Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore
Pjesë e Lufta e Dytë Botërore
Partizanë në Tiranë.jpg
Partizanë komunistë në Tiranë, 28 nëntor 1944.
Data 1939–1944
Vendi Mbretëria shqiptare
Rezultati Fitore e shqiptarëve
Pjesëmarrsit në konflikt
Flamuri LANÇ
bordered Lëvizja Legalitetit
bordered Balli Kombëtar (disa fraksione, deri në shtator 1943)
 Mbretëria e Italisë (1939-19443)
 Gjermania naziste (1943-1944)
Flamuri Mbretëria shqiptare
bordered Balli Kombëtar (nga shtator 1943 në nëntor 1944)
Komandantët dhe udhëheqësit
Flamuri Enver Hoxha
Flamuri Spiro Moisiu
Flamuri Mehmet Shehu
Flamuri Qemal Stafa  
Flamuri Haxhi Lleshi
Flamuri Abaz Kupi
Flamuri Baba Faja Martaneshi
bordered Francesco Jacomoni
bordered Hermann Neubacher
Flamuri Shefqet Verlaci (1939-1941)
Flamuri Mustafa Merlika-Kruja (1941-1943)
Flamuri Eqrem Libohova (janar–shkurt dhe maj–shtator 1943)
Flamuri Maliq Bushati (shkurt–maj 1943)
Fuqia (kapaciteti)
Nga ~4000 forca në vitin 1942 arriti në ~70,000 forca të rregullta (partizanët) dhe vullnetarë të zonave në nëntor 1944. Më shumë se 600.000 trupa, qëndruan rezidente ose kaluan nëpër Shqipëri gjatë periudhës 1939-1944.
Viktimat dhe humbjet
Rreth 30.000 të vrarë (duke përfshirë edhe civilë), 12.600 të plagosur dhe 44.500 të burgosur ose të dëbuar.[1] 26.595 të vrarë, 21.245 të burgosur dhe 20.800 të plagosur. (Viktima italiane dhe gjermane)[2]
Viktima në total:~6,000[3]
Në analiza të mëvonshme dëshmorët janë saktësuar si vetëm 6 mijë.[3]

Rezistenca shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një lëvizje kryesisht e bindjes komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje e cila çoi në çlirimin e suksesshëm të vendit më 29 nëntor 1944.

Qendra për lehtësim të popullsisë civile (Gjenevë) raportoi se Shqipëria ishte një nga vendet më të rrënuara në Evropë. Rreth 60.000 shtëpi ishin shkatërruar dhe rreth 10% e popullsisë ishte lënë e pastrehë.[4]

Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939 si nga ajri dhe nga deti. Në tetor të vitit 1940 forcat bushatet e pushtuan Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.

Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiperia u lirua më 20 nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohshem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te Jugosllavise per Kosoven.

Sfondi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Pushtimi italian i Shqipërisë.

Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë pa njoftuar Musolinin që më parë, diktatori italian vendosi që të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma, megjithatë, i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. Mbreti Zog refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë. Më 7 prill 1939, trupat e Musolinit, të udhëhequra nga gjenerali Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë[5] duke sulmuar të gjitha portet në të njëjtën kohë. Kishte 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 te Bishti i Pallës. Planet origjinale italiane për pushtimin kërkonin 50,000 burra të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 avionë. Në fund forca pushtuese u zgjerua në 100,000 burra të mbështetur nga 600 avionë.[6]

Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarësh, më së shumti xhandarë dhe banorë vendas të udhëhequr nga Abaz Kupi, komandanti i xhandarmërisë së Durrësit, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detar, u përpoqën të ndalnin përparimin italian. Të pajisur vetëm me armë të vogla dhe tre mitralozë, ata arritën t'i ndalnin italianët për pak orë derisa një numër i madh tankesh të vegjël u zbritën nga anijet italiane. Pas kësaj, rezistenca filloi të shembej dhe brenda pesë orësh italianët morën qytetin.[6] Nga ora 1:30 paradite të ditës së parë, të gjitha portet shqiptare ishin nën kontrollin e italianëve.

Duke mos dashur që të kthehej në një kukull të italianëve, Mbreti Zog, gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë dhe i biri foshnjor Leka Zogu I u larguan drejt Greqisë dhe më pas në Londër. Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi pro ndaj bashkimit të vendit me Italinë.[5] Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi për të shkarkuar Zogun dhe për ta bashkuar vendin me Italinë në një "bashkim personal" duke ia ofruar kurorën shqiptare Viktor Emanuelit III[7] dhe italianët formuan një qeveri fashiste nën Shefqet Vërlacin dhe shpejt shërbimi ushtarak dhe diplomatik shqiptar u mor nga italianët.[5] Më 15 prill 1939, Shqipëria u tërhoq nga Liga e Kombeve, prej së cilës Italia ishte tërhequr në vitin 1937. Më 3 qershor 1939, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u bashkua me atë të Italisë.[5] Ushtria shqiptare u vendos nën komandën e italianëve dhe formalisht u bashkua me ushtrinë italiane në 1940. Këmishëzinjtë italianë formuan katër legjione të Milicisë Shqiptare, fillimisht të rekrutuar nga kolonistë italianë që jetonin në Shqipëri, por më vonë nga shqiptarë etnikë.

