Jump to content

Arkitektura e Tamil Nadusë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Detaj i vimanas (kullës) kryesore të Tempullit të Thanjavurit – Tamil Nadu

Arkitektura e Tamil Nadusë u shfaq mijëra vjet më parë. Ajo i përket kryesisht Stilit Dravidian të Arkitekturës dhe konsiderohet si dhuratë e viswabrahminëve.

Arkitektura shkëmbore Pallava

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tempulli Annamalaiyar në Thiruvannaamalai

Dinastia Pallava sundoi nga viti 600 deri në vitin 900 dhe arritjet e tyre më të mëdha arkitekturore janë Grupi i monumenteve në Mahabalipuram dhe në kryeqytetin e tyre Kanchipuram, të vendosura në shtetin e tanishëm indian të Tamil Nadusë. Sunduesit Pallava ishin pionerë të Arkitekturës së Indisë Jugore. Arritjet më të mëdha të Arkitekturës Pallava janë Tempujt e skalitur në shkëmbMahabalipuramit. Në Mahabalipuram gjenden salla me kolona të gërmuara dhe skalitura si dhe faltore monolitike të njohura si Rathat e Mahabalipuramit. Vlen të përmendet Tempulli bregdetar i ndërtuar nga Narasimhavarmani II pranë Mahabalipuramit që është një Monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pancha RathatMahabalipuramTamil Nadu

Shembujt më të hershëm të tempujve në stilin Dravidian i përkasin periudhës Badami Chalukya-Pallava. Shembujt më të heshëm të arkitekturës Pallava janë tempujt shkëmborë që datojnë midis viteve 610 – 690 dhe tempujt strukturorë midis viteve 690 – 900. Arritjet më të mëdha të Arkitekturës Pallava janë Tempujt shkëmborë të Mahabalipuramit. Aty janë gjetur sallone me kolona dhe faltore monolitike të njohura si Ratha. Tempujt e heshëm ishin kryesisht të kushtuar për zotin Shiva. Tempulli Kailasanatha i quajtur edhe Rajasimha Pallaveswaram në Kanchipuram, i ndërtuar nga Narasimhavarmani II i njohur edhe si Rajasimha është një shembull i shkëlqyer i tempujve të stilit Pallava. Vlen të përmendet vec/anërisht Tempulli bregdetar i ndërtuar nga Narasimhavarmani II afër Mahabalipuramit që është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Tempulli bregdetar në Mahabalipuram

Në kundërshtim me përshtypjen popullore rreth perandorisë pasuese Chola që eksperimentoi në ndërtimin e komplekseve të mëdhenj tempullor, ishte dinastia Pallava që në fakt eksperimentoi jo vetëm në krijimin e tempujve të mëdhenj pasi filloi ndërtimin e tempujve shkëmborë pa përdorur llac/, tulla etj. Shembujt e shkëlqyer të këtyre tempujve janë Tempujt Thiruppadagam dhe Thiruooragam që kanë imazhe 8.5 dhe 11 m të larta të zotit Vishnu në mishërimin e formave të tij Pandavadhoothar dhe Trivikraman. Në krahasim, Siva Lingamën në Tempujt mbretëror të Dinastisë Chola në Thanjavur dhe Gangaikonda Cholapuram janë 5.2 dhe 5.5 metra të lartë. Duke konsideruar se Tempulli Kanchi Kailasanatha i ndërtuar nga Rajasimha Pallava ishte frymëzimi për Tempullin Brihadeeswara në Thanjavur të Raja Raja Cholas, mund të përfundohet me siguri se sunduesit Pallava ishin mes sunduesve të parë në Indi për të ndërtuar që ndërtuan si komplekse të mëdha tempullore ashtu dhe statuja shumë të mëdha hyjnish dhe idhujsh. Shumë tempuj të Shivës dhe Vishnut në Kanchi të ndërtuar nga sunduesit e mëdhenj Pallava dhe që përfshijnë [[Pancha Rathat|Rathat dhe Relievin Zbritja e Gangut (të quajtur edhe Pendesa e Arjunas) janë shembuj të pakrahasueshëm të Monumenteve të mbrojtur nga UNESCO në Indi. Brezi i vazhdueshëm i tempujt Chola, Pallava dhe Pandiya (bashkë me ata Adigaimanë pranë Karurit dhe Namakkalit), ashtu si dhe trupi tempullor Sethupathy midis Pudukottait dhe Rameswarami, përfaqëson njëtrajtësisht Stilin Arkitekturor Jugor të Indisë që tejkalon c/do formë tjetër arkitekture mbizotëruese midis rrafshirës së Dekanit dhe Kaniyakumarit. E panevoshme të shtohet se në vendin Telugu stili ishte pak a shumë njëtrajtësisht sipas stilit Indiano-Jugor ose Dravidian të arkitekturës.

Arkitektura Pandya

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Srivilliputtur Andal është simboli zyrtar i Qeverisë së Tamil Nadusë. Thuhet se është ndërtuar nga Periyaazhvari, vjerri i sunduesit, me një c/antë me arë që fitoi në debatet e mbajtura në pallatin e mbretit Pandya, Vallabhadeva. Simboli parësor i Srivilliputturit është struktura e kullës 12-katëshe kushtuar sunduesit të Srivilliputturit, të njohur si Vatapatrasayee. Kulla e këtij tempulli është 59 metra e lartë dhe është simboli zyrtar i Qeverisë së Tamil Nadusë. Tempuj të tjerë domethënës të arkitekturës Pandya përfshijnë Tempullin e famshëm Meenakshi në Madurai.

