Arka e djallit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Arka e djallit është roman i shkrimtarit Dritëro Agolli i botuar nga shtëpia botuese "Dritëro" më 1997 . U nis të shkruhet në fillim të viteve të 80ta dhe u përfundua në fillim të viteve 90ta.[1]

"Arka e djallit" është dorëshkrimi i Bamkë Dynjasë i titulluar "Shakaja e ndaluar ose njeriu që e frenojnë të qeshë", i mbyllur në një arkëz druri dhe i fshehur në shtëpinë e kulturës të fshatit Qershizë, një fshat imagjinar në Jug të Shqipërisë. Titulli i romanit "Arka e djallit" ka të bëjë me peripecitë që sjell dorëshkrimi problematik i Bamkës kur e nxjerrin nga arka. Shkrimtari nga kryeqyteti Sherfi Abeceja vjen në fshat apostafat për të. Zbulimi i këtij dorëshkrimi problemtaik ku përshkruhen banorët dhe të bëmat e fshatit, shkakton një sërë problemesh.[2]

Një ndër personazhet kryesore, Bamka, është personifikim i Ezopit, sepse ashtu sikurse flet ky i fundit për kafshët duke aluduar për njerëzit, ashtu flet edhe Bamka për ngjarjet në fshat duke aluduar në tërë Shqipërinë. Ndërsa personazhi tjetër, Cute Babulja, me humorin dhe sherret e tij të kujton Nastradinin. Një personazh tjetër është Mitro Karapataqi që përfaqëson kritikun zyrtar dogmatik të realizmit socialist dhe të cilin Agolli e karikaturon.[2]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Burime[redakto | përpunoni burim]

Literatura[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Arka e djallit (analizë)". Marrë më 22 September 2017. 
  2. ^ a b Vinca, Agim (2009). "Arka e djallit, një vepër e hapur". Seminari ndërkombëtar për gjuhën. letërsinë dhe kulturën shqiptare 28/2. Prishtinë: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. f. 111–114.