Jump to content

Arsim Muzaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arsim Nazmi Muzaqi
Lindur më(1978-11-13)13 nëntor 1978
Vushtrri, Kosovë
Vdekur më26 prill 1999(1999-04-26) (20 vjeç)
Melenicë, Kosovë
Shërbimi/dega Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Vite shërbimi1998–1999
GradaUshtar, Njësia Speciale e Kosovës
NjësiaBrigada 141 "Meh Uka"
Betejat/luftrat
ÇmimetHero i Kosovës

Arsim Nazmi Muzaqi (13 nëntor 1978 – 26 prill 1999) lindur në Vushtrri. Ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmorë pas sakrificës për çlirimin e Kosovës.[1]

Arsimi filloi shkollën e tij në shkollën fillore „Mustafë Venhari“ (ish „21 Nëntori“) në Vushtrri, ku u dallua për sjelljen e tij dhe angazhimin në mësime. Ai ishte një nxënës i respektuar nga shokët dhe mësuesit, i njohur për etikën e tij dhe dëshirën për të mësuar.

Përveç angazhimit në shkollë, Arsimi ishte i njohur edhe për angazhimin e tij në sport, duke praktikuar karate arriti suksese në këtë fushë dhe u shpall kampion i Kosovës për të rinjtë. Aktivitetet sportive ndikuan në zhvillimin e tij fizik.

Fëmijëria dhe rinia ishin të shënuara nga përkushtimi ndaj shkollës, sportit dhe vlerave familjare, që më vonë ndikuan në angazhimin e tij në luftën për liri.[2]

Pjesëmarrja në Luftën e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzaqi iu bashkua UÇK-së më 25 gusht 1998 dhe shërbeu në Batalionin e IV të Brigadës 141 “Mehë Uka” në Zonën Operative të Shalës. Ai mori pjesë në beteja të shumta, si në Ashlan, Rahovë, Mazhiq, Kutllovc, dhe luftime të tjera të rëndësishme, ku tregoi aftësitë e tij ushtarake dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. Si pjesë e njësisë speciale, Arsimi mori pjesë në aksione të rrezikshme dhe sulme strategjike kundër armikut jogosllav.[3]

Beteja e Melenicës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzaqi u vra më 26 prill 1999 gjatë betejës së ashpër në Majdan, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së. Ai kishte bashkëluftëtarë, komandantin Shemsi Ahmeti, Rrustem Hyseni, dhe të tjerë, të cilët mbetën simbol i qëndresës shqiptare ndaj okupatorit serb.[4][1][2][3]

Pas vdekjes, ai u nderua me titullin "Hero i Kosovës" dhe një rrugë në qytetin e Vushtrrisë mori emrin e tij, për të nderuar sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.[5]

  1. ^ a b Morina, Endrit (2023-04-26). "24 vjet nga rënja e dëshmorit Arsim Muzaqi". Veriu.info (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-19.
  2. ^ a b Qeriqi, Zamir (2024-04-26). "Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)". Radio Kosova e Lirë. Marrë më 2024-12-16.
  3. ^ a b "23 vite nga rënia e dëshmorit, Arsim Muzaqi". MALISHEVA. 2022-04-26. Marrë më 2024-12-17.
  4. ^ "Përkujtohen Dëshmorët e Betejës së Majdanit në Melenicë". Komuna e Vushtrrisë. 26 prill 2024.
  5. ^ "Presidenti Thaçi dekoroi mbi 100 personalitete me urdhrin "Hero i Kosovës"". Presidente e Republikës së Kosovës. 2017-03-07. Marrë më 2024-12-16.