Arkitektura Chola

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tempulli Brihadeeswarar në Tanjore, një shembull klasik që frymëzoi faltoret e kompleksit tempullor të PrambananitIndonezi. Çdo faltore tempullore në kepin e Tempullit Koneswaram, Tempullit Ketheeswaram dhe Tempullit Munneswaram ka kulla të larta (gopurmë) nga sundimi Chola.[1][2][3][4]

Mbretërit Chola sunduan në periudhën midis viteve 848–1280 dhe përfshijnë Rajaraja Cholan I dhe djalin e tij Rajendra Chola, që ndërtuan tempuj të tillë si Tempulli Brihadeeswarar i Thanjavurit dhe Tempulli Brihadeeshwarar i Gangaikonda Cholapuramit, Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabeswara (Shiva ), i quajtur edhe Tempulli Kampahareswarar në Thirubhuvanam, ku dy tempujt e fundit gjenden pranë Kumbakonamit. Tre të parët mids katër tempujve të mësipërm janë emërtuar Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Indi. Sunduesit Chola ishin ndërtues mjaft pjellorë që nga koha e mbretit të parë Vijayalaya Chola, pas të cilit ekziston vargu eklektik i Tempullit Vijayalaya Chozhisvaram afër Narttamalai. Këta janë shembujt më të hershëm të tempujve dravidian të sundimit Chola. Djali i tij Aditya I ndërtoi mjaft tempuj rreth rajoneve të Kanchit dhe Kumbakonamit. Ndërtimi i tempujve mori shtytje të fortë nga pushtimet dhe gjenia e Adityas I, Parantakas I, Sundara Cholas, Rajaraja Cholas dhe djalit të tij Rajendra Cholas I. Rajendra Chola I ndërtoi Tempullin Rajaraja në Thanjur të emërtuar sipas emrit të tij. Pjekuria dhe madhështia me të cilën u zhvilluan Arkitektura Chola gjeti shprehje në dy tempujt e Tanjavurit dhe Gangaikonda Cholapuramit. Ai e shpalli veten e tij si Gangaikonda. Në një pjesë të vogël të brezit të Kaverit midis Tiruchy-Tanjore-Kumbakonamit, në kulmin e pushtetit të tyre, sunduesit Chola lanë më shumë se 2300 tempuj, me brezin Tiruchy-Thanjavur që kishte më shumë se 1500 tempuj. Tempulli madhështor i Shivës në Thanjavur i ndërtuar nga Raja Rajai I në vitin 1009 ashtu si dhe Tempulli Brihadisvara i Gangaikonda Cholapuramit, të përfunduar rreth vitit 1030, janë të dy përmendore të përshtatshme për arritjet materiale dhe ushtarake të kohës së dy perandorëve Chola. Tempulli më i madh dhe më i lartë në Indinë e kohës së tij, Tanjore Brihadisvara është kulmi i Arkitekturës Indiano-Jugore.[5] Në fakt, dy mbretërit pasues Chola, Raja Rajai II dhe Kulothunga III ndërtuan përkatësisht Tempullin Airavatesvara në Darasuram dhe Tempullin Kampahareswarar Siva në Tribhuvanam, të dy tempujt në rrethinat e Kumbakonamit janë ndërtuar rreth viteve 1160 dhe 1200. Të katërt tempujt u ndërtuan përgjatë një periudhe prej afërsisht 200 vjetësh duke pasqyruar lavdinë, begatinë dhe qëndrueshmërinë e sundimit Chola.

Një kolonë e arkitekturës Dravidiane në Tempullin Airavatesvara, në Darasuram, distrikti Thanjavur.

Në kundërshtim me përshtypjen popullore, sunduesit Chola përkrahën ndërtimin e një numri të madh tempujsh që u përhapën përgjatë shumicës së pjesëve të Perandorisë Chola. Këta përfshijnë 40 nga 108 Divya Desamët Vaishnavit nga të cilët 77 gjenden të shpërndarë në shumicën e Indisë Jugore dhe të tjerët në Andhra dhe Indinë Veriore. Në fakt, Tempulli Ranganathaswamy i Srirangamit, që është tempulli më i madh në Indi dhe Tempulli Natarajar në Chidambaram (megjithëse fillimisht i ndërtuar nga Dinastia Pallava me gjasa u mor në zotërim nga Dinastia Chola kur sundonin nga Kanchi) ishin dy nga tempujt më të rëndësishëm të patronizuar dhe zgjeruar nga sunduesit Chola dhe nga koha e mbretit të dytë Chola, Aditya I, këta dy tempuj janë vlerësuar në mbishkrime si tempujt e hyjnive mbrojtëse të mbretërve Chola. Sigurisht, dy Tempujt Brihadeeswarar në Thanjavur dhe Gangaikonda Cholapuram ashtu si dhe tempuj të tjerë të Shivës, përkatësisht Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabeswara (Shiva ) që është gjithashtu popullor me emrin Tempulli Kampahareswarar në Thirubhuvanam, të dy në rrethinat e Kumbakonamit, ishin tempuj mbretëror të Dinastisë Chola për të përkujtuar pushtimet dhe nënshtrimet e tyre të panumërta të rivalëve të tyre nga pjesët e tjera të Indisë Jugore, Dekan Ilangait ose Sri Lankas dhe rripave Narmada-Mahanadi-Gang. Por perandorët Chola theksuan qasjen e tyre jo të anëmbajtëse ndaj ikonografisë dhe besimit fetar duke e trajtuar hyjnitë tempullore të dy krijimeve të tjera të tyre të pashoqe, përkatësisht Tempullit Ranganathaswamy kushtuar VishnutSrirangam dhe Tempullit Nataraja në Chidambaram që faktikisht është shtëpia e të dy hyjnive, Shiva dhe Vishnu (i shtrirë si Govindarajari) për të qenë 'Kuladheivamët' ose hyjnitë e tyre mbrojtëse. Sunduesit Chola parapëlqenin gjithashtu të quanin vetëm këta dy tempuj që bujtin hyjnitë e tyre mbrojtëse si Koil ose 'Tempull', që përfaqësojnë vendet më të rëndësishme të adhurimit për ta, duke nënvizuar barazinë e tyre. Tempujt e sipërpërmendur janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, të emërtuar si Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola. Tempulli i Gangaikonda Cholapuramit, krijim i Rajendra Cholas I, ishte ndërtuar me synimin që ti tejkalonte paraardhësit e tij në të gjitha aspektet. I përfunduar rreth vitit 1030, vetëm dy dekada pas tempullit në Thanjavur dhe më së shumti në të njëjtin stil, rafinimi më i madh në pamjen e tij dëshmon gjendjen më të begatë të Perandorisë Chola nën sundimin e Rajendras.[6] Ky tempull ka një Siva linga më të madhe se ajo në Thanjavur, por Vimana e këtij tempulli është më e vogël në lartësi se ajo e Thanjavurit. Periudha Chola është po ashtu e shquar për skulpturat e saj përgjatë gjithë botës. Midis ekzemplarëve ekzistues në muze përreth botës dhe në tempujt e Indisë Jugore mund të shihen shumë figura të rafinuara të Shivës në forma të larmishme, të Vishnut dhe bashkëshortes së tij Lakshmi ashtu si dhe të shenjtëve shaivit. Megjithëse përgjithësisht sipas konvencioneve ikonografike të vendosura nga tradita e gjatë, skulptorët në shekujt e XI dhe të XII punonin me liri të madhe për të arritur hijeshinë dhe madhështinë klasike. Shembulli më i mirë i kësaj mund të shihet në formën e Kërcimtarit Hyjnor Nataraja.[7]

