Jump to content

Denazifikimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Denazifikimi (gjermanisht: Entnazifizierung) ishte një nismë e aleatëve për të larguar shoqërinë, kulturën, shtypin, ekonominë, gjyqësorin dhe politikën gjermane dhe austriake nga ideologjia naziste pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u krye duke hequr ata që kishin qenë anëtarë të Partisë Naziste ose SS nga pozitat e pushtetit dhe të ndikimit, duke shpërbërë ose duke i bërë të pafuqishme organizatat e lidhura me nazizmin dhe duke gjykuar nazistët e shquar për krime luftegjyqet e Nurembergut të vitit 1946. Programi i denazifikimit filloi pas përfundimit të luftës dhe u forcua me Marrëveshjen e Potsdamit në gusht 1945. Termi denazifikim u krijua për herë të parë si një term ligjor në vitin 1943 nga Pentagoni i ShBA-së, i synuar të zbatohej në një kuptim të ngushtë në lidhje me sistemin ligjor gjerman të pasluftës. Megjithatë, më vonë ai mori një kuptim më të gjerë.[1]

Në fund të vitit 1945 dhe në fillim të vitit 1946, shfaqja e Luftës së Ftohtë dhe rëndësia ekonomike e Gjermanisë bëri që Shtetet e Bashkuara të humbnin interesin në veçanti për programin, duke pasqyruar disi 'kursin e kundërt' në Japoninë e pushtuar nga Amerika. Britanikët ua dorëzuan panelet e denazifikimit gjermanëve në janar 1946, ndërsa amerikanët bënë të njëjtën gjë në mars 1946. Francezët bënë përpjekjen më të butë të denazifikimit. Denazifikimi u krye në një mënyrë gjithnjë e më të butë dhe të vakët derisa u shfuqizua zyrtarisht në 1951. Për më tepër, programi ishte jashtëzakonisht i papëlqyer në Gjermaninë Perëndimore, ku shumë nazistë mbanin pozita të pushtetit. Denazifikimi u kundërshtua nga qeveria e re gjermano-perëndimore e Konrad Adenauerit,[2] i cili deklaroi se përfundimi i procesit ishte i nevojshëm për riarmatimin e Gjermanisë Perëndimore. Nga ana tjetër, denazifkimi në Gjermaninë Lindore merrej si një veçori kyçe e transformimit në një shoqëri socialiste dhe vendi ishte më i rreptë në kundërshtimin e nazizmit sesa homologu i tij. Megjithatë, jo të gjithë ish-nazistët u përballën me gjykimin. Kryerja e detyrave të veçanta për qeveritë e pushtimit mund të mbronte anëtarët nazistë nga ndjekja penale, duke u mundësuar atyre të vazhdonin të punonin dhe në disa raste të arrinin rëndësi, siç bënë lidhjet e veçanta me pushtuesit.[3] Një nga rastet më të dukshme ishte Verner von Braun, i cili ishte midis shkencëtarëve të tjerë gjermanë të rekrutuar nga Shtetet e Bashkuara përmes "Operacionit Paperclip" dhe më vonë zuri pozicione kyçe në programin hapësinor amerikan.[4][5][6]

  1. ^ Taylor, Frederick (2011). Exorcising Hitler: The Occupation and Denazification of Germany. Bloomsbury Publishing. fq. 253–254. ISBN 978-1408822128. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Goda, Norman J. W. (2007). Tales from Spandau: Nazi Criminals and the Cold War. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 101–149. ISBN 978-0-521-86720-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Taylor (2011), p. 256.
  4. ^ Jacobsen, Annie (2014). Operation Paperclip: The Secret Intelligence Program that Brought Nazi Scientists to America. bpb. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Benz, Wolfgang (2005). Demokratisierung durch Entnazifizierung und Erziehung. bpb. fq. 7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Sperk, Alexander (2003). Entnazifizierung und Personalpolitik in der sowjetischen Besatzungszone Köthen/Anhalt. Eine Vergleichsstudie (1945–1948) [Denazification and personal politics in the Soviet Occupied Zone of Köthen/Anhalt. A comparative study (1945–1948).] (në gjermanisht). Dößel: Verlag Janos Stekovics. ISBN 3-89923-027-2.