Asociacioni (psikologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Asociacioni (Latin: association - lidhje, shoqërim) në psikologji i referohet lidhjes mendore midis koncepteve, ngjarjeve ose gjendjeve mendore e që zakonisht burojnë nga përvojat specifike. Termi asociacion është njëri ndër termat më të vjetër dhe me një shkallë të lartë të përdorimit në psikologji. Asociacionet kanë qenë objekt studimi në disa shkolla të mendimit psikologjik, duke përfshirë biheviorizmin, asociacionizmin, psikanalizën, psikologjinë sociale dhe strukturalizmin. Ideja e saj rrjedh nga veprat e Platonit dhe Aristotelit, veçanërisht në lidhje me vazhdimin e kujtimeve, ndërsa më gjerësisht u trajtua nga filozofë si John Locke, David Hume, David Hartley, James Mill, etj. [1] Ai gjen vendin e vet edhe në psikologjinë moderne (sidomos në psikologjinë pedagogjike) në fusha të tilla si kujtesa, mësimi dhe studimi i rrugëve nervore. [2] [3] [4] [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Boring, E. G. (1950)
  2. ^ Smith, E. E. & Kosslyn, S. M. (2007)
  3. ^ Paivio, Allan (1969). "Mental Imagery in Associative Learning and Memory". Psychological Review (në anglisht). 76 (3): 241–263. doi:10.1037/h0027272.
  4. ^ Clark, Rachel; Hazeltine, Eliot; Freedberg, Michael; Voss, Michelle (2018). "Age Differences in Episodic Associative Learning". Psychology and Aging. 1 (33): 144–157. doi:10.1037/pag0000234. PMID 29494185. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Eich, Eric; Forgas, Joseph (2003). "Mood, Cognition, and Memory". përmbledhur nga Healy, Alice; Proctor, Robert (red.). Handbook of Psychology. Vëll. 4. New Jersey: John Wiley & Sons, Inc. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]