Pak pas pushtimit, Galeazzo Ciano shpresonte për të përforcuar përshtypjen e dashamirësisë me një numër gjestesh që shënjestronin më tepër marrëdhëniet me publikun sesa zgjidhjen e problemeve të thella sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Një nga lëvizjet e para të Çianos ishte për të shpërndarë ushqim dhe veshmbathje në disa nga zonat e varfëra dhe për të liruar të burgosur politik. Ai personalisht shpërndau 190,000 franga ari te nevojtarët në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Kukës. Për shkak se paratë iu dhanë të varfërve, duke shmangur burokracinë e zakonshme, u arrit të bëhej diçka e mirë.[8] Italianët kontribuan shumë në infrastrukturë, agrikulturë dhe eksplorimin e kromit dhe hidrokarbonit me të cilat Shqipëria ishte e pasur. Italianët shpresonin se investimet e gjera në Shqipëri do të sillnin përfitime ekonomike dhe politike. Pavarësisht ekonomisë së dobët vendase, Musolini i garantoi shqiptarëve shumën e 22 milionë paundëve përgjatë pesë viteve për zhvillimin ekonomik, disa herë më shumë se 8.2 milionëshi që Roma kishte shpenzuar që prej viteve 1920. Raportet fillestare të veprimtarisë italiane ishin të favorshme. Ruth Mitchell komentoi në fund të prillit 1939: "Çfarë përmirësimi i madh është bërë në gjendjen e njerëzve tashmë. E gjithë atmosfera ishte bërë më e gjallëruar; tani të paktën ka shpresë." Edhe ministri gjerman Eberhard von Pannwitz, i cili ishte vazhdimisht kritik ndaj italianëve, komentoi pozitivisht mbi ritmin italian, të cilin e krahasoi me ritmin në Austri pas Anschluss-it. Projektet e reja të ndërtimit sollën sasi të mëdha kapitali dhe punësuan shumë shqiptarë.[9] Qeveria filloi të lejonte italianët të merrnin pozicione në shërbimin civil të Shqipërisë dhe gjithashtu filloi të lejonte kolonizatorë italianë për të hyrë në Shqipëri. Kjo ndikoi shumë në sjelljen e shqiptarëve ndaj pushtuesve italianë dhe vendasit i përshëndesnin ata me më shumë respekt dhe pëlqim.

Shtet kukull i Italisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavarësisht mbrojtjes së garantuar prej italianëve dhe aleancës së gjatë të Shqipërisë me Italinë, më 7 prill 1939 trupat italiane pushtuan Shqipërinë[10], pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca e armatosur shqiptare dështoi dhe pas një rezistence të shkurtër, vendi u pushtua. Më 9 prill 1939 Mbreti Zogu I u largua për në Greqi.[11]

Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e shqiptarëve për sundimin italian, Çiano dhe regjimi fashist inkurajuan irredentizmin shqiptar kundrejt Kosovës dhe Çamërisë.[12] Pavarësisht premtimeve të Jacomonit të mbështetjes së shqiptarëve për shkak të "çlirimit" të Çamërisë, entuziazmi i shqiptarëve për të luftuar mungonte në mënyrë të dukshme.[13] Ato pak njësi shqiptare që u ngritën për të luftuar në luftën italo-greke përkrah ushtrisë italiane kryesisht ose "dezertuan ose ia mbathën në tufa". Agjentë shqiptarë të rekrutuar para luftës thuhet të kenë vepruar prapa vijave greke dhe të jenë përfshirë në akte sabotazhi, por këta ishin të paktë në numër.[14] Mbështetja për grekët, edhe pse e kufizuar, erdhi kryesisht prej minoritetit grek në Shqipëri të cilët e pritën ngrohtësisht ardhjen e forcave greke në rrethet e jugut.[14]

Rezistenca komuniste dhe nacionaliste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjina e komunizmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të përballur me një shoqëri agrare dhe kryesisht muslimane, të monitoruar nga policia e sigurisë e Mbretit Zog, lëvizja komuniste e Shqipërisë tërhoqi pak ndjekës në periudhën midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Në fakt, vendi nuk kishte një parti komuniste zyrtare para Luftës së Dytë Botërore. Pasi Fan Noli iku në vitin 1924 drejt Italisë dhe më vonë SHBA-së, disa nga protezhetë e tij majtistë shkuan në Moskë, ku u lidhën me Konfederatën Ballkanike të Partive Komuniste dhe nëpërmjet kësaj me Internacionalen Komuniste (Komintern), shoqata e sponsorizuar prej sovjetikëve e partive komuniste ndërkombëtare. Në 1930, Kominterni dërgoi Ali Kelmendin në Shqipëri për të organizuar çetat komuniste. Megjithatë, Shqipëria nuk kishte klasë punëtore në të cilën komunistët mund të mbështeteshin për mbështetje dhe Marksizmi i bënte përshtypje vetëm një numri të vogël intelektualësh grindavecë Toskë të edukuar në perëndim si dhe fshatarëve pa tokë, minatorëve dhe personave të tjerë të pakënaqur me strukturat ekonomike dhe sociale të vjetëruara të Shqipërisë. Parisi u bë qendra e komunistëve shqiptarë deri kur deportimet prej nazistëve i zbrazën rradhët e tyre pas rënies së Francës në 1940.

Vitet e hershme të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enver Hoxha dhe një veteran i Luftës Civile spanjolle, Mehmet Shehu, me kalimin e kohës u ngritën për të qenë figurat më të pushtetshme në Shqipëri për dekada të tëra pas luftës. I lindur në vitin 1908, i biri i një pronari toke Tosk nga Gjirokastra i cili u kthye në Shqipëri pasi kishte punuar në SHBA, Enver Hoxha u shkollua në një nga shkollat më të mira të vendit, Liceun KombëtarKorçë. Në 1930, ai shkoi në universitet në Montpellier të Francës por humbi bursën shtetërore nga shteti shqiptar pasi neglizhoi studimet e tij. Rrjedhimisht ai u zhvendos në Paris dhe Bruksel. Pasi u kthye në Shqipëri në 1936 pa marrë diplomë, ai punoi si mësues frengjishte në liceun e tij të vjetër dhe mori pjesë në një çetë komuniste në Korçë. Më vonë ai shkoi në Tiranë dhe kur Partia Komuniste e Shqipërisë u krijua në nëntor 1941, ai u caktua sekretar i përgjithshëm i partisë, një post të cilin e mbajti deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Mehmet Shehu, gjithashtu një Tosk, studioi në Shkollën Teknike të Tiranës. Ai shkoi në një kolegj ushtarak në Napoli por u përjashtua për shkak të veprimtarive politke të majta. Në Spanjë Shehu luftoi në Brigadën Ndërkombëtare Garibaldi dhe u bë komandant i një prej batalioneve të brigadës. Pasi lufta në Spanjë përfundoi, ai u kap dhe u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipëri në 1942 dhe shpejt u bë një figurë e spikatur. Gjatë luftës, ai fitoi një reputacion për aftësitë drejtuese me partizanët. David Smiley në kujtimet e tij të publikuara në 1984 shkroi:

"Mehmet Shehu ishte një burrë i shkurtër, i lodhur, rreth të tridhjetave i cili rrallëherë qeshte përveçse me fatkeqësitë e të tjerëve. Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i aftë dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shqiptarët e tjerë.... Ai ishte i njohur për trimëri, kurajë, të qenit i pamëshirë dhe mizor--ai ishte mburrur se ai personalisht kishte prerë fytet e 70 karabinierëve italianë të cilët ishin zënë rob. Shkoja mirë me të në fillim pasi si ushtarë kishim diçka të përbashkët, por ai nuk e fshihte aspak mospëlqimin e tij për çdo gjë britanike dhe marrëdhëniet e mia me të u përkeqësuan."[15][16]

Fillimet e Partive Komuniste dhe Fashiste të Shqipërisë dhe Lëvizja Nacional-Çlirimtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Lëvizja Nacional-Çlirimtare.