Tempulli Hindu Meenakshi AmmanTamil Nadu, qyteti i Madurait

Koili (i quajtur edhe Koyil ose Kovil) (që do të thotë: vendqendrimi i zotit[Shpjegimi 1]) është termi tamil për një stil të veçantë Tempulli hinduArkitekturës Dravidiane. Të dy termat, koyil (në gjuhën tamile: கோயில் - kōyil) dhe kovil (në gjuhën tamile: கோவில் - kōvil)[8] përdoren si sinonime. Në gjuhën tamile kōvil (கோவில்)[9] është fjalë e rrejdhur, sipas rregullave të gramatikës tamile. Në gjuhën bashkëkohore tamile, termi përdoret gjithashtu për tiu referuar edhe kishave të krishtera. Madje vendet jo fetare të konsideruara të shenjta quhen kovilë nga tamilët, si për shembull faltoret e ndërtuara në përkujtim të Thiruvalluvarit (poet dhe filozof i shekullit të II), ose Tamil Thait (e përkthyer si Nëna Tamil, e nderuar si personifikimi i gjuhës tamile) quhen përkatësisht Thiruvalluvar Koil dhe Tamil Thai Koil. Në të folurën formale moderne, kovilët referohen si aalayamë nga shumë hindu dhe si devaalayamë nga të krishterët. Ambalam është një tjetër term i përdorur nga besimtarët e murgut tamil të shekullit të XIX Vallalar. Për shaivitët (sekt hindu), kovilët kryesorë janë Tempulli i Chidambaramit dhe Tempulli Koneswaram ndërsa për vaishnavitët (sekt tjetër hindu), Tempulli Sri Ranganathaswamy në Srirangam dhe Tempulli Tirumala Venkateswara në Tirupati konsiderohen njëlloj të rëndësishëm. Për të krishterët koilët e konsideruar shumë të rëndësishëm janë |Arokkiya Madha Koili (Bazilika e Zonjës Sonë të Shëndetit të Mirë) në Velankanni, Santhome Devaalayami (Bazilika e Shën Thomait) në Chennai dhe Poondi Madha Koili (Bazilika e Poondi Madhas) në Thiruvaiyaru. Koilët në Tamil Nadu dhe kovilët në Sri Lanka kanë histori të gjatë dhe kanë qenë gjithmonë të lidhur me sunduesin e kohës. Shumica e mbretërve përkrahnin ndërtimin e tempujve në mbretëritë e tyre dhe bashkangjisnin ujëmbledhës dhe fshatra për ti administruar. Tempujt jo vetëm që vepronin si vende adhurimi, por edhe si qendra qytetare për popullsinë, duke u ofruar shërbime bashkësive vendore në formën e spitaleve, institucioneve arsimore, sporteve dhe shkollimet artizanale.

Tamilët e lashtë ishin mes ndërtuesve më të mëdhenj të tempujve. Literatura Sangame e shkruar para erës sonë përmend disa nga tempujt që ngritën mbretërit e Tamilakamit (Vendi i lashtë i tamilëve). Këngët e shenjtëve të vlerësua të Shaiva Nayanarëve dhe të Vaishnava Alvarëve që datojnë që nga periudha midis shekullit të VI dhe të IX ofrojnë referime të gjera për tempujt e asaj periudhe. Mbishkrimet në gurë, të gjetura në shumicën e tempujve tregojnë patronazhin e gjerë ndaj tyre të sunduesve të ndryshëm. Tempujt më të lashtë u ndërtuan prej tullash dhe llaçi. Deri në vitin 700 tempujt ishin kryesisht të llojit të skalitur në shkëmb. Mbretërit Pallava ishin ndërtues të mëdhenj tempujsh në shkëmb. Dinastia Chola (850-1279) la një numër të madh monumentesh të tyre siç është Tempulli BrihadeeswararThanjavur. Sunduesit Chola shtuan shumë mandapa të zbukuruara ose salla tempujsh dhe ndërtuan kulla të mëdha. Stili Pandya (deri në vitin 1350) pa shfaqjen e kullave të stërmëdha, rrethimeve me mure të larta dhe portikë të stërmëdhenj me kulla gopuramë. Stili Vijayanagar (1350 - 1560) është i famshëm për stërhollimin dhe bukurinë, veçanërisht për kolonat e dekoruara monolitike. Stili Nayak (1600 - 1750) vihet në pah për shtimin e prakaramëve të mëdhenj (oborre të jashtme) korridoret rrethpërshkruese të shenjtëroreve dhe sallave me kolona.

Vimana e Tempullit Jagannath në Puri në Stilin Arkitekturor Kalinga

Vimana (nw gjuhën Tamile: விமானம், në gjuhën Kannada: ವಿಮಾನ) është një term për kullën sipër Garbhagrihas ose Sanctum sanctorumit në një Tempull Hindu.[10][11] Në Akash (Hindi)/Vannam (Tamil)/ Aakasha (Kannada/Sanskrutham), Pushteti i Kolosal me gjithë Grahat duke përfshirë Nathstran i japin Akarshana Sakthi të gjithë njerëzve pa ndonjë shpërblim.

