Dardhë (Pukë)
Dardha |
|---|
Dardha është një fshat në komunën Blerim në rrethin e Pukës të Shqipërisë.
Përshkrim i shkurtër gjografik dhe historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dardhë shtrihet në verilindje të Pukës, në të majtë të Drinit, përballë Berishës së Radogoshit e Bytyçit (Tropojë), Lugut të Bytyçit.
Në lartësinë e udhës automobilistike, nga Qafa e Shkambit vizitorit i shfaqet përpara sysh një fushëpamje madhështore: Qebiku në të majtë të lumit, poshtë Pjashtog (dikur një fushë e gjerë dhe shumë pjellore tani e përmbytur nga Drini), - Bregu i Dardhës me Vaun; Tejdrinja duke filluar me Hasin, Bytyçin, Pla e Gash, Sernica me Krasniqe dhe më në thellësi Alpet shqiptare.[1][2]
Dardha në dokumentet osmane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dardhë pasqyrohet për here të pare në dokumentet osmane, ku del në trajtën Darda. Më 1529 – 1536 shënohet me 13 zjarre (shtëpi). Me 1571 dhe 1591 shënohet me 10 shpi. Siç shihet për 60 vjet nuk ka rritje, përkundrazi pakësim shtëpish. Edhe pas afro nje shekull e gjysmë, më 1671 Don Stefano Gaspari rregjistron vetëm 12 shtëpi me 130 frymë.[3] Nga këto të dhëna shihet se Dardha, si dhe fshatra të tjera të Pukës, kanë pësuar dëme të mëdha e shkatërrime gjatë shek. XV – XVII. Në fundshekullin e XIX katundi i Dardhës është njohur me 80 shtëpi. Në vitet “80 të shekullit XX Dardha arrinte në 300 shtëpi. Dardha ka qenë e banuar që në lashtësi. Edhe emri është me origjinë ilire.[4]
Popullësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dardha ka dy vllazni me nga tre mëhallë secila. Vllaznitë janë: Koka(Kokaj) e Bibaj. Nga Kokajt janë vllaznitë: Çela (Çelakaj), Selmani (Selman), Margjeçi (Margjeç). Nga Bibajt janë vllaznitë: Pali (Palaj), Pepa (Pepaj), Kola (Kolgjokaj).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dardhë (Pukë) Arkivuar 31 mars 2014 tek Wayback Machine
- http://puka.shqiperia.com/dardha/
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Përshkrim i shkurtër gjografik dhe historik". puka.shqiperia.com. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2019. Marrë më 27 shtator 2019.
- Meçi, Xhemal (2008). Kabashi: Puka që në Lashtësi - 2. Tiranë. fq. 356–359. ISBN 978-99956-33-01-1.
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - "Kabashi - Puka që në lashtësi 2". puka.shqiperia.com. ShqiperiaCom Shpk. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Dardha Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
- ↑ "Informatë mbi shtrirjen gjeografike të fshatit Dardhë (Pukë)". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2016. Marrë më 2 prill 2013.
- ↑ Meçi 2008.
- ↑ Çabej, Eçrem (1987). Studime etimologjike në fushën e shqipes. Tiranë.
dardhë, f. këtë fjalë e lidhin që prej J. G. Hahnit e këtej me emrin e popullit dardan e të vendit të tyre Dardania … e mbarë shqipes
{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
| Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Pages using infobox settlement with infobox mapframe errors
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Pukës
- Vendbanime në Shqipëri