Pas pushtimit prej Italisë në prill 1939, 100,000 ushtarë italianë dhe 11,000 kolonistë u vendosën në Shqipëri. Fillimisht Partia Fashiste e Shqipërisë mori mbështetje prej popullatës, kryesisht për shkak të bashkimit të Kosovës dhe territoreve të tjera me popullsi shqiptare me Shqipërinë pas pushtimit të Jugosllavisë dhe Greqisë nga fuqitë e boshtit në pranverën e 1941. Benito Mussolini mburrej te një grup fashistësh shqiptar në maj të 1941 se kishte arritur krijimin e Shqipërisë së Madhe të kërkuar prej shumë kohësh prej nacionalistëve shqiptarë. Partia Fashiste Shqiptare e Tefik Mborjes kishte mbështetje të fortë në vend pas aneksimit të Kosovës nga Shqipëria.

Disa grupe të udhëhequra nga Baba Faja Martaneshi, ish oficeri i xhandarmërisë Gani bej Kryeziu, komunistit Mustafa Gjinishi dhe një politikani djathtist Muharrem Bajraktarit ekzistonin. Një përpjekje për t'i bashkuar këto grupe në një organizatë u bë nga Major Abaz Kupi, tanimë politikan demokratik, i cili krijoi një organizatë nëntokësore të quajtur Fronti i Bashkimit. Ky front, i cili u rrit në numër brenda disa muajsh, u shtyp në prill 1941 pas mposhtjes së Jugosllavisë dhe Greqisë. Disa prej anëtarëve kaluan në anën e kolaboracionistëve, disa u arrestuan dhe disa ia mbathën drejt maleve. Luftimet ndaluan për pak kohë.[17]

Në nëntor 1941, grupet e vogla komuniste shqiptare themeluan Partinë Komuniste Shqiptare në Tiranë me 130 anëtarë, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe një komiteti qendror 11-vetësh. Fillimisht partia nuk i bëri shumë përshtypje masave dhe organizata e saj rinore rekrutoi pak njerëz.

Rezistenca në Shqipëri u bë aktive pas mposhtjes së italianëve në luftën kundër Greqisë, e cila filloi më 28 tetor 1940. Fillimisht sllogani i ndërtimit të "Shqipërisë së Madhe", në të cilën italianët premtuan për të përfshirë një pjesë të madhe të Çamërisë, lejoi autoritetet kolaboracioniste për të mobilizuar disa mijëra vullnetarë për ushtrinë (përveç trupave të rregullt). Shembja e sulmit italian në Greqi shkaktoi një krizë midis trupave të rregullt, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në luftime të mëtejshme, si dhe në trupat vullnetare, të cilat u shpërbënë. Me kalimin e kohës, numri i grupeve luftuese dhe detashmenteve partizane, të përforcuara nga dezertorë të ushtrisë ishte rritur në mbi 3,000 burra. Në nëntor, në Lezhë, ushtarë kryengritës të cilët refuzuan të shërbenin më tej në njësitë italiane, zhvilluan një betejë kundër një ekspedite italiane duke vrarë 19 vetë dhe duke plagosur rëndë 30 të tjerë, para se të tërhiqeshin drejt maleve. Në të njëjtin muaj, një detashment partizan i zuri kurth një kolone transportuese italiane gjatë rrugës për në Gjirokastër. Disa italianë u vranë. Më 17 maj 1941, një i ri i quajtur Vasil Laçi i bëri atentat mbretit Viktor Emanualit III duke e qëlluar me armë.[18] Megjithatë ai dështoi dhe pas pak kohësh u ekzekutua.

Në mes të vitit 1942, Partia Komuniste thërriti të rinjtë për të luftuar për çlirimin e vendit prej Italisë. Propaganda e rriti numrin e rekrutëve të rinj. Në shtator 1942, Partia organizoi një organizatë fronti popullor, Lëvizja Nacional-Çlirimtare, prej një numri grupesh rezistence, disa prej të cilave ishin anti-komuniste. Gjatë luftës, partizanët e LNÇ, në formën e Ushtrisë Nacional Çlirimtare injoruan paralajmërimet e italianëve se do të kishte reprezalje për sulmet guerrile. Përkundrazi, udhëheqësit partizanë shpresuan se dëshira për hakmarrje që këto reprezalje do të sillnin do të rriste numrin e rekrutëve të rinj.

Më 17-22 shkurt 1943 në fshatin Labinot, u mbajt konferenca e parë e Partisë Komuniste Shqiptare. Vlerësimi i situatës politike dhe ushtarake në vend çoi në përfundimin se duhej të krijohej një ushtri homogjene çlirimtare. Një vendim në lidhje me taktikat e luftimit gjithashtu u mor; udhëheqësit e njësive duhej të ndërmerrnin veprime me forca më të mëdha. Më 17 maj, 12 detashmente partizane nën komandën homogjene sulmuan një garnizon italian në Leskovik, i cili mbronte një kryqëzim rrugësh të rëndësishëm. Partizanët e rrethuan ngushtë qytetin dhe ndërmorën sulmin. Mbi 1,000 trupa italiane e kontrollonin qytetin. Beteja zgjati tre ditë. Komandanti i garnizonit kishte kërkuar mbështetje ajrore, por para se ajo të mbërrinte, partizanët e kishin marrë qytetin. Italianët humbën disa qindra ushtarë dhe sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh. Në fund të qershorit italianët filluan një ekspeditë ndëshkuese ndaj partizanëve në rajonet e Mallakastrës dhe Tepelenës. Dy mijë partizanë zunë pozicione mbrojtëse në qafat e maleve. Në përplasjen e parë, italianët u detyruan të zmbrampsen, por ata u rikthyen më 14 korrik me tanke, artileri dhe avionë. Pas katër ditësh luftime, partizanët kishin pësuar humbje të rënda dhe u tërhoqën në pjesët më të larta të maleve. Përgjithësisht, në periudhën maj-korrik italianët kishin humbur me mijëra vetë dhe shumë ishin plagosur.[18]