Vimana dhe Gopurami në Tiruvisanallur

Një Tempull Hindu tipik në Stilin Dravidian mund të ketë gopuramë të shumtë, të ndërtuar në mënyrë tipike në mure të shumë-fishta në radhë rreth faltores kryesore. Muret e tempullit janë zakonisht katrorë me murin më të jashtëm që ka katër gopuramë, në në secilën faqe, të vendosura saktësisth në qendër të secilit mur. Garbhagriha (sanctum sanctorumi ose faltorja qendrore e hyjnisë) dhe çatia e tij lartë janë gjithashtu të quajtura Vimana. Përgjithësisht, këto nuk marin aq domethënie sa gopuramët e jashtëm, me përjashtim të pak tempujve ku çatitë e shenjtërores janë po aq të famshme sa vetë kompleksi i tempullit.

Shembuj të famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanaka-sabai (Faza e Artë) në Tempullin Thillai Nataraja në Chidambaram është një shembull i famshëm. Kjo faltore e veçantë është e mbuluar tërësisht me pllaka të arta por është e ndryshme në strukturën e tij dhe në përmasat masive kur krahasohet me shumicën e Vimanave të tjera. Dëshmitë historike tregojnë se gjatë shekullit të IX Parantaka Chola I e themeloi për të mbuluar këtë Vimana me ar zbukurues që ka mbijetuar deri më sot. Vimana Ananda Nilayame e Tempullit Venkateswara në Tirumala është një shembull i famshëm ku gopurami i faltores kryesore zo një vend shumë të veçantë në historinë dhe identitetin e tempullit. Tempulli Meenakshi Amman ka dy vimana të arta,[12] e stërmadhja për zotin Shiva dhe e dyta për bashkëshorten e tij Meenakshi. Vimana e Tempullit Brihadeeswarar në Tanjore është një tjetër shembull i famshëm, me një lartësi shumë të madhe. Kjo formë nuk është shumë e zakonshme.

Kulla e Tempullit Meenakshi Amman në Madurai

Gopurami (i quajtura edhe Gopura) është një kullë monumentale, zakonisht e zbukuruar në hyrje të ndonjë tempulli, veçanërisht në Indinë Jugore. Kjo formon një veçori të shquar të koilëve, Tempujve HinduArkitekturën Dravidiane.[13] Ata janë të kurorëzuar nga kalasami, një majëz e gurtë në formë bulbore. Ata funksionojnë si portikë nëpër muret që rrethojnë kompleksin e tempullit.[14] Zanafilla e gopuramëve mund të gjurmohet që nga strukturat e mbretërve tamilas të Dinastisë Pallava; dhe nga shekulli i XII, nën sunduesit Pandya, këta portikë u bënë një veçori mbizotëruese e pamjes së jashtme të tempujve, duke hijëzuar shenjtëroren e brendshme që u errësua nga pamja nga madhësia kolosale e gopuramit.[15] Ai e mbizotëron shenjtëroren e brendshme edhe në sasinë e zbukurimeve. Shpesh një faltore ka më shumë se një gopuram.[16] Ato shfaqen edhe në Arkitekturën jashtë Indisë, veçanërisht në Arkitekturën Kmere, si në Angkor Wat. Një koil mund të ketë gopuramë të shumë-fishtë, të ndërtuar në mënyrë tipike në mure të shumë-fishta në radhë përreth faltores kryesore. Muret e tempullit janë zakonisht katrorë me murin më të jashtëm që ka gopuramë. Garbhagriha dhe çatia e saj (faltorja qendrore e hyjnisë) është quajtur gjithashtu Vimana.

Bazilika e Shën Thomait në Chennai

Gopurami zakonisht është drejtkëndor në formë me dyer në nivelin përdhes, shpesh të dekoruara në mënyrë të pasur, që ofrojnë hyrjen te ta. Sipër është gopurami konik, i ndarë në shumë kate që zvogëlohen në madhësi dhe ngushtohen me ngjitjen në lartësi. Zakonisht kulla është e kryesuar nga një çati me një majëz në formë kupole barrele.[15] Forma fillon në mënyrë mjaft modeste në shekullin e X, si në Tempullin BregdetarMahabalipuram, me Tempullin Brihadeeswarar të shekullit të XI në Thanjavur që shënon një hap thelbësor përpara me gopuramë shumë-katësh nga ajo periudhë, shumë më të mëdhenj se ndonjë tjetër i mëparshëm, megjithëse shumë më i vogël se kulla kryesore e tempullit (vimana). Katër gopuramët e Tempullit Thillai Nataraja në Chidambaram janë shembuj të hershëm të rëndësishëm, të nisur në mesin e shekullit të XIII por të përfunduar në një periudhë të gjatë.[17] Gopuramët janë të dekoruar në mënyrë elegante me skulptura dhe relieve të pikturuara me një larmi temash të marra nga Mitologjia Hindu, veçanërisht ato të lidhura me hyjninë kryesore të tempullit ku është vendosur gopurami. Tempulli Sri RanganathaswamySrirangam, në shtetin indian Tamil Nadu është gopurami më i lartë në botë.

Arkitektura e krishterë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazilika e Shën Thomait është një bazilikë minore katolike (e ritit latin) në Santhome, në qytetin e Chennait (ish qyteti i Madrasit) në Indi. Ajo u ndërtua në shekullin e XVI nga eksploratorët portugezë dhe u rindërtua përsëri me statusin e katedrales nga britanikët në vitin 1893.

