F-16 Fighting Falcon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
F-16 Fighting Falcon (Fajkoi Luftarak)
F-16 June 2008.jpg
TypeAvion luftarak shumërolësh
Place of originSHBA
Service history
In service17 gusht 1978
Used byForcat Ajrore të SHBA dhe 25 #Operatorët e tjerë
Production history
DesignerGeneral Dynamics
Designed1974
ManufacturerGeneral Dynamics
Lockheed Martin
Unit costF-16A/B: US$14.6 milion (1998)
F-16C/D: US$18.8 milion (1998)
Produced1976
No. built4,500+
VariantsGeneral Dynamics F-16 VISTA

F-16 Fighting Falcon është një gjuajtës reaktiv me shumë role i zhvilluar fillimisht nga General Dynamics për Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF). I dizejnuar fillimisht si gjuajtës dite i superioritetit ajror, ai ka evoluar në një avion të suksesshëm për të gjitha motet dhe me shumë role. Mbi 4.500 aeroplanëve janë ndërtuar që nga fillimi i prodhimit në vitin 1976. Pas Luftës së Dytë Botërore, pas Mig 29 (10.000+) është aeroplani luftarak i dytë më së shumti ekzemplar të prodhuar. Edhe pse nuk blihet më nga Forcat Ajrore Amerikane, versionet e përmirësuara janë ende duke u ndërtuar për klientët e eksportit. Në vitin 1993, General Dynamics i shiti biznesin e prodhimit të vet të avionëve korporatës Lockheed, i cili në vazhdim u bë pjesë e Lockheed Martin, pas një shkrirje në vitin 1995 me Martin Marieta.

Fighting Falcon (shq.: skifteri luftarak) është një gjuajtës me risi të shumta, duke përfshirë një kabinë në formë flluske për shikueshmëri më të mirë, shkop kontrolli të montuar anash për të lehtësuar kontrollin, një ulëse të pjerrët prej 30 gradë për të zvogëluar efektin e forcave-G në pilotin, dhe përdorimin e parë të stabilitetit të relaksuar statik/sistemin e fluturimit me tel për kontrollin e fluturimit që e bën atë një avion të shkathët. F-16 ka brenda topin M61 Vulcan dhe 11 vende për të varur armë dhe pajisje të tjera të misionit. Emri zyrtar i F-16 është "Fighting Falcon", por zakonisht nga pilotët e saj quhet "Viper", për shkak të një ngjashmëri të perceptuar me gjarprin, si dhe Galactica Battlestar Colonial Viper Starfighter.

Përveç forcave aktive të Forcave Ajrore të SHBA-së, Komandës së Forcës Ajrore Rezervë, dhe njësive të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare, avioni është përdorur edhe nga ekipi amerikan i demonstrimeve ajrore U.S. Air Force Thunderbirds, si dhe si avion kundërshtar/agresor nga ana e Forcës Detare të Shteteve të Bashkuara. F-16 gjithashtu shërben në forcat ajrore të 25 shteteve të tjera. Supozohet që F-16 të jetë në shërbimin e Forcave Ajrore të SHBA-së deri në vitin 2025. F-35 Lighting II do të marrë vendin e F-16.

Informacione të Përgjithshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot në botë 24 shtete janë duke përdorur modelet e ndryshme të F-16 [1]. , e cila do të jetë në shërbim të Forcave Ajrore të SHBA'së që nga viti 2011.

F-16 ka aftësi eliminimin e e objektivave në ajër dhe në tokë, përdoret edhe si Aeroplan Bombardues.

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • F-16A/B: 14.6 milion US$(1992)
  • F-16E/F: 26.9 milion US$(2005)

Operatorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Operatorë e F-16 në vitin 2010

F-16 është duke u testuar nga forcat ajrore të vendeve të mëposhtme:

Specifikimet (F-16C Block 30)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

General Dynamics F-16 Fighting Falcon 3-view line drawing.svg
Ndryshimi nga F-35
Topi M61A1

Karakteristikat e përgjithshme

  • Ekuipazhi: 1
  • Gjatësia: 15.06 m (49 ft 5 in)
  • Hapja e krahëve: 9.96 m (32 ft 8 in)
  • Lartësia: 4.88 m (16 ft)
  • Siperfaqja e krahëve: 27.87 m² (300 ft²)
  • Forma e Krahëve: NACA 64A204 rrënja dhe maja
  • Pesha pa ngarkesë: 8,570 kg (18,900 lb)
  • Pesha me ngarkesë: 12,000 kg (26,500 lb)
  • Pesha e ngritjes: 19,200 kg (42,300 lb)
  • Motorri i avionit: 1 × F110-GE-100 me pasdjegie turbofan
    • Shtytja e thatë: 76.3 kN (17,155 lbf)
    • Shtytja me pasdjegie: 127 kN (28,600 lbf)

Performanca

  • Shpejtësia maksimale: 1,500 mph, 2,410 km/h (
    • Në nielin e detit: Mak 1.2 (915 mph, 1,470 km/h)
    • Në lartësi: Mak 2+) konfigurim i pastër
  • Rrezja e luftimit: 295 nmi, 550 km (340 mi) në misione në lartësi të ndryshueshme me bomba (450 kg)
  • Rrezja maksimale: 2,620 mi, 4,220 km (2,280 NM) me depozita të jashtme
  • Lartësia maksimale e fluturimit: 15,240+ m (50,000+ ft)
  • Shpejtësia e ngritjes(në lartësi): 254 m/s (50,000 ft/min)
  • Ngarkesa e krahëve: 