Dhëmbët prerës (dens incisivus)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
incizivet qendror dhe anësor

Dentes incisivi (dhëmbët prerës) i takojnë po asaj grupe dhëmbësh që gjenden në pjesën frontale të nofullës së sipërme (maxilla) dhe nofullës së poshtme (mandibula). Emri Inciziv apo prerës rrjedh prej funkcionit të tyre , gjatë aktit te kafshimit ( copëtimi i ushqimit) dhe prej formës karakteristike të korones(Corona dentis. Dentes incizivi janë 8 në numër (katër në nofullën e sipërme (maxilla) dhe katër në nofullën e poshtme (mandibula), apo 2 majtas dhe djathtas nga vija mediale prej ku njeri është qëndror (medijal,central) dhe tjetri është anësor (lateral) apo incizivi i dytë.

Dentes Incisivus medialis (incizivet central)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dentes incisivus medialis apo Incizivet qendror ( central) sipas sistemit dual njihen si 11, 21 ( incizivet central të nofullës së siperme ) dhe 41,31 (incizivet central të nofullës së poshtme). Incizivet qendror janë gjithsej 4 në numër. Dy në nofullën e sipërme (maxilla) dhe dy në nofullën e poshtme (mandibula). Ato kanë formë të një llopate dhe janë dhëmbët e parë pranë vijës mediale dhe qëndrojnë përpara në pjesën e mesme të serisë së sipërme dhe të poshtme. Madhësija e koronës së saj dhe gjendja e saj qendrore dominojnë më shume gjatë hapjes së gojës dhe për këtë arsye ato më së shumti dominojnë gjatë pamjes estetike të fytyrës së njeriut.

Dens Incizivus lateralis (incizivet lateral)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dens Incizivus medialis apo Incizivet lateral (anësor) sispas sistemit dual njihen si 12,22 ( incizivet lateral të nofullës së siperme ) dhe 42,32 (incizivet lateral të nofullës së poshtme). Mülreiter e ka klasifikuar në pesë grupe apo forma primare:

- Forma e parë. Përngjan me Incizivin qëndror të sipërm, por dallohet nga madhësija ( është më i vogel se Incizivi qëndror të sipërm).
- Forma e dytë. Ka formën si të thyer, pjesa mezioincizale e koronës së dhëmbit është më e zhvilluar.
- Forma e tretë. Totalisht ngjan në Dens Canini. Superior (kaninin e sipërm), vetëm se është pak më i vogël.
- Forma e katërt. Koronë të pazhvilluar, që ka disa rudhësi prej emajlit dhe dentinit, apo në pjesën incizale përfundon në formë te konit, që ngjan në kokërr orizi.
- Forma e pestë. Incizivi lateral është i gjatë, i hollë,i varur si kunj.
-Incizivi i dyte e ka vetem nje rrenje,eshte e holle dhe e inklunuar ne anen distale

Mirëpo, incizivi lateral më së shumti i takon formës se parë.

Ndarja anatomike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Korona e dhëmbit (Corona Dentis)është e përbërë prej 4 pjesëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]