Jump to content

Beteja e Stalingradit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Betejës së Stalingradit)
Pamje e ushtarëve sovjetikë gjatë betejës së Stalingradit.

Beteja Stalingradit përkufizon luftimet midis forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943. Si një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, në Stalingrad humbën jetën rreth 200 000 ushtarë të forcave të boshtit dhe rreth 485 000 të vrarë nga ana e sovjetikëve. Mbas kësaj beteje, ushtria e kuqe avancoi pa u tërhequr deri në Berlin. Gjeneralët që morën në dorë drejtimin e ushtrisë sovjetike ishin Georgi Zhukov dhe Aleksandër Vasiljevski. Adolf Hitler si lider i Gjermanisë i caktoi Frederik Paulusit detyrën për të mposhtur Stalingradin. Stalingradi (Vollgogradi i sotëm) ishte një qytet i madh i zhvilluar si në industri ashtu edhe në hekurudha. Rëndësia e tij më e madhe qëndronte në faktin se Stalingradi ishte një pikë strategjike për të depërtuar në vendet e pasura me minerale të Kaukazit.

Nga ana tjetër Josif Stalin caktoi dy gjeneralët e tij më të mirë Georgi Zhukovin dhe Aleksandër Vasiljevskin në mbrojtjen e qytetit. Strategjia e tyre konsistonte në krijimin e një xhepi (rrethimi) të trupave gjermane, brenda vetë qytetit. Qyteti u bombardua masivisht nga forcat ajrore gjermane. Por kaq larg mund të shkonin ata. Për më tepër njësia e tankeve gjermane qëndroi pasive në luftime pa pasur mundësi të avanconin më në brendësi të qytetit. Beteja ndoqi luftime guerrilase dhe ofensivat e kundër ofensivat ndoqën njëra tjetrën. Me kalimin e kohës në Stalingrad trupat gjermane po sfiliteshin nga luftimet e mundimshme, ndërkohë që nga ana tjetër e lumit Vollga partizanë dhe rekrutë të rinj mbërrinin për t’iu shtuar ushtrisë së kuqe. Një problem tjetër për trupat gjermane ishin edhe furnizimet e nevojshme që duheshin për luftimet, ndërsa forcat sovjetike jo vetëm që përdornin potencialin e tyre, por merrnin ndihmë edhe nga aleati i tyre ShBA.

Në të tilla kushte sovjetikët i kishin të gjitha mundësitë për të lëshuar një kundër-ofensivë efektive në nëntor të vitit 1942, e cila u emërua Operacioni Urani. Gjerësia e territorit për tu mbrojtur, detyroi gjermanët të mobilizonin trupat e Rumanisë, Italisë dhe disa aleatëve të tjerë të boshtit. Trupat e vendosura pranë lumit Don, duhej të mbronin furnizimet për trupat gjermane në Stalingrad. Ushtria e Kuqe, sulmoi garnizonet Italiane (të keq pajisur dhe të keq trajnuar) dhe të çdo fuqie tjetër armike duke i shpartalluar ata. Me rënien e ushtrive mbrojtëse nga anët, sovjetikët arritën të mbyllnin xhepin (rrethimin) e armatës Wehrmacht në Stalingrad. Armata e gjashtë e Wehrmacht dhe Njësia e Katërt e Panzerave ndodhej e rrethuar. Ndaj kërkesave të vazhdueshme të Frederik Paulusit për të bërë një përpjekje për të thyer xhepin e për tu tërhequr, Hitleri iu përgjigj jo. Furnizimet u premtuan se do të vinin nga ajri por një gjë e tillë nuk u realizua dot. Sovjetikët kishin bllokuar rrugët dhe sulmonin avionët furnizues të Luftwaffe-s. Një përpjekje e re u bë për të dërguar ndihma për ushtrinë e mbetur në rrethim. Von Manstein do të formonte një batalion modest me ushtarë gjermanë, me qëllim për të shkuar në ndihmë ushtrisë që kishte ngecur në Stalingrad. Por ai do të afrohej vetëm 50 kilometra me ushtrinë e mbetur në brendësi të Stalingradit.

Trupat gjermane morën goditjen përfundimtare më 26 janar 1943 kur forcat sovjetik, ndanë forcat gjermane në dy grupe. Në fund të janarit të vitit 1943, Paulus heq dorë nga luftimet dhe më 2 shkurt trupat gjermane i dorëzohen ushtrisë së kuqe. 91 000 ushtarë Gjerman dhe 22 gjeneralë, do të binin në duart e Sovjetikëve. Kjo do të ishte lufta më e madhe në të gjithë historinë, si në shpenzime, ashtu edhe në humbje njerëzore. Mendohet se Gjermanët humbën rreth 850 000 ushtarë (të vrarë dhe të dorëzuar – edhe pse mungon referenca ndaj shifra është e diskutueshme).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • http://www.timesonline.co.uk/tol/system/topicRoot/Stalingrad_/ Arkivuar 29 qershor 2011 tek Wayback Machine