Pas marsit 1943, LNÇ krijoi batalionin e saj të parë dhe të dytë të rregullt, të cilat rrjedhimisht u bënë brigada, për të vepruar përkrah njësive më të vogla ekzistuese. Rezistenca ndaj pushtimit u rrit shpejt pasi shenjat e dobësisë italiane u bënë të dukshme. Në fund të vitit 1942, forcat guerrile shkonin jo më shumë se 8,000-10,000. Nga vera e 1943, kur përpjekja italiane u shemb, pothuajse e gjithë pjesa e brendshme malore kontrollohej nga njësitë e rezistencës.[19]

Lëvizja Nacional Çlirimtare zyrtarisht themeloi Ushtrinë Nacional Çlirimtare në korrik 1943 me Spiro Moisiun si shef ushtarak dhe Enver Hoxhën si oficer politik. Kishte 20,000 ushtarë të rregullt dhe guerrilë në fushëbetejë në atë kohë. Megjithatë, veprimtaritë ushtarake të UNÇ zhvilloheshin po aq kundrejt armiqve politikë të Partisë Komuniste, duke përfshirë parti liberale, nacionaliste dhe monarkiste të paraluftës, sa zhvilloheshin kundrejt pushtuesve.[19]

Rezistenca nacionaliste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Balli Kombëtar.

Një rezistencë nacionaliste ndaj pushtimit italian u shfaq në tetor të 1942. Ali Këlcyra dhe Mit'hat Frashëri krijuan Ballin Kombëtar, që ishte një lëvizje e orientuar drejt perëndimit dhe anti-komuniste. Kjo lëvizje mblodhi mbështetës edhe prej pronarëve të mëdhenj të tokave edhe prej fshatarësisë. Ata mbështetën krijimin e Shqipërisë së Madhe prej italianëve dhe kërkuan krijimin e një republike si dhe reforma sociale dhe ekonomike, duke kundërshtuar rikthimin e Mbretit Zog. Udhëheqësit e lëvizjes, megjithatë, vepruan në mënyrë konservative duke iu frikësuar reprezaljeve prej pushtuesve ndaj tyre ose konfiskimin e pronave të pronarëve të tokave. Prijësit nacionalistë gegë dhe pronarët e tokave toskë shpesh ranë dakord me italianët e më vonë gjermanët për të parandaluar humbjen e pasurisë dhe pushtetit të tyre. Balli Kombëtar, i cili kishte luftuar kundër italianëve, ishte i kërcënuar prej forcave superiore të LNÇ dhe partizanëve jugosllavë, të cilët mbështeteshin prej Aleatëve.[20]

Midis komandantëve të spikatur të Ballit, ishin Safet Butka dhe Hysni Lepenica. Butka ishte internuar në Itali për dy vjet derisa ishte liruar në gusht 1942 dhe ishte lejuar të kthehej në Shqipëri. Ai më pas shkoi drejt maleve dhe u bë një udhëheqës i shquar i Ballit Kombëtar në rajonin e Korçës. Bërthama e grupit të tij guerril përbëhej prej 70 luftëtarësh me shumë përvojë. Grupi i Butkës kishte dhënë ndihmë të vlefshme luftëtarëve në Vlorë dhe kishte rimarrë prej depove ushtarake në fshatrat e Dardhës, Sulit, Graçanit, Progrit, Pleshishtit dhe Verbinjit të gjithë prodhimin agrokulturor që italianët kishin kërkuar dhe ia dorëzoi pronarëve.[21] Forcat e tij sulmuan italianët në Floq në janar 1943 dhe Vithkuq në mars 1943.[22]

Luftimet që zunë vend me komandantin e përgjithshëm Hysni Lepenica gjatë gushtit të 1942 në Dukat, Mavrovë, Vadicë, Drashovicë dhe Llakatund me ndihmën e forcave ajrore të Aleatëve përfunduan me fitore. Pas kapitullimit italian, komunistët dhe ballistët kërkuan dorëzimin e të gjitha forcave italiane të mbetura në paqe. Megjithatë Hysni Lepenica i udhëzuar prej komitetit qendror të Ballit shkoi në Gërhot ku divizioni italian "Ferrara" ndodhej për të marrë armët e tyre siç ishte rënë dakord me gjeneralin e divizionit, por pas ndërhyrjes së Tilmanit, gjenerali i divizionit sulmoi grupin e Lepenicës.[23]betejën e Gjormit që rezultoi në fitore për shqiptarët dhe vdekjen e kolonelit italian Clementi, Lepenica kreu vetvrasje kur dëgjoi se përplasjet midis komunistëve dhe ballistëve kishin filluar.[24] Në vjeshtën e vitit 1943, Gjermania Naziste pushtoi të gjithë Shqipërinë pasi Italia u mposht. Duke iu frikësuar reprezaljeve prej forcave më të mëdha, Balli Kombëtar bëri një marrëveshje me gjermanët dhe krijoi një "qeveri neutrale" në Tiranë e cila vazhdoi luftën kundër LNÇ dhe partizanëve jugosllavë.[25][26]

Balli Kombëtar ishte aktiv edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Forcat e tyre ishin kryesisht të përqendruara në Mitrovicë, Drenicë dhe Tetovë. Megjithatë u vu re se Balli Kombëtar në këto rajone ishte më agresiv se ballistët e Shqipërisë.[27] Me gjermanët e larguar prej partizanëve jugosllavë dhe komunistët shqiptarë që shpallën fitoren në Shqipëri, udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito urdhëroi mbledhjen e armëve në Kosovë dhe arrestimin e shqiptarëve të spikatur.[27] Kjo nuk u prit mirë midis shqiptarëve dhe e kombinuar me pasionet që ndiheshin për Kosovën shpërtheu një kryengritje. Më 2 dhjetor 1944, ballistët nga rajoni i Drenicës sulmuan minierën e Trepçës dhe shënjestra të tjera.[27] Në mënyrë të njëjtë në Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë, ballistët e mbetur u përpoqën të qendronin nën kontroll të rajonit pasi partizanët jugosllavë shpallën fitoren.[28] Kryengritja më vonë u shtyp dhe udhëheqësit ballistë u burgosën, dëbuan ose u vranë për shkak të bashkëpunimit me nazistët. Ballistët ishin aktivë edhe në Mal të Zi dhe Sanxhak duke luftuar çetnikët në zonë.

