Jump to content

Beyoncé

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Beyonce)
Beyoncé
Beyoncé në 2023
Informata themelore
Emri i lindjesBeyoncé Knowles
Lindi4 shtator 1981
PrejardhjaHouston, Texas U.S.AShtetet e Bashkuara të Amerikës Houston, Texas, ShBA
ZhanretR&B Pop
ProfesioniKëngëtare
producente
aktore
valltare
projektuese mode
modele
filantrope
Vitet aktive1990(këndim)
2001(aktrim)
LabeliColumbia
Sony Urban Music
Uebfaqja[1]

Beyoncé Giselle Knowles, lindur më 4 shtator 1981Houston, Teksas, është një këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo ishte anëtare e grupit muzikor Destiny's Child dhe është bashkëshortja e reperit të njohur Jay-Z. E quajtur shpesh si "Queen Bey" dhe si një nga figurat më të shquara kulturore të shekullit të 21-të, ajo është njohur për mjeshtërinë artistike dhe performancat e saj, dhe është quajtur si një nga vokalistet më të mira të të gjitha kohërave.

Beyoncé mori famë si anëtare e grupit muzikor Destiny's Child, grupi i vajzave më i shitur në histori. Pas një numër të madh suksesesh si anëtare e Destiny's Child, Beyoncé publikoi albumin e saj debutues solo, Dangerously in Love, në 2003. Albumi u bë një nga sukseset më të mëdha komerciale të vitit, duke dominuar listat në mbarë botën. Ky album përmban disa nga këngët më të suksesshme të Beyoncé-s: "Crazy in Love", "Naughty Girl" dhe "Baby Boy". Ky album poashtu fitoi pesë çmime Grammy në një natë në 2004.[1] Albumi i dytë i këngëtares, i titulluar B'Day u publikua më 4 shtator 2006, pikërisht ditën kur artistja mbushi 25 vjeç. "Déjà Vu" ishte kënga e parë e albumit dhe arriti numrin një në Britani të Madhe[2] dhe "Irreplaceable" arriti vendin e parë për dhjetë javë në SHBA.[3] Me këtë album këngëtarja fitoi çmimin e shtatë Grammy në karrierën e saj solo, në kategorinë "albumi më i mirë bashkëkohor R&B".[4] B'Day u ripublikua më 3 prill 2007 me një edicion të ri, që përfshin duetin me Shakira, "Beautiful Liar" poashtu dhe disa këngë në gjuhën spanjolle.[5] Albumi i saj i tretë numër një I Am... Sasha Fierce u publikua në vitin 2008 dhe arriti sukses të madh komercial. Ai u bë një nga albumet më të shitur të shekullit të 21-të dhe më i shituri i saj në Britaninë e Madhe. Ky album përmban disa nga hitet më të njohura të Beyoncé-s, si "Halo", "Single Ladies (Put a Ring on It) dhe "If I Were A Boy". Pas ndarjes me menaxherin dhe babain e saj Mathew Knowles në vitin 2010, Beyoncé publikoi albumin e saj të katërt të titulluar 4 në vitin 2011. Ajo më vonë arriti vlerësim universal kritik për albumin e saj të pestë eksperimental që u publikua në befasi dhe ekspoloron temat si feminizmi, Beyoncé (2013).[6] Albumi i saj i gjashtë Lemonade u bë albumi më i shitur i vitit 2016 globalisht.[7] Më vonë ajo luajti në filmin "Mbreti Luan". Në vitin 2022, Beyoncé vazhdoi të merrte lëvdata për albumin e saj të shtatë në studio, Renaissance, i cili eksperimentoi me zhanret disko dhe house. Kënga e parë nga ky album arriti numrin një në Billboard Hot 100. Turneu i këtij albumi, Renaissance World Tour, u bë një nga turnetë më fitimprurës në histori. Ajo publikoi një album me zhanrin country në 2024, Cowboy Carter. Në Billboard Hot 100, ajo ka gjithsej nëntë këngë numër një.[8] Ka shitur mbi 200 milionë kopje në mbarë botën.[9]Ajo është këngëtarja më e vlerësuar tek çmimet Grammy, me 32 çmime në total.[10]

Beyoncé është në një lidhje me reperin amerikan Jay-Z që nga viti 2002. Pas shumë spekulimeve nga mediat, këta dy u martuan në vitin 2008 dhe kanë tre fëmijë së bashku, njëra prej cilave është këngëtarja Blue Ivy Carter.