Arkitektura e Chennait

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tempulli Universal i Misionit Ramakrishna

Arkitektura e Chennait është një përzierje e shumë stileve arkitekturore. Nga tempujt e lashtë Dravidianë të ndërtuar nga Dinastia Pallava, deri te Arkitektura Indo-Saraçene (e përdorur për herë të parë në Madras) e periudhës koloniale, deri në qiellgërvishtësit e shekullit të XX prej çeliku dhe kromi. Chennai ka një bërthamë koloniale në zonën portuale, të rrethuar progresivisht nga zona më të reja duke u larguar nga porti, të theksuara me tempuj të vjetër, kisha dhe xhami. Sipas vitit 2014, qyteti i Chennait, brenda kufijve të bashkisë së tij që shtrihen në 426 km2, ka rreth 625,000 ndërtesa, nga të cilat rreth 35,000 janë shumë-katëshe (me katër ose më shumë kate). Nga këto, afërsisht 19,000 janë projektuar si ndërtesa komerciale.[18]

Histori e shkurtër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stilet arkitekturore evropiane, si Arkitektura Neoklasike, Romanike, Gotike dhe Rilindase, u sollën në Indi nga kolonizuesit evropianë. Chennai, duke qenë ngulimi i parë i rëndësishëm britanik në Nën-kontinentin Indian, pati mjaft ndërtime të hershme të ndërtuara në këta stile. Strukturat fillestare ishin utilitare, si magazina dhe vende tregtare me mure, duke u dhënë udhë qyteteve të fortifikuara përgjatë bregdetit. Megjithëse mjaft kolonizatorë evropianë, përkatësisht, portugezë, danezë dhe francezë, fillimisht ndikuan stilin arkitekturor të rajonit, ishin kryesisht britanikët që lanë një ndikim të përhershëm në arkitekturën e qytetit duke pasuar Mogulët në vend. Ata ndoqën stile të ndryshme arkitekturore, ku më të rëndësishmit ishin Neo-Gotiku, Perandoraku, Kristian, Rilindas Anglez dhe Viktoriani.[19]

Ripon Building, një shembull i stilit arkitekturor Indo-Saraçen në qytet

Duke filluar me fabrikat, u ndërtuan mjaft tipe ndërtesash si gjykatat, institucionet arsimore, bashkitë dhe dak bungalowt, shumica e të cilave ishin struktura të zakonshme të ndërtuara nga inxhinierët e garnizoneve. Kishat dhe ndërtesat e tjera publike paraqisnin një arkitekturë më të karakterizuar. Shumica e ndërtesave ishin përshtatje të ndërtesave të projektuara nga arkitektët britanikë të asaj kohe si Wren, Adam, Nash dhe të tjerë në Londër dhe vende të tjera. Për shembull, Pachaiyappa's Hall në Chennai u modelua sipas Tempullit Athenium të Tezeut. Ndryshe nga Evropa, këto ndërtesa u ndërtuan kryesisht prej tulle dhe u lyen me gëlqere, me façata ndonjëherë të gdhendura për ti ngjarë gurit. Disa ndërtesa të mëvonshme, megjithatë, u ndërtuan me gurë. Mjaft kisha u ndërtuan bazuar mbi prototipet e Londrës, me variacione si vepra tepër origjinale. Shembulli më i hershëm është St. Mary's Church në Fort St. George.[19] Transferimi i pushtetit të kurorës britanike nga English East India Company, rritja e nacionalizmit indian dhe futja e hekurudhave shënuan gurë të rëndësishëm kilometrik në historinë e Arkitekturës Koloniale Britanike të Indisë. Materiale të reja si betoni, xhami, hekuri dhe çeliku u përdorën gjithmonë e më shumë në ndërtime, që hapën mundësi të reja arkitekturore. Stilet vendore Indiane u përvetësuan dhe përshtatën në arkitekturë. Të gjithë këta faktorë çuan në zhvillimin e Arkitekturës Indo-Saraçene afër fundit të shekullit të XIX. Viktoriane në thelb, ajo huazoi mjaft nga stili islam i sunduesve Mogulë dhe afganë dhe ishte më së pari një stil hibrid që kombinonte elemente të ndryshme arkitekturore Hindu dhe Mogule me harqe, kube, majëzë, hulliza, minare dhe xhama të pikturuar të Arkitekturës Gotike. F. S. Growse, Sir Swinton Jacob, R. F. Chisholm dhe H. Irwin ishin pionerët e këtij stili arkitekturor, nga të cilët dy të fundit projektuan mjaft ndërtesa në Chennai. Chepauk Palace, i projektuar nga Paul Benfield, thuhet se është ndërtesa e parë Indo-SaraçeneIndi. Shembuj të tjerë të shquar të këtij stili arkitekturor përfshijnë Gjykatat, Victoria Memorial Hall, Presidency College dhe Senatin e Universitetit të Madrasit.[19]

Stilet arkitekturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
The Government Museum në Egmore i ndërtuar po ashtu në stilin Indo-Saraçen

Stili Arkitekturor Indo-Saraçen mbizotëroi stilin e ndërtesave të Chennait ashtu siç stili Gotik mbizotëroi stilin e ndërtesave të Bombejit, përpara futjes së stilit Art Deco. Pas Arkitekturës Indo-Saraçene, Art Deco ishte lëvizja pasuese e madhe që ndikoi arkitekturën e qytetit dhe u hapi rrugë stileve ndërkombëtare dhe moderne. Në mënyrë interesante, ashtu si Bombaji zhvilloi një stil ndërmjetëm që kombinonte Arkitekturën Gotike dhe Art Decon, po ashtu dhe Chennai kombinoi stilin Indo-Saraçen dhe Art Decon në ndërtesat e University Examination Hall, Hindu High School dhe Kingston House (Seetha Kingston School). Megjithatë, shumë ndërtesa janë janë gjithashtu të shtrembëruara nga zbukurime moderne ose janë plotësisht të shkatërruara për ti hapur rrugë ndërtimeve të reja. Një shembull është Oceanic Hotel që ishte ndërtuar në stilin klasik Art Deco dhe që është shkatërruar plotësisht për IT Park. Zhvillimi stilistik i Universitetit të Madrasit është një tjetër shembull.[20]

Stili Indo-Saraçen dhe kolonial

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Senati i Universitetit të Madrasit