Midis dorëzimit të Italisë dhe pushtimit gjerman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me rrëzimin e regjimit fashit të Benito Mussolinit dhe dorëzimin e Italisë në 1943, ushtria dhe policia italiane e vendosur në Shqipëri u thye. Luftëtarët shqiptarë shpartalluan pesë divizione italiane dhe rekrutët italianë u dyndën drejt forcave guerrile. Komunistët morën kontrollin e shumicës së qyteteve jugore, përveç Vlorës, e cila ishte bastion e Ballit Kombëtar dhe nacionalistët e lidhur me LNÇ morën kontroll mbi një pjesë të mirë të veriut.

Agjentë britanikë që punonin në Shqipëri gjatë luftës ushqyen luftëtarët shqiptarë me informacion të pavërtetë se Aleatët po planifikonin një pushtim madhor të Ballkanit dhe i kërkonin grupimeve shqiptare që të bashkonin përpjekjet. Në gusht 1943, Aleatët bindën udhëheqësit komunistë dhe ballistë për të nënshkruar Marrëveshjen e Mukjes e cila do të koordinonte operacionet e tyre guerrile. Dy grupimet me kalimin e kohës i dhanë fund çdo bashkëpunimi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi statusin e pasluftës së Kosovës. Komunistët donin ta rikthenin rajonin nën Jugosllavi pas luftës me shpresën se Tito do ta dorëzonte Kosovën mbrapsht paqësisht, ndërsa nacionalistët e Ballit Kombëtar kërkuan ta mbanin rajonin.

Marrëveshja e Mukjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Marrëveshja e Mukjes.

Marrëveshja e Mukjes ishte një marrëveshje e nënshkruar më 2 gusht 1943 në fshatin Mukje midis nacionalistëve të Ballit Kombëtar dhe komunistëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Të dy forcat do të punonin së bashku për të luftuar kontrollin e Italisë mbi Shqipëri. Megjithatë, një mosmarrëveshje u shfaq mbi statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar sugjeroi të luftohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundershtuan fuqishëm. Balli Kombëtar i etiketoi komunistët si tradhëtarë të Shqipërisë[6] dhe shpesh i quante ata "qen të Titos"[29] ndërsa partizanët akuzuan Ballin Kombëtar për bashkëpunim me Fuqitë e Boshtit, duke ndezur një luftë civile midis tyre që do të zgjaste një vit.

Pushtimi gjerman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Shqipëria nën pushtimin gjerman.

Në pritshmëri të një pushtimi të tillë, Wehrmacht-i (ushtria gjermane) përgatiti një seri planesh ushtarake për veprim ndaj zotërimeve italiane në Ballkan të koduara me emrin Konstantin. Njësi të inteligjencës ushtarake gjermane (Abwehr) seksioni II u dërguan në Mitrovicë në prill 1943 në një përpjekje për të fituar influencë midis numrit në rritje të shqiptarëve të pakënaqur me italianët. Në korrik dhe gusht 1943, ushtria gjermane pushtoi aeroportet dhe portet shqiptare, gjoja për të mbrojtur Shqipërinë nga një pushtim i mundshëm i Aleatëve. Nga mesi i gushtit, kishte rreth 6,000 trupa gjermane në Shqipëri.[30] Gjermanët planifikonin për të ndërtuar një Shqipëri neutrale e të pavarur të kontrolluar prej një qeverie miqësore me gjermanët. Pasi Marrëveshja e Mukjes u prish prej partizanëve shqiptarë, filloi një luftë midis partizanëve shqiptarë (të cilët ishin të mbështetur prej partizanëve jugosllavë, të cilët mbështeteshin prej Aleatëve[31]) dhe ballistëve. Pas kapitullimit të forcave italiane më 8 shtator 1943, trupat gjermane shpejt pushtuan Shqipërinë me dy divizione. Gjermanët formuan një 'qeveri neutrale' në Tiranë me Ballin Kombëtar.[32][33]

Gjermanët kishin synim krijimin e një administrate të pavarur dhe u përpoqën për të bindur udhëheqësit shqiptarë për të krijuar një qeveri për ta marrë në dorë administrimin e vendit vetë. Shumë hezituan, veçanërisht kur thashethemet se forcat britanike po përgatiteshin për të pushtuar Shqipërinë u përhapën. Megjithatë, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës, duke kuptuar se një humbje e gjermanëve do të thoshte rikthim në sundimin jugosllav ishin më të gatshëm për bashkëpunim. Më 14 shtator 1943, një qeveri shqiptare u krijua nën Cafo Beg Ulqini, Ibrahim bej Biçakçiu, Bedri Pejani dhe Xhafer Deva.[34] Asambleja kombëtare, e përbërë prej 243 anëtarësh, filloi të funksiononte më 16 tetor 1943, duke përzgjedhur një Këshill të Lartë të Regjencës prej 4 vetësh për të qeverisur vendin.[34] Qeveria e re, e cila premtonte për të qendruar neutrale në luftë, ia doli për të rikthyer një pjesë të mirë të stabilitetit. Sistemet administrative dhe gjyqësore funksiononin përsëri dhe shkollat shqipe u rihapën përgjatë Shqipërisë veriore dhe qendrore. U ndërmorën edhe hapa për të implementuar një reformë toke.[34]

Pasi u krijua qeveria neutrale, forcat balliste bashkë me gjermanët i luftuan komunistët gjerësisht.[35] Balli Kombëtar mori dhe Strugën në Maqedoni pasi mposhti garnizonin komunist.[36]

Në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore, kur ishte pjesë e shtetit të pavarur shqiptar, forcat balliste dhe gjermane kishin shkëmbime zjarri herë pas here me partizanët jugosllavë. Kur Maqellara, në mes të rrugës midis Dibrës dhe Peshkopisë, u rimor nga Brigada e Pestë Partizane, gjermanët me ndihmën e forcave balliste të Xhem Hasës nisën një sulm nga Dibra, duke mposhtur partizanët. Fiqiri Dine, Xhem Hasa dhe Hysni Dema si dhe tre majorë gjermanë drejtuan fushata ushtarake ndaj partizanëve shqiptarë dhe jugosllavë.[37]

