duodenum. Demtimi i pankreasit shkakton diabetin.

Jane organe cifte Te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit, ndersa e djathta prapa melqise dhe fshikezes se temthit.

Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus).

Zemër e shëndosh peshon sa 0,5 % e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 g. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me.

Zemra përbëhet prej dy pjesëve : Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkerive (qarkullimi i vogël). Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh). Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup eshte pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës. Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80–120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8–25 mm Hg. Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0–2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.

Sistemi kardiovaskular

Sistemi kardiovaskular është I ndërtuar prej rrjetit të dendur të enëve të gjakut I cili, me ndihmën e impulseve ritmike e përcjellin nga zemra vazhdimisht gjakun nëpër organizëm dhe u dërgon të gjitha indeve ato elemente, të cilat u nevojiten për të kryer funksionin e tyre dhe më pas I mbledh mbeturinat e metabolizmit qelizor, që t’I dërgojë deri tek organet përgjegjëse për pastrimin e tyre.

Zemra është pompa. Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aorte. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles. Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut). Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Zemra në numra

Gjatësia e zemrës 15 cm Pesha e zemrës 300 g Volumi (i gjakut) 70 cm3 Volumi / min në qetësi 4900 cm³ Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër [[Skeda:]] Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J Puna gjatë ditës ~ 100.000 J Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000 Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000 Vlerat janë të dhëna mesatare.

Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjeve dhe muskulit të diafragmes. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Ndërtimi i mushkërive të njeriut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkëriun e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemres i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3–4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjen e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më i vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Melçia eshte gjendra me e madhe e trupit te njeriut me peshe afersisht 1500 gram, me ngjyre te kuqe te erret ne kafe me konsistence te bute. Ajo vendoset ne pjesen e siperme te kavitetit abdominal, pjesa me e madhe e saj ze vend nen hakrun brinjor te djathte, ne hypocondrium dexter. Tek melcia dallojme dy faqe, facies diafragmatica e drejtuar siper dhe perpara qe i korrespondon konkavitetit te diafragmes, dhe facies visceralis qe shikon nga pjesa e pasme dhe qe ka raport me organet. Facies diafragmatica eshte e lemuar, konvekse dhe aty dallojme ligamentum folciforme hepatis qe fikson melcine te diafragma dhe e ndan kete faqe ne lobus dexter dhe sinister. Nga mbrapa ligamentum folciforme vazhdon me ligamnetum coronare dextrum dhe sinistrum qe perfundojne ne ligamentum triangulare. Prapa ligamentum coronare gjendet buza e pasme e melcise, e ngjitur me diafragmen (pars nuda). Facies visceralis sheh prapa dhe poshte dhe eshte ne raport me organet. Aty dallojme tre brazda, 2 nga te cilat kane drejtim fissura sagitalis sinistra dhe dextra. Fissura sagitalis sinistra formohet ne pjesen e perparme nga sulcus ligamentum teres hepatis kurse ne pjesen e pasme nga ligamentum venosum. Fissura sagitalis dextra ne pjesen e perparme formohet nga fossa vesica felleae kurse ne pjesen e pasme nga sulcus venae cavae inferoris. Gjendet edhe nje brazde tjeter me drejtim transversal, Porta hepatis. Melcia ka 2 buze, margos posterior dhe margos anterior.

Syri është shqisë që na siguron më së tepërmi informacion për botën që na rrethon : sytë, ose kokërdhokët e syrit i pranojnë ngacmimet e dritës që vijnë nga jashtë dhe shndërrohen në sinjale nervore që përcillen me rrugë të posaçme deri tek truri, ku shndërrohen në fotografi vizuale.

Veshi është organ i ndërlikuar, i cili nga njëra anë është përgjegjës për dëgjimin, shqisë përmes së cilës pranojmë zërat që vijnë nga ambienti i jashtëm, shqisë themelore, e cila na sinjalizon për atë që ndodh përreth nesh, si dhe shërben për komunikim, ndërsa nga ana tjetër merr pjesë në mbajtjen e baraspeshës.

  1. ^ Anatomia studion trupin e njeriut ne mënyre përshkruese, te te gjithë pjesëve te organizmit duke i ndare ato ne sisteme :
    • 1. Sistemi kockor (Osteologia)
    • 2. Sistemi muskulor (Myologia)
    • 3. Sistemi i organeve (Splanknologia)
    • sistemi respirator
    Sistemi degjistiv 4. Sistemi i qarkullimit te gjakut (Cardio-vaskular)
    • 5. Sistemi nervor (Noneurologia)
    • 6. Sistemi i shqisave.
  2. ^ a b c d "Introduction page, "Anatomy of the Human Body". Henry Gray. 20th edition. 1918" (në anglisht). Marrë më 27 mars 2007.