Në qytet, mund të vërehet ndikimi britanik në formën e katedraleve të vjetra dhe përzierja e stileve Hindu, Islam dhe Neo-Gotike që rezultuan në Stilin Arkitekturor Indo-Saraçen.[21] Shumë nga ndërtesat e periudhës koloniale janë projektuar në këtë stil. Trashëgimia koloniale e Chennait është më e dukshme në afërsi të Portit të Chennait. Në jug të portit është Fortesa St. George. Hapësira ndërmjet portit dhe fortesës është e zënë kryesisht nga Gjykata e Lartë e Madrasit dhe mjaft klube, disa nga të cilët kanë ekzistuar që nga periudha britanike. Pak më në jug të fortesës, përgjatë lumit Cooum, është Stadiumi i kritektit M. A. Chidambaram, një tjetër element britanik, që daton nga viti 1916. Në veri dhe perëndim të portit është George Town, ku jetonin punëtorët e kantierit dhe punëtorët e tjerë të krahut. George Town tani është një qendër e mbipopulluar komerciale, por arkitektura e tij është në mënyrë domethënëse e ndryshme nga zonat pranë fortesës, me rrugë më të ngushta dhe ndërtesa të ngjeshura. Shumica e ndërtesave në stilin kolonial janë përqendruar në zonën përreth portit dhe Fortesës St. George. Pjesët e mbetura të qytetit konsistojnë kryesisht në arkitekturën moderne të betonit, xhamit dhe çelikut. Chepauk Palace, i projektuar nga Paul Benfield, thuhet se përfaqëson ndërtesën e parë Indo-Saraçene në Indi.[22] Megjithatë, shumica e strukturave Indo-Saraçene në qytet u projektuan nga arkitektët anglezë Robert Fellowes Chisholm dhe Henry Irwin, që mund të shihen përgjatë gjithë qytetit, veçanërisht në zonat si Esplanade, Chepauk, Anna Salai, Egmore, Guindy, Aminjikarai dhe Park Town. Strukturat e shquara në zonën Esplanade përfshijnë Gjykatën e Lartë të Madrasit (të ndërtuar në vitin 1892), Zyrën e Përgjithshme Postare, ndërtesën e Bankës Shtetërore të Indisë, Gjykatat Administrative Metropolitane, ndërtesa YMCA dhe Law College. Zona Chepauk është njëlloj e dendur me këto struktura, ku bien në sy Senati dhe Biblioteka e Universitetit të Madrasit, Chepauk Palace, PWD Buildings, Oriental Research Institute dhe Victoria Hostel. Qendrat Jugore Hekurudhore, Ripon Building, Victoria Public Hall dhe Madras Medical College's Anatomy Block janë shembuj strukturash në stilin Indo-Saraçen që gjenden në Park Town. Struktura si Bharat Insurance Building, Agurchand Mansion dhe Poombhuhar Showroom gjenden përgjatë Anna Salait dhe Amir Mahali është në Triplicane. Strukturat e gjendura në Guindy përfshijnë College of Engineering dhe Old Mowbrays Boat Club. Egmore është përmban mjaft struktura të tilla duke përfshirë Government Museum, Gjykatën Administrative Metropolitane, Veterinary College, Ndërtesën e Arkivit Shtetëror, National Art Gallery dhe College of Arts and Crafts. St. George's School Chapel dhe Zyrat e Hekurudhës Jugore në Aminjikarai janë shembuj të tjerë të strukturave Indo-Saraçene në qytet.[23]

EID Parry Building

Në fillim të shekullit të XX, mjaft institucione të rëndësishme moderne si bankat, ndërtesat komerciale, hekurudhat, media dhe arsimi u vendosën në qytet, kryesisht nëpërmjet sundimit kolonial. Arkitektura e këtyre institucioneve ndiqte drejtimet e mëparshme të Arkitekturës Neo-Klasike dhe Indo-Saraçene. Arkitektura rezidenciale u bazua te bungalow ose prototipet e shtëpive të vazhduara në rresht. Nga vitet 1930 e tëhu, shumë ndërtesa në George Town u ndërtuan në stilin Art Deco të arkitekturës.[24] Art Deco, një lëvizje dizajni popullore ndërkombëtare që lulëzoi midis viteve 1920 dhe 1940, u përshtat nga qytete si Bombeji dhe Madrasi pothuajse menjëherë.[20] Megjithëse Chennai nuk ka një peizazh uniform Art Deco si Bombeji, qyteti ka njolla domethënëse që janë plotësisht në stilin Art Deco. Një shtrirje e gjatë përgjatë rrugës NSC Bose duke filluar nga EID Parry dhe një shtrirje e ngjashme përgjatë zonës Esplanade kanë mjaft shembuj të ndërtesave publike në stilin Art Deco. Një tjetër shembull është përgjatë shtrirjes së Poonamallee High Road midis statcioneve të Chennait qendror dhe Egmores. Në mënyrë të ngjashme ndodhen shumë zona në jug të Chennait me bungalow të dizenjuar në mënyrë të ngjashme.[20] Disa shembuj të hershëm janë United India Building dhe Burma Shell Building (aktualisht Chennai House), të dyja të ndërtuara në vitet 1930 përgjatë zonës Esplanade. Dare House, simboli më i famshëm në kryqëzimin e rrugës NSC Bose dhe rrugës First Line Beach, u ndërtua në vitin 1940 si zyra e kompanisë Parry. Pas kësaj zona u emërtuar Këndi Parryt. Këto ndërtesa u shkëputën nga modelet e mëparshme në atë që ato ishin të projektuara pa veranda të jashtme dhe përfshinin teknologji të reja si ashensorët. Verandat me konsuj që paraqesin potencialin e betonit shihen në disa prej këtyre strukturave. Së jashtmi, mjetet stilistike si motivet e shkallëzuar dhe lakoret vërshuese në zona si grilat, muret parapete bashkë me dritaret e vertikalisht të përmasuara i dhanë një pamje koherente. Përpjekjet për të Indianizuar Art Decon çuan gjithashtu në ndërtesa elegante, dekorative si Ndërtesa e Oriental Insurance e ndërtuar në vitit 1930. E vendosur në një nga këndet e rrugës Armene, ajo imponohet në mënyrë delikate me çhatri (pavjone me kube) dhe ballkonet e zbukuruara. Një drjetim i tillë ndonjëherë është etiketuar si 'Indo-Deco'. Art Deco vazhdoi gjithashtu edhe në vitet '50s, me ndërtesën e Bombay Mutual përgjatë rrugës NSC Bose dhe Dhomës së Tregtisë së Indisë Jugore në Esplanade që është ndërtuar në këtë periudhë.[24] Ndërtesat në stilin Art Deco të vendosura në kryqëzimet e rrugëve kanë profile kurvilineare. Kjo qasje ndonjëherë është konsideruar si një stil i veçantë, Streamline Moderne, i frymëzuar nga rrëshqitja e aeroplanëve, plumbave, anijeve dhe gjëra të tjera të ngjashme, për shkak të parimeve si aerodinamika. Përveç Dare House, ndërtesa të tjera që paraqesin këto karakteristika janë ato përgjatë kryqëzimeve të Mount Road si ndërtesa e Bharath Insurance e viteve 1930 dhe dyqanet si Bata showroom. Përgjatë Mount Road gjithashtu dhe në zonat e afërta ka tipe të tjera ndërtesash të stilit Art Deco, zyra e gazetës The Hindu me formën e saj të shkallëzuar dhe Connemara Hotel i ndërtuar midis viteve 1934 dhe 1937 janë simbole të qytetit.[20][24] Ndërsa kinemaja u fut në Chennai në fillim të shekullit të XX, ndërtesat e mëvonshme të kinemave ofronin gjithashtu një tjetër platformë për ekspozimin e stilit Art Deco. Casino Theatre dhe Kamadhenu Theatre të viteve '50 janë dëshmuese të kësaj periudhe. Shtëpitë Art Deco në qytet karakterizohen nga veranda të shumta, dritare këndore të shkallëzuara, dritare dhe dhoma rrethore si dhe orendi brenda shtëpive që kishin motive në mënyrë të rezononin me temën më të madhe. Shtëpitë e grupit të të ardhurave të mesme dhe të ulëtarë u frymëzuan gjithashtu drejt këtyre shprehjeve siç duket në projektin City Improvement Trust të Mambalamit dhe shtëpitë në Gandhinagar. Art Deco vazhdoi në qytet deri në fund të viteve '50, kur modernizmi kishte filluar gradualisht të hidhte rrënjë. Art Deco shërbeu si baza nëpërmjet të cilës u fut modernizmi.[24]

