Jump to content

Arsimi fillor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arsim fillor)
Një poster në Selinë e Kombeve të BashkuaraNew York City, New York, Shtetet e Bashkuara, që tregon Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
Nxënësit në arsimin fillor, Kili

Arsimi fillor paraqet fazën e parë të arsimit formal, që vjen pas arsimit parashkollor dhe para shkollës së mesme. Arsimi fillor zhvillohet në shkollën fillore ose shkollën elementare, kjo në varësi të vendit ose shtetit.

Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Arsimit (ISCED) e konsideron arsimin fillor si një fazë të vetme ku programet zakonisht hartohen për të siguruar aftësi themelore në lexim, shkrim dhe matematikë si dhe për të krijuar një themel të fortë për mësimnxënie. Ky është ISCED Niveli 1 : Arsimi fillor ose faza e parë e arsimit bazë.[1] [2]

Përkufizimi i ISCED-it nga viti 1997 e ka vendosur arsimin fillor midis moshave 5 - 7 vjeç, me qëllim të krijimit të një baze të shëndoshë arsimore në lexim, shkrim dhe matematikë, së bashku me një kuptim elementar të lëndëve të tjera. Deri në vitin 2011, filozofia ka ndryshuar nga mirëkuptim elementar i lëndëve të tjera në favor të "krijimit të një baze të fortë për të mësuar ". [2]

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) beson se sigurimi i fëmijëve me arsim fillor ka shumë efekte pozitive. Ai mes tjerash

  • Zvogëlon varfërinë
  • Ul nivelet e vdekshmërisë së fëmijëve
  • Inkurajon barazinë gjinore
  • Rrit mirëkuptimin mjedisor [3]

Mosha e përmendur mbulon një fazën e zhvillimit intenziv të fëmijëve. Kjo çështje studiohet sidomos në disiplinën psikologjisë zhvillimore, e cila ndër të tjera përpiqet të konstatoj mënyrën se si mësojnë fëmijët.

Filozofia e arsimit, mësimdhënies dhe shkenca e pedagogjisë, sidomos pedagogjia shkollore gjatë mijëvjeçarëve kanë pushtuar mendje të mëdha. Mes tjerave ato përpiqen të konstatojnë ato përmbajtje të cilat duhet të mësojnë fëmijët.

  1. ^ Basic education:corresponds to the first 9 years of formal schooling and is made of two levels distinguished as Levels 1 and 2. Level 1 should correspond to primary education and Level 2 to lower secondary. ISCED.
  2. ^ a b Annex III in the ISCED 2011 English.pdf Arkivuar 6 janar 2019 tek Wayback Machine Navigate to International Standard Classification of Education (ISCED)
  3. ^ Powell, Jen. "What Is Primary Education?". learn.org (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2019.
  • India 2009: A Reference Annual (53rd edition), New Delhi: Additional Director General (ADG), Publications Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India, .
  • "Organisation of Primary Education". Eurydice - European Commission (në anglisht). 10 tetor 2017.
  • Astrid Kaiser und Silke Pfeiffer: Grundschulpädagogik in Modulen. Baltmannsweiler 2007, ISBN 978-3834002860
  • Günther Schorch: Studienbuch Grundschulpädagogik. UTB/Klinkhardt, Stuttgart/Bad Heilbrunn 2007, ISBN 978-3825229511