Tirana u çlirua prej partizanëve më 17 nëntor 1944 pas një beteje 20-ditore. Partizanët e çliruan plotësisht Shqipërinë më 29 nëntor 1944. Ushtria Nacional Çlirimtare, e cila në tetor 1944 përbëhej prej 70,000 ushtarësh të rregullt, gjithashtu mori pjesë në luftë përkrah koalicionit antifashist. Partizanët shqiptarë gjithashtu çliruan Kosovën dhe ndihmuan forcat komuniste të Titos për të çliruar një pjesë të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.[38] Në atë kohë, ushtria sovjetike po hynte në Jugosllavinë fqinje dhe ushtria gjermane po tërhiqej nga Greqia në Jugosllavi.

Ardhja në pushtet e komunistëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Administrata e përkohshme komuniste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partizanët komunistë ishin rigrupuar dhe morën kontrollin e një pjese të madhe të Shqipërisë së jugut në janar 1944. Megjithatë, ata ishin pre e sulmeve gjermane të cilat i largonin nga zona të caktuara deri në qershor. Në 29 maj ata thirrën anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar në Kongresin e Përmetit, i cili zgjodhi një Këshill Antifashist Nacional Çlirimtar për të vepruar si administratë dhe legjislaturë e Shqipërisë.[39] Enver Hoxha u bë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit dhe komandanti suprem i Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Partizanët komunistë mposhtën forcat e fundit balliste në Shqipërinë e jugut nga mesi i verës 1944 dhe u përballën vetëm me rezistencë të shpërndarë kur hynë në Shqipërinë e mesme dhe veriore në fund të korrikut. Misioni ushtarak britanik i kërkoi nacionalistëve të mbetur të mos e kundërshtonin përparimin e komunistëve dhe Aleatët thirrën përfaqësuesit e tyre me ta në Itali. Ata nuk i evakuan udhëheqësit nacionalistë, edhe pse shumë ia mbathën.

Para fundit të nëntorit, trupat kryesore gjermane ishin tërhequr nga Tirana dhe komunistët morën kontrollin duke e sulmuar. Një qeveri e përkohshme, të cilën komunistët e kishin formuar në Berat në tetor, administroi Shqipërinë me Enver Hoxhën si kryeministër.

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria qëndronte në një pozicion jo për tu pasur zili në fund të Luftës së Dytë Botërore. Lidhjet e ngushta të Frontit Nacional Çlirimtar me komunistët jugosllavë, të cilët kishin dhe mbështetje ushtarake dhe diplomatike prej britanikëve, garantonin se Beogradi do të luante një rol kyç në rendin e pasluftës së Shqipërisë. Aleatët kurrë nuk njohën një qeveri shqiptare në mërgim apo Mbretin Zog dhe nuk e përmendën Shqipërinë apo kufijtë e saj në ndonjë prej konferencave kryesore gjatë luftës. Nuk ekzistojnë statistika të sakta për humbjet gjatë luftës në Shqipëri, por UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje) raportoi rreth 30,000 shqiptarë të vdekur gjatë luftës, 200 fshatra të shkatërruar, 18,000 shtëpi të shkatërruara dhe rreth 100,000 vetë të mbetur të pastrehë. Statistikat zyrtare shqiptare pretendojnë humbje disi më të mëdha.

Gjithashtu, mijëra çamë u detyruan të largohen prej Greqisë dhe u akuzuan për bashkëpunim me nazistët.

Gjatë pushtimit nazist, shumica e hebrenjve në Shqipëri u shpëtuan.[40]

Pjesëmarrja e të huajve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kishte një numër të konsiderueshëm të shtetasve të huaj që morën pjesë në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryesisht përbëheshin prej ushtarëve italianë të cilët donin ta vazhdonin luftën kundër Gjermanisë naziste, por edhe njerëz të tjerë me kombësi të ndryshme morën pjesë gjithashtu.

Pjesëmarrja e italianëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezistenca shqiptare filloi në vitin 1940 me çeta të vogla por u bë një forcë e konsiderueshme në 1942. Edhe gjatë kësaj periudhe kishte grupe të vogla ushtarësh italianë të cilët dezertuan ushtrinë fashiste dhe iu bashkuan partizanëve shqiptarë. Kur Italia kapitulloi në shtator 1943, kishte 122 partizanë italianë të shpërndarë nëpër njësite të ndryshme në Ushtrinë Nacional Çlirimtare.[41] Kur Italia kapitulloi kishte 100,000 ushtarë në Shqipëri. Ata ishin nga divizionet Firenze, Parma, Perugia, Arezzo, Brennero dhe njësi të tjera të vogla të pavarura.

Shumë forca italiane u dorëzuan ndaj ushtrisë gjermane që po përparonte. Një pjesë e madhe e tyre u dërguan në kampe përqendrimi ose në punë të detyruar në Shqipëri në shërbim të ushtrisë gjermane, ndërsa kishte dhe vrasje masive të oficerëve italianë, shumica prej divizionit Perugia të përqendruar në Gjirokastër. Gjenerali i divizionit, Ernesto Chiminello, bashkë me 150 oficerë u ekzekutuan në Sarandë. 32 oficerë të tjerë u ekzekutuan tre ditë më vonë në zonën e Kuçit.[42]

Disa italianë gjetën strehim në malet shqiptare, ndërsa rreth 15,000 ushtarë italianë u dorëzuan ndaj partizanëve shqiptarë. Disa trupa italiane të udhëhequra prej Arnaldo Azzi, ish komandant i divizionit Firenze, krijoi CITM, Comando Italiano Truppe alla Montagna (Komanda Italiane e Trupave në Male). Objektivi i saj ishte për t'i rezistuar trupave gjermane me ndihmën e partizanëve shqiptarë. Ata arritën të krijojnë disa njësi me ushtarë italianë nën komandën e tyre, por këto trupa u shpërbënë gjatë muajve tetor-nëntor 1943, gjatë sulmit dimëror gjerman. Oficerët e kësaj komande ishin të lidhur me misionet britanike në Shqipëri dhe u riatdhesuan në Itali në gusht 1944.[43]