Arkitektura e Agraharamëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Agraham i rindërtuar në Dakshina Chitra të Chennait

Disa zona rezidenciale si Triplicane dhe Mylapore kanë mjaft shtëpi që datojnë nga fillimi i shekullit të XX, veçanërisht ato që janë larg nga arteriet kryesore rrugore. Të njohura si Agraharam, ky stil konsiston në rreshta tradicional shtëpish që rrethojnë një tempull.[25] Shumë prej tyre janë ndërtuar në stilin tradicional tamil, me katër krahë që rrethojnë një oborr katror të mbuluara me çati të pjerrta me tjegulla. Në dallim të fort me to janë ndërtesat e apartamenteve përgjatë rrugëve të mëdha në të njëjtat zona, që u ndërtuan pas vitit 1990. Tipikisht, agraharamët mund të shihen ku një rrugë e tërë është e zënë nga brahminët, veçanërisht përreth një tempulli. Arkitektura është e veçantë me tarracat e Madrasit, çatitë e vendit të mbuluara me tjegulla, mahi tiku nga Burma dhe të lyera me gëlqere. Shtëpitë gjatësore përbëhen nga mudhal kattu (lagjet pritëse), irandaam kattu (lagjet e banimit), moondram kattu (kuzhina dhe oborri i mbrapëm) dhe kështu me radhë. Shumica e shtëpive kanë një hapje drejt qiellit në qendër të quajtur mitham, platforma të mëdha që rreshtohen jashtë shtëpisë të quajtura thinnai dhe një pus privat në oborrin e mbrapëm. Dyshemetë janë shpesh të lyera me oksid të kuq dhe ndonjëherë çatitë kanë tiegulla qelqi për të lejuar të hyjnë drita.[26] Katërkëndëshi agraharam që shihet në Triplicane është i vendosur përreth Tempullit Parthasarathy dhe depozitës së tij të shenjtë, ndërsa ai i Mylapores është i vendosur përreth Tempullit Kapaleeshwarar dhe depozitës së tij të shenjtë. Në Triplicane rreth 50 familje vazhdojnë të jetojnë akoma në agraharamë.[25] Megjithatë, shumë nga këto shtëpi janë duke u zëvendësuar me apartamente moderne shumë-katëshe, që rezultojnë në një pakësim të numrit të tyre.[26]

Valluvar Kottami, përmendorja nw formw karroje kushtuar poetit tamil Tiruvalluvar

Arkitektura e pas pavarsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pavarësisë, qyteti pa një rritje të stilit modernist të arkitekturës.[24] Përfundimi i LIC Building në vitin 1959, ndërtesa më e lartë në vend në atë kohë,[27] shënuan kalimin nga ndërtimet me tulla dhe gëlqere te kolonat prej betoni në rajon.[28] Prania e radarit meteorologjik në Portin e Chennait, megjithatë, pengoi ndërtimin e ndërtesave më të larta se 60 m në rrezen e 10 km.[29] Rrezja e dyshemesë së zonës në qendrën e biznesit të distriktit është gjithashtu 1.5, shumë më pak se ajo e qyteteve më të vogla në të vendit.[30] Kjo ka bërë që qyteti të shtrihet horizontalisht, ndryshe nga qytetet e tjera metropolitane ku zhvillimi vertikal është i shquar. Në të kundërt, zonat periferike, veçanërisht në jug dhe jug-perëndim të qytetit janë duke pësuar një zhvillim vertikal me ndërtimin e e kullave mbi 50 kate.

