Jump to content

Arsimi në Mal të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arsimi në Mal të Zi është i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Qeverisë së Malit të Zi.

Arsimi në Mal të Zi fillon me arsimin parashkollor ose me shkollën fillore. Fëmijët regjistrohen në shkollë fillore (Gjuha malazeze: Osnovna škola) në moshën 6 vjeçare dhe zgjat nëntë vjet.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para vitit 1868, kishte vetëm disa shkolla fillore në Mal të Zi. Por midis viteve 1868 - 1875, u hapën 72 shkolla të reja e ku mësonin rreth 3000 nxënës. Arsimin fillor u bë i detyrueshëm dhe ishte pa pagesë. Në vitin 1869, u hapën: Seminari i Mësuesisë dhe Instituti i Vajzave në Cetinje. Instituti i Vajzave ishte një shkollë e specializuar për mësueset e shkollave fillore. Në vitin 1875, u hap edhe një shkollë bujqësore, në qytetin Danillovgrad, por shkolla u mbyll dy vjet më vonë, për shkak të luftës me Turqinë. Më pas, një shkollë e ngjashme u hap në Podgoricë, në vitin 1893. Në këtë mënyrë, u rrit numri i të rinjëve të arsimuar dhe malazezët morën pozita kyçe në administratën qeveritare. Në vitin 1880, u hap edhe Gjimnazi i parë i Ulët klasikë (klasat 5-8). Në vitin 1902, ky institucion i arsimit të mesëm u bë një Gjimnaz i Lartë klasik (klasat 9-12). Në vitin 1899, Mali i Zi kishte 75 shkolla publike dhe 26 shkolla private.

Sistemi arsimor [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi arsimor në Mal të Zi është uniformë. Kurrikula e shkollës përfshin historinë dhe kulturën e të gjitha grupeve etnike. Gjuha e mësimit është Gjuha malazeze (serbe, boshnjake, kroate), si dhe në gjuhën shqipe , në disa nga shkollat fillore dhe shkollat e mesme, ku ka prani të rëndësishme të Shqiptarëve. Të gjithë nxënësit deri në shkollat e Mesme janë të regjistruar në shkollat publike, të cilat janë të financuara nga Buxheti i Republikës. Në dhjetor të vitit 2008, Ministri i Arsimit në Mal të Zi Sreten Škuletić tha se në vitin 2009, të gjitha tekstet shkollore do të jenë të shtypura në gjuhën malazeze, si pjesë e një reforme arsimore. Kjo do të përfshijë edhe fjalorë dhe libra të gramatikës.[1]

Arsimi fillor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi fillor në Mal të Zi është falas dhe i detyrueshëm për të gjithë fëmijët ndërmjet moshës 6 dhe 14, pas së cilës fëmijët ndjekin shkollen nëntë-vjeçare (shkolla tetë-vjeçare nuk ekziston më).

Arsimi i mesëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollat e mesme ndahen në tri lloje, dhe fëmijët ndjekin njërën prej tyre, në varësi të zgjedhjes së tyre. Në Mal të Zi janë këto tipe të shkollave të mesme:

  • Gjimnazi (Gimnazija), zgjat për katër vite dhe ofronë njohuri të përgjithshme dhe të gjera të arsimit. Ai është i konsideruar si një shkollë përgatitore për kolegjet, dhe kështu janë edhe më prestigjioze.
  • Shkolla profesionale (Stručna škola) zgjatë për tre apo katër vjet dhe studentët specializohen në fusha të caktuara, ndërsa ofrojnë një arsim relativisht të gjerë.
  • Shkollat profesionale (Zanatska škola) zgjatë për tre vjet, pa një alternativë të edukimit të vazhdueshëm dhe të specializuar në drejtime të ngushta profesionale.

Arsimi i lartë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Institucionet e nivelit të lartë të arsimit, janë të ndara në Arsimin e Epërm (Vise obrazovanje) dhe në Arsimin e Lartë (Visoko obrazovanje) në nivel fakulteti.

