Eparkia e Budimlës dhe e Nikshiqit
Eparkia e Budimlës dhe e Nikshqit | |
---|---|
Location | |
Territori | Pjesë të Malit të Zi |
Selia | Beranë, Mali i Zi |
Information | |
Denomination | Kisha Ortodokse Lindore |
Kisha sui iuris | Kisha ortodokse serbe |
Themelimi | 1219 (rinovuar në 2001) |
Gjuha | Sllavishtja kishtare dhe Serbisht |
Current leadership | |
Peshkopi | Metodije |
Map | |
Faqja zyrtare | |
http://www.eparhija.me |
Eparkia e Budimlës dhe Nikshiqit (serbisht: Епархија будимљанско-никшићка Eparhija budimljansko-nikšićka) është një eparki (dioqezë) e Kishës Ortodokse Serbe, që mbulon pjesët lindore, qendrore dhe perëndimore të Malit të Zi. Selia kishtare e eparkisë është Manastiri i Gjurgjevi Stupovit në Beranë. Që nga viti 2021 drejtohet nga Metodije, peshkop i Budimles dhe Nikshiqit.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1219, autoqefalia e Kishës Ortodokse Lindore së Serbisë mesjetare u vendos nga Shën Sava, i cili u shugurua si kryepeshkopi i parë serb nga Patriarku Manuel I i Kostandinopojës, i cili në atë kohë banonte në Nikea. Me atë rast, rajoni i Budimlës në luginën e sipërme të Limit u shkëput nga Eparkia e vjetër e Rashkës dhe në atë territor u krijua Eparkia e re e Budimlës, me qendër në Manastirin e Gjurgjevi Stupovit, themeluar më parë nga Stefan Prvoslav, kushëri i Shën Savës.[2][3]
Në vitin 1346, kryepeshkopata serbe u ngrit në gradën e Patriarkanës dhe me të njëjtin rast Eparkia e Budimles u ngrit në gradën titullare (nderi) të Mitropolit.[2] Në mesin e shekullit të 15-të, gjatë pushtimit turk, disa dioqeza të Kishës Ortodokse Serbe pësuan shkatërrime të mëdha, duke përfshirë Eparkinë e Budimlës. Patriarkana Serbe u rinovua në 1557 nga patriarku Makarije Sokoloviq, [3] me Eparkinë e Budimlës që mbeti nën juridiksionin e saj.[3]
Gjatë luftës austro-turke (1683–1699) marrëdhëniet midis autoriteteve osmane dhe nënshtetasve të tyre serbë u përkeqësuan më tej. Si rezultat i shtypjes osmane dhe shkatërrimit të kishave dhe manastireve, të krishterët serbë dhe krerët e kishës së tyre të kryesuar nga Patriarku serb Arsenije III u rreshtuan krah austriakëve në 1689 dhe përsëri në 1737 nën patriarkun serb Arsenije IV.[3] Në fushatat ndëshkuese që pasuan, ushtritë osmane kryen mizori sistematike kundër popullsisë vendase të krishterë, duke përfshirë rajonin e Budimlës në luginën e sipërme të Limit, duke rezultuar në Migrimet e mëdha të serbëve.[4]
Në atë kohë, Eparkia e Budimlës u shfuqizua dhe territori i saj u përfshi në eparkitë fqinje. Në vitin 1938 u rivu titulli historik i ipeshkvijve të Budimlës për peshkopët ndihmës dhe vetë dioqeza u rinovua në vitin 1947 si Eparkia e Budimlës dhe Polimljes dhe u riorganizua në vitin 2001 si Eparkia e Budimlës dhe e Nikshiqit.[5]
Territori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eparkia e sotme e Budimle-Nikshiqit përmban 12 komuna të Malit të Zi: Andrijevicën, Beranën, Bellopojën, Zhabljakun, Mojkovacin, Nikshiqin, Petnjica, Plavën, Gucinë, Pluzhinën, Rozhajën dhe Shavnikun.
Kryetarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Peshkopët titullarë të Budimlës (dhe Polimlës)
- Nikolaj (Jovanoviq), peshkop titullar i Budimlës (1938 - 1939)
- Joanikije Lipovac, peshkop titullar i Budimlës (1939 - 1941)
- Valerijan (Stefanoviq), peshkop titullar i Budimlës (1941 - 1947)
- Makarije (Gjorgjeviq), peshkop dioqezan i Budimle-Polimlës (1947 - 1956)
- German (Gjorić), peshkop administrator i Budimle-Polimlës (1955 - 1956)
- Andrej (Frushiq), peshkop titullar i Budimle-Polimlës (1959-1961)
- Eparkia e Budimljes dhe Nikshiqit u rinovua në vitin 2001
- Joanikije Miqoviq, si peshkop dioqezan i Budimle-Nikshiq (2001-2021)
- Metodije Ostojiq, peshkop dioqezan i Budimle-Nikshiqit (që nga viti 2021)
Manastiret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manastiret në dioqezën Budimlje-Nikshiq janë: [6]
- Bijela
- Blishkova
- Brezojevica
- Volavac
- Dobrilovina
- Gjurgjevi Stupovi
- Zagragje
- Zlatesh
- Kaludra
- Kiçava
- Kosijereva
- Majstorovina
- Nikolac
- Piva
- Podvrh
- Podmalinsko
- Samograd
- St. Luke (Zhupa)
- St. Sava
- Somina
- Uroshevica
- Crnça
- Shudikova