Planifikimi urban

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stacioni Qendror i Chennait

Qyteti i Chennait është i modeluar në një model rrjete që shtrihet nga veri-jug dhe lindje-perëndim. Rrugët dhe zonat kanë pësuar ndryshime domethënëse në fundin e shekullit të XX. Shumë zona përgjatë shtrirjes perëndimore të qytetit janë përpjekje të zhvillimit të planifikuar, siç është Ashok Nagari, K.K. Nagari dhe Anna Nagari. Mjaft zonat në jug të lumit Adyar, duke përfshirë edhe Kotturpuramin, Besant Nagarin dhe Adyarin vetë, kanë qenë zhvilluar vetëm që nga mesi i viteve '60. Veçoritë karakteristike të të gjitha këtyre zonave janë rrugët e tyre në mënyrë të pazakontë të gjera dhe planimetria e rrjetës Karteziane. Shumë nga këto vende ishin lagje të largëta kur filluan të zhvilloheshin. Përpjekjet e tanishme për zhvillimin urban janë përqendruar përgjatë zonave jugore dhe perëndimore, duke kërkuar pak a shumë të përfitojnë nga rritja e Korridori IT në jug-lindje dhe unazave të reja në perëndim. Shtrirja e zonave informale të qytetit duket nga fakti se zona e administruar nga bashkia e Chennait është 174 km²,[31] ndërsa gjithë zona e urbanizuar vlerësohet se është mbi 1100 km².[32]

  1. ^ Fjala moderne tamile per tempullin hindu është kōvil (në gjuhën tamile: கோவில்) që do të thotë "vendqendrimi i zotit". Në Tamil Nadunë e lashtë, mbreti (në gjuhë tamile: கோ, Kō) konsiderohej si ‘përfaqësues i zotave në tokë' dhe jetonte në një kōvil, që donte të thoshte gjithashtu "shtëpia e mbretit". Fjala e vjetër për mbret (në gjuhën tamile: கோ - "mbret"), Iṟai (në gjuhën tamile: இறை - "perandor") dhe Āṇḍavan (në gjuhën tamile: ஆண்டவன் - "pushtues") tani përdoren kryesisht për tiu referuar zotave.
  1. ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 424–6
  2. ^ Karen Schreitmuller: Baedeker India; 2012, fq. 90
  3. ^ V. Perniola: “The Catholic church in Sri Lanka. The Portuguese period”; vol. II, fq. 366.
  4. ^ Rohan Bastin: The domain of constant excess: plural worship at the Munnesvaram temples in Sri Lanka; fq. 114
  5. ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955, fq. 421
  6. ^ R. Nagasamy: Gangaikondacholapuram, 1970
  7. ^ Imazhi prej bronxi i Natarajas në Tempullin Nagesvara në Kumbakonam është imazhi më i madh i njohur.
  8. ^ கோயில், கோவில்; எது சரி? = Koyil or kovil, which is correct?
  9. ^ எது சரி? கோயிலா அல்லது கோவிலா? = Correct word - Koyil or kovil?
  10. ^ "Glossary" (në anglisht). art-and-archaeology. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2007. Marrë më 10 shkurt 2007.
  11. ^ Adam Hardy. Indian temple architecture: form and transformation: the Karṇāṭa Drāviḍa. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2009. Marrë më 8 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ Ching, Francis D. K. (2007). A Global History of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 762. ISBN 0-471-26892-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Ching, Francis D. K. (1995). A Visual Dictionary of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 253. ISBN 0-471-28451-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b Mitchell, George (1988). The Hindu Temple. Chicago: University of Chicago Press. fq. 151-3. ISBN 0-226-53230-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "gopura" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. Marrë më 20 janar 2008.
  17. ^ J.C. Harle: The Art and Architecture of the Indian Subcontinent; 2nd edn. 1994, Yale University Press Pelican History of Art, ISBN 0-300-06217-6, fq. 320-325
  18. ^ Lakshmi, K. (28 qershor 2014). "RWH: Metrowater cracks the whip". The Hindu (në anglisht). Chennai: The Hindu. Marrë më 10 gusht 2014.
  19. ^ a b c "Colonial Architecture". Architecture of India. Culturopedia.com. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2012. Marrë më 30 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b c d "Do Chennai's art deco buildings have a future?". Madras Musings (në anglisht). XIX (6). 1–15 korrik 2009. Marrë më 23 shtator 2012.
  21. ^ Metcalfe, Thomas R. "A Tradition Created: Indo-Saracenic Architecture under the Raj". History Today (në anglisht). 32 (9). Marrë më 14 shtator 2012.
  22. ^ "Indo-saracenic Architecture". Henry Irwin, Architect in India, 1841 - 1922 (në anglisht). higman.de. Marrë më 15 shtator 2012.
  23. ^ Jeyaraj, George J. "Indo Saracenic Architecture in Channai" (PDF). CMDA. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 25 korrik 2021. Marrë më 14 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ a b c d e Sitalakshmi, K. R. (5 gusht 2006). "Art Deco buildings in Chennai". The Hindu (në anglisht). Chennai: The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 23 shtator 2012.
  25. ^ a b Sujatha, R. (29 prill 2012). "Agraharam — time virtually stands still here". The Hindu (në anglisht). Chennai. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2012. Marrë më 9 shtator 2012.
  26. ^ a b Iyer, Aruna V. (7 tetor 2011). "Chennai's vanishing agraharams". The Hindu (në anglisht). Chennai. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 shtator 2012.
  27. ^ Srivathsan, A. (14 korrik 2007). "Reaching the sky". The Hindu (në anglisht). Chennai. Marrë më 8 tetor 2011.
  28. ^ Kannan, Shanthi (19 mars 2005). "GREEN buildings". The Hindu (në anglisht). Chennai. Marrë më 8 tetor 2011.
  29. ^ Koshy, Jacob P. (13 dhjetor 2007). "Doppler radar may put cap on building heights". Livemint.com (në anglisht). New Delhi: Live Mint and the Wall Street Journal. Marrë më 14 shtator 2012.
  30. ^ Brueckner, Jan K.; Kala Seetharam Sridhar (2012). "Measuring Welfare Gains from Relaxation of Land-Use Restrictions: The Case of India's Building-Height Limits" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 nëntor 2012. Marrë më 30 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Chennai corporation" (në anglisht). Chennaicorporation.com. Marrë më 25 janar 2013.
  32. ^ "GIS datatbase for Chennai city roads and strategies for improvement" (në anglisht). Gisdevelopment.net. Marrë më 9 shkurt 2012.