Jump to content

Ertugruli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Erthogrul Gazi)
Ertuğrul
ارطغرل
Beu
Gaziu
Miniatura e shekullit të 16-të e Ertuğrul
Uç Bej i Sulltanatit të Rumit
ParaardhësZyra u themelua
PasardhësOsmani I
BashkëshortHalime Hatun (e diskutueshme)
Fëmijë
Emri i plotë
Ertuğrul bin Suleyman Shah (ارطغرل بن سلیمان شاہ)
Ertuğrul bin Gündüz Alp (ارطغرل بن گندوزآلپ)
I atiSulejman Shah ose Gündüz Alp[5][6]
E ëmaHayme Ana[5]
U lindE panjohur
Vdiqrr. 1280[a]
Söğüt, Sulltanati i Rumit
Tyrbja e Gazit

Ertugrul Gaziu (në literaturë edhe si Ertuğrul apo Ertoğrul, vdiq më 1281) ose Ertugruli ishte kryeparë i një fisi me prejardhje turkmene, përndryshe i ati i Osmani I, themeluesit të Perandorisë Osmane.

Në bazë të burimeve islame dhe atyre bizantine të publikuara deri më tani, mund të kuptohet se për Gazin, për të parën herë është shkruar nga fundi i shekullit XV. Emri i tij përmendet në një letër të Bajazitit I dërguar Tamerlanit. Të dhënat më vonshme kryesisht kanë karakter mitologjikë.[8] Si do që të jetë, nga këto të dhëna nxirren përfundime se Gazi ishte një prirës fisi turkmenë, i cili duket që nëpërmjet dyndjeve mongole në Azinë e Vogël kishte ardhur aty dhe kishte zënë vend rreth viteve 1234-1235Anadolli. Më vonë, u vu në krye të një sulltanati të Selxhukëve në kufi me Perandorin Bizantine. Nga aty nën hijen e kryesuesit të Selxhukëve mori pjesë në përleshje me Tartarët dhe ndërkohë edhe plaçkiste nëpër trojet e Perandorisë Bizantine. Drejtonte emiratin e Sullatanit selxhuk ku me vone u forcua dhe u fuqizua (nga djali i tije Sulltan Osmani) shume deri ne piken qe u be Perandoria Osmane.

Ertugrul beu u nis me 80 ushtare per te pushtuar keshtjellen e Alepos me ne krye komandant Titusin. Një tyrbe në vendin e thirrur në literaturë si Söğüt, thuhet të jetë e tija.

Pa dashur te devijojme nga e verteta , udherefyesi i Erthogrulit dhe i Shah Sulejmanit ka qene Sheh (udheheqes shpirteror) Ibën Arabi ose sic njihet ne Islam, Myhedin Arabiu para ardhesi i Haxhi Bektashi Veliut. Me ardhjen ne jete te djalit me te vogel te Erthogrulit, Osmani i cili ka ka shkuar ka mare uraten ne Hynqari Haxhi Bektashi Veliu, dhe per 500 vjet ate perandori e ka mbajtur gjalle Haxhi Bektashi Veliu.

Fisi i Kajive jane pjese e nje prej fiseve të Turqisë te (Tarikati islam). Vellezerit e tij ishin: Dyndar Beu, Sungurtekin Beu, Gyndodu Beu. Ertugurul vdiq ne moshen 83 vjecare.

  • J. H. Mordtmann in: E. J. Brill's First Encyclopaedia of Islam 1913–1936, Leiden 1987, Bd. III, Fjal kërkesa: Ertoghrul
  • Hans Miksch: Der Kampf der Kaiser und Kalifen. Bonn 1986
  1. ^ Historiani osman i shekullit të 15-të Neşri përmend se Ertugrul vdiq në moshë 93 vjet.[7]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Rosenwein, Barbara H. (2018). Reading the Middle Ages, Volume II: From c.900 to c.1500, Third Edition (në anglisht). University of Toronto Press. fq. 455. ISBN 978-1-4426-3680-4. Marrë më 26 korrik 2020.
  2. ^ a b Âşıkpaşazâde, History of Âşıkpaşazâde; & İnalcık, Halil (2007). "Osmanlı Beyliği'nin Kurucusu Osman Beg". Belleten (në turqisht). Ankara. 7: 483, 488–490.
  3. ^ "Ertuğrul" (PDF) (në turqisht). 16 dhjetor 2019. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 16 dhjetor 2019. Marrë më 19 dhjetor 2020.
  4. ^ "OSMANLI BEYLİĞİ\'NiN KURUCUSU OSMAN BEG - HALİL İNALCIK.pdf". Google Docs (në turqisht). Marrë më 8 nëntor 2020.
  5. ^ a b Akgunduz, Ahmed; Ozturk, Said (2011). Ottoman History - Misperceptions and Truths (në anglisht). IUR Press. fq. 35. ISBN 978-90-90-26108-9.
  6. ^ Başar, Fahameddin. "Ertuğrul Gazi" (në turqisht). fq. 314–315.
  7. ^ Halil İnalcık. "OSMAN I عثمان (ö. 724/1324) Osmanlı Devleti'nin ve hânedanının kurucusu (1302-1324)" (në turqisht).
  8. ^ V. L. Ménage në: Encyclopaedia of Islam, Fjalkërkesa: Ertoghrul
Paria osmane
Parardhësi 
Sylejman Shah
Para - Perandoria Osmane
1227–1281
Pasardhësi 
Osman I