  • Kolegjet (Fakultet) dhe akademitë e artit (akademija umjetnosti) me kohëzgjatje prej 4 deri 6 vjet (një vit është i ndarë në dy semestra) dhe japin diploma ekuivalente me një Diplomë të Artit ose një Diplomë të Shkencës.

Shkollat e larta (Viša škola) zgjasin në mes dy dhe katër vjet.

Studimet Pasdiplomike [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet Pasdiplomike (post-diplomske studije)  organizohen pas përfundimit të studimeve themelore dhe ofron gradën master dhe doktoraturë (Ph. D.) si dhe arsim i specializuar.

Kualifikimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Diploma e Shkollës së Mesme (Diploma o Završenoj Srednjoj Školi )
  • Diploma e Arsimit të Lartë (Diploma Višeg Obrazovanja)
  • Diploma Bachelor (Diploma Visokog Obrazovanja)
  • Diploma Master-Magjistër (Diploma Magistar Nauka)
  • Doktoraturë - Ph.D. (Doktor Nauka)

Arsimi shqip në Mal të Zi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria e Malit të Zi mundëson arsimimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa nga viti 2004 ekziston edhe dega e mësuesisë në gjuhën shqipeUniversitetin e Malit të Zi.[2]

Shkollat fillore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi fillor në gjuhën shqipe realizohet në 12 shkolla fillore:

Komuna Shkolla Vendndodhja Gjuha e mësimdhënies Numri i nxënësve

(2020/21)

Tivar Shkolla fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Ostros Shqip 80
Guci Shkolla fillore "Xhafer Nikoçeviq" Guci Shqip 113
Malazisht* 181
Plavë Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” Plavë Shqip 77
Malazisht* 794
Rozhajë Shkolla fillore "Dacaj" Dacaj Shqip 24
Tuz Shkolla fillore "29 Nëntori" Dinoshë Shqip 173
Shkolla fillore "Bashkimi" Skorraq, Hot Shqip 50
Shkolla fillore "Mahmut Lekiq" Tuz Shqip 593
Malazisht* 586
Shkolla fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Stjepoh, Triesh Shqip 49
Ulqin Shkolla fillore "Boshko Strugar" Ulqin Shqip 188
Malazisht* 177
Shkolla fillore "Marshalli Tito" Ulqin Shqip 789
Malazisht* 483
Shkolla fillore "Bedri Elezaga" Katërkollë Shqip 386
Shkolla fillore "Mark Nuculloviq" Shtoj Shqip 55
Malazisht* 46
Referimet: [3][4]

* Emri i plotë i gjuhës së mësimdhënies është Gjuha malazeze - serbe, bosnjane, kroate.

Shkollat e mesme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi i mesëm në gjuhën shqipe realizohet në 5 institucione të arsimit të mesëm:

Komuna Shkolla Vendndodhja Gjuha e mësimdhënies Numri i nxënësve

(2020/21)

Plavë Shkolla e mesme e kombinuar "Beqo Bashiq" Plavë Shqip 76
Malazisht* 463
Tuz Shkolla e mesme e kombinuar "25 Maji" Tuz Shqip 294
Malazisht* 67
Medreseja "Mehmed Fatih" Milesh i Poshtëm Shqip
Boshnjakisht
Ulqin Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim" Ulqin Shqip 559
Malazisht* 233
Gjimnazi "Drita" Ulqin Shqip 62
Referimet: [5]

* Emri i plotë i gjuhës së mësimdhënies është Gjuha malazeze - serbe, bosnjane, kroate.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Të gjitha tekstet e malit të zi nga viti 2009" Arkivuar 7 qershor 2011 tek Wayback Machine b92.net 30 dhjetor 2008, Vizituar 30/12/08
  2. ^ Istorijski Leksikon Crne Gore, Grup autorësh, Daily press: Podgoricë, 2006 ISBN 86-7706-169-X
  3. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. ^ "Spisak osnovnih škola u Crnoj Gori". Vlada Crne Gore (në serbisht). Marrë më 2022-07-10.
  5. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]