Kishte edhe 2150 italianë të cilët shprehën dëshirën për të vazhduar luftën të shpërndarë nëpër njësitë partizane shqiptare. 472 italianë u shpërndanë nëpër brigadat sulmuese partizane. Këtu kishte një grup prej 137 burrash të cilët krijuan Batalionin Antonio Gramshi të ngjitur me Brigadën e Parë Sulmuese dhe njësiti Matteotti u ngjit me Brigadën e Tretë Sulmuese.[44] 401 vetë ishin të angazhuar me logjistikën dhe 1,277 të tjerë u ngjitën me komandat vendore.[41] Gjatë periudhës 1943-1945 kishte dhe njësi të tjera luftëtarësh italianë midis partizanëve shqiptarë, siç ishte batalioni i 6-të i Brigadës së Pestë Sulmuese i përbërë prej rreth 200 italianësh.[45]

Dezertorët e Wehrmacht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një pjesë e focave gjermane që pushtuan Shqipërinë përbëhej prej rekrutëve të Wehrmacht nga rajoni i Kaukazit.[7] Dezertorët e parë të Wehrmacht shkuan te njësitet partizane shqiptare në fund të 1943 gjatë sulmit dimëror gjerman, por numrat e tyre u rritën në verën e 1944 gjatë sulmit veror gjerman. Kishte një rrymë të madhe të dezertorëve prej Wehrmacht gjatë fundit të konfliktit drejt Shqipërisë nga shtatori deri në tetor 1944 teksa forcat gjermane filluan të tërhiqeshin prej Shqipërisë. Në gusht 1944 një njësit i ri u formua në Brigadën e Tretë Sulmuese prej rreth 40 dezertorëve gjermanë (kryesisht armenë dhe turkmenë). Rreth 70 armenë të tjerë krijuan njësitin e tyre të ngjitur me Brigadën e Parë Sulmuese në shtator 1944. Kishte gjithashtu dhe grupe të tjera të vogla me dezertorë të Wehrmacht të shpërndarë midis forcave partizane shqiptare, të përbër prej gjermanëve, austriakëve, francezëve, çekëve dhe polakëve.

Lidhjet me Aleatët dhe ndihma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Britanikët ishin përpjekur për të organizuar operacione ndërlidhëse në Shqipërinë e pushtuar prej Italisë në fillim të 1941, nga ajo që atëherë ishte një Jugosllavi neutrale. Këto tentativa u braktisën shpejt pasi Italia dhe Gjermania pushtuan Jugosllavinë.[46] Pas kësaj, nuk u bë asnjë përpjekje për të kontaktuar grupet e rezistencës shqiptare deri më 17 prill 1943,[47] kur M.O.4, një degë e organizatës ndërlidhëse SOE, dërgoi një mision të komanduar nga Kolonel Toger "Billy" MacLean, me Major David Smiley si i dyti në komandë. Në vend që të hynin pa asnjë ide në mënyrë të menjëhershme në Shqipëri, misioni u vendos në Greqinë veriperëndimore ku grupe britanike po operonin bashkë me guerrilët grekë. Nga atje, ata shkuan në Shqipëri në këmbë ose me mushka.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, misioni bëri kontakt me LNÇ. Furnizimi i parë me armë dhe pajisje u mor në 27 qershor. Furnizime të mëtejshme u bënë për LNÇ të cilët ishin grupi dominant në Shqipërinë jugore dhe u përdorën për të pajisur "Brigadën e Parë Partizane".[48]

Më vonë në 1943, SOE e rriti madhësinë e misionit në Shqipëri. Komandanti i ri ishte Brigadieri Edmund Frank Davies i Pushkëve Mbretërore të Ulsterit (mori pseudonimin "Trotski" në Sandhurst për shkak të "bolshevizmit të disiplinuar" në karakterin e tij[49]), me Kolonel Toger Arthur Nicholls si Shef Shtabi. MacLean dhe Smiley u tërhoqën në bazën e re të SOE në Bari për të raportuar. Megjithëse ata vunë re se komunistët e LNÇ ishin më tepër të interesuar për të siguruar pushtetin politik pas luftës sesa për të luftuar gjermanët, ata rekomanduan që SOE të vazhdonte që t'i furnizonte, ndërsa përpiqej për të arritur një marrëveshje midis LNÇ dhe grupeve të tjera të rezistencës.[50] Në janar 1944, gjermanët sulmuan dhe morën zyrat qendrore të misionit britanik. Brigadieri Davies u zu rob ndërsa Kolonel Toger Nicholls vdiq nga tronditja pasi shpëtoi të mbijetuarit.

Gjatë pjesës së mbetur të 1944, SOE vazhdoi të furnizonte LNÇ, pavarësisht ankesave të MacLean dhe Smiley, që tani ishin duke vepruar në grupe ndërlidhëse me grupin e Abaz Kupit dhe Ballin Kombëtar në Shqipërinë e veriut, se LNÇ po i përdorte këto armë kundër armiqve politikë dhe jo gjermanëve. Smiley, MacLean dhe Julian Amery u evakuan në Itali në fund të tetorit. SOE refuzoi për të evakuar Abaz Kupin në të njëjtën varkë dhe ai u arratis vetë prej vendit, duke u marrë prej një anijeje të Flotës Mbretërore në Adriatik.[51]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Library of Congress Country Study of Albania
  • Bailey, Roderick (2008). The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle. London: Jonathan Cape.  9780224079167. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bailey, Roderick. "OSS-SOE Relations, Albania 1943–44". Intelligence and National Security 15, no. 2 (2000): 20–35.
  • Bailey, Roderick. “Smoke Without Fire? Albania, SOE, and the Communist ‘Conspiracy Theory’”. In Albanian Identities : Myth and History, edited by Stephanie Schwandner-Sievers and Bernd J. Fischer, 143–157, Bloomington : Indiana University Press, 2002
  • Julian Amery, (1948). Sons of the Eagle. MacMillan & Co Ltd London. This book from a British agent with the Royalists during the war has no ISBN but is being reprinted.
  • Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania At War, 1939–1945. West Lafayette, IN: Purdue University Press.  978-1-55753-141-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fischer, Bernd J. "Resistance in Albania during the Second World War: Partisans, Nationalists and the S.O.E.", East European Quarterly 25, no.1 (1991):21–43
  • Foot, M.R.D. (1999). The Special Operations Executive 1940–1946. Pimlico.  0-7126-6585-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Manelli, Gani. "Partisan Politics in World War II Albania: the Struggle for Power, 1939–1944." East European Quarterly 40, no. 3 (2006): 333–348
  • Colonel David Smiley. Albanian Assignment, Foreword by Patrick Leigh Fermor, Chatto & Windus, London, 1984. The SOE in Albania by a brother-in-arms of Julian Amery and Neil "Billy" McLean. With numerous photographs.
  • Colonel David Smiley. Irregular Regular, Michael Russell, Norwich, 1994 (ISBN 0-85955-202-0). Translated in French in 2008. Au coeur de l’action clandestine. Des Commandos au MI6, L’Esprit du Livre Editions, (ISBN 978-2-915960-27-3). The Memoirs of a SOE officer in Albania and Thaïland (Force 136), then a MI6 agent (Poland, Albania, Oman, Yemen).
  • Brigadier Edmund Frank "Trotsky" Davies. Illyrian venture: The story of the British military mission to enemy-occupied Albania, 1943–44, Bodley Head, 1952.
  • Xan Fielding One Man in His Time – The life of Lieutenant-Colonel N.L.D. ("Billy") McLean, DSO, Macmillan, London, 1990. Biography of a soldier, SOE agent and Scottish politician.
  • Albania in WWII by Julian Amery, from the Oxford Companion to the Second World War (1995), pp. 24–26