Fëmijëria dhe veprimtaritë e para artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Beyoncé Giselle Knowles ka lindur në Houston, Teksas, nga babai Mathew Knowles dhe nëna Celestine "Tina" Knowles. Babai i këngëtares është me origjinë afrikano-amerikane dhe nëna e saj, Tina, vjen nga një familje kreole franceze e Luizianës me origjinë franceze, francezo-kanadeze (akadiane), afrikano-amerikane, belge, bretoneze, irlandeze dhe vendase amerikane. Beyoncé ka një motër, Solange Piaget Knowles, e cila më vonë u bë këngëtare dhe aktore e famshme.[11]

Beyoncé fillimisht u arsimua në shkollën fillore St. Mary's në Teksas, ku filloi të studionte balet dhe xhaz. Pavarësisht ndrojtjes, ajo tregoi interes për muzikën dhe performancën, duke filluar të marrë pjesë në gara të ndryshme lokale. Pas disa çastesh në skenë, artistja e kapërceu frikën, duke kuptuar se donte një karrierë në muzikë. Në moshën shtatë vjeçare, artistja mori pjesë në një konkurs muzikor lokal duke interpretuar këngën "Imagine" të këngëtarit anglez John Lennon dhe duke fituar konkursin falë interpretimit të saj. Në vitin 1990, Knowles u regjistrua në Shkollën Fillore Parker, një institucion specifik për muzikën në Houston, ku ajo përfitoi nga shfaqje të shumta skenike me korin e shkollës. Në një kohë të shkurtër, ajo filloi të jetë pjesë e Shkollës së Lartë të Interpretimit dhe Arteve Pamore në Houston, për t'u bashkuar më pas në radhët e nxënësve të shkollës së mesme Alief Elsik. Gjithashtu, një kontribut të rëndësishëm në formimin e tij si artist ishin koncertet e shumta nën shoqërinë e korit të kishës së cilës i përkiste.[12]

Në moshën tetë vjeç, Knowles u takua me LaTavia Roberson gjatë një audicioni muzikor. Ato ishin pjesë e një grupi muzikor të quajtur "Girl's Tyme", më pas duke u shoqëruar edhe me Kelly Rowland. Falë Beyoncé-s, grupi u rrit në popullaritet, duke tërhequr vëmendjen e kompozitorit Arne Frager. Ai i ftoi ato në studion e regjistrimit "The Plant Recording Studios". Për këtë qëllim, Frager regjistroi anëtarët e grupit në shfaqjen muzikore Star Search, një nga shfaqjet më të famshme dhe më të vlerësuara që zbulon talente të reja muzikore. Girl's Tyme mori pjesë në këtë konkurs por nuk fitoi për faktin se kënga e zgjedhur ishte e papërshtatshme, siç deklaroi Knowles më vonë.[13]

Për shkak të dështimit në konkurs, babai i artistit vendosi të kujdesej personalisht për grupin, duke hequr dorë nga puna që mbante, për t'u kujdesur për impresarion e grupit. Menjëherë pas kësaj, të ardhurat e familjes Knowles u përgjysmuan, ndërsa prindërit e këngëtares u ndanë për një periudhë kohe për shkak të presionit dhe keqkuptimeve. Më vonë, babai i artistës ftoi LeToya Luckett në grup, pasi grupi filloi të rritet në popullaritet. Në vitin 1993, Girl's Tyme nënshkroi një kontratë me Elektra Records, por grupi u hoq në të njëjtin vit pa lëshuar asnjë rekord. Katër vjet më vonë, në 1997, Girl's Tyme nënshkroi një kontratë me kompaninë Columbia Records, e cila ka menaxhuar këngëtaren deri më sot.[14]

  • 2003 - Dangerously in Love („Work It Out”, „'03 Bonnie & Clyde”, „Crazy in Love”, „Baby Boy”, „Me, Myself and I”, „Naughty Girl”)
  • 2004 - Live at Wembley
  • 2003/2004 - Dangerously in Love World Tour
  • 2004 - Verizon Ladies First Tour (with Alicia Keys & Missy Elliott)
  • 2011 - 4 („Run the World (Girls)”, „Best Thing I Never Had”, „Love on Top”, „Party”, „End of Time”, „Countdown”)
  • 2013 - Beyoncé („Drunk in Love”, „XO”, „Partition”, „Pretty Hurts”, „7/11”, „Flawless”)
  • 2016 - Lemonade („Formation”, „Sorry”, „Freedom”, „Daddy Lessons”)
  • 2018 - Everything Is Love (The Carters) („Apeshit”)
  • 2019 - The Lion King: The Gift („Spirit”)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]