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pearson, Owen (2006). Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940-1945. I.B.Tauris. f. 418.  1-84511-104-4. Marrë më 2010-06-09. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Pearson p.418
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (6 May 2018). "28 mijë dëshmorë, një shifër e falsifikuar. Diktatori: 28 mijë dhe 6 mijë janë afër". Opinion. Marrë më 5 June 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Jacques, Edwin E. (1995). The Albanians. Mc Farland. f. 426.  978-0-89950-932-7. Marrë më 2011-01-08. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d ""Albania – Italian Occupation"". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c "Pearson, Owen. Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945. pp. 444–445". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at war, 1939–1945 (illustrated ed.). C. Hurst & Co. p. 36
  8. ^ "Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. p. 67.
  10. ^ "Keegan, John; Churchill, Winston (1986). The Second World War (Six Volume Boxed Set). Boston: Mariner Books. p. 314. ISBN 0-395-41685-X". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Zabecki, David T. (1999). World War II in Europe: an encyclopedia. New York: Garland Pub. p. 1353. ISBN 0-8240-7029-1". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Fischer 1999, pp. 70–73.
  13. ^ Fischer 1999, p. 75.
  14. ^ a b Fischer 1999, pp. 78–79.
  15. ^ "Lucas, Peter (2007-03-23). The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans. McFarland. ISBN 978-0-7864-2967-7". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Smiley (1984), pp.56-57
  17. ^ ""Valiant highlanders". ww2.debello.ca. Retrieved 2015-11-04". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b ""Valiant highlanders". ww2.debello.ca. Retrieved 2015-11-08". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b ""Albania – World War II". countrystudies.us. Retrieved 2015-11-08". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Roberts, Walter. Tito, Mihailović, and the allies". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Pearson, Owen. lbania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945 Albania in the Twentieth Century. I.B Tauris. p. 242.ISBN 978-1-84511-104-5.
  22. ^ Pearson, Owen. Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945 Albania in the Twentieth Century. p. 242. ISBN 978-1-84511-104-5.
  23. ^ "Ali Kelcyra. Albania. ISBN 978-99956-87-81-6". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Frashëri, Xhemil. Lufta e armatosur e popullit shqiptar. ISBN 978-99943-949-9-9". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Badlands, borderlands: a history of Northern Epirus/Southern Albania "Balle Kombetar, strongly Albanian nationalist, Muslim and at times pro-German. ISBN 978-0-7156-3201-7". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. ISBN 978-0-89096-760-7". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ a b c "P. Ramet, Sabrina. The Three Yugoslavias: State-building and Legitimation, 1918–2005". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ ""Zemra Shqiptare". www.zemrashqiptare.net. Retrieved 2015-10-31". Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 tetor 2011. Marrë më 23 gusht 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. ISBN 978-1-85065-531-2". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Roberts, Walter R. (1987-01-01). Tito, Mihailović, and the Allies, 1941–1945. Duke University Press. ISBN 0-8223-0773-1". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Cohen, Philip J.; Riesman, David (1996-01-01). Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. Texas A&M University Press. p. 100. ISBN 978-0-89096-760-7". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Winnifrith, Tom (2002-01-01). Badlands, Borderlands: A History of Northern Epirus/Southern Albania. Duckworth. p. 26. ISBN 978-0-7156-3201-7". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ a b c "Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. ISBN 978-1-85065-531-2". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. ISBN 978-1-84511-104-5". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. p. 272. ISBN 978-1-84511-104-5". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. ISBN 978-1-84511-104-5". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Prifti, Peter R. (1978). Socialist Albania since 1944: domestic and foreign developments (illustrated ed.). MIT Press. p. 198. ISBN 978-0-262-16070-4.
  39. ^ "Miranda Vickers (28 January 2011). The Albanians: A Modern History. I.B.Tauris. p. 155. ISBN 978-0-85773-655-0". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Jewish Virtual Library". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ a b The National Committee of WWII Veterans, File on Foreign Partisans (Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-it, Dosja e partizanëve të huaj (italianë), Tiranë, 1989)
  42. ^ La guerra più lunga: Albania 1943–1948 Volume 14 of Testimonianze fra cronaca e storia Author Franco Benanti Publisher U. Mursia, 1966 p. 81-83.
  43. ^ "secondorisorgimento.it". Arkivuar nga origjinali origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 25 gusht 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ History of 3rd Shock Brigade p. 17-18 (Historiku i Brigadës III Sulmuese, f. 17–18.)
  45. ^ History of 5th Shock Brigade p. 364 (Historiku i Brigadës V Sulmuese, f. 364)
  46. ^ Foot (1984), p.240
  47. ^ Smiley (1984), p.17
  48. ^ Smiley (1984), p.51
  49. ^ Bailey (2008), p.92
  50. ^ Smiley (1984), pp.103–104
  51. ^ Smiley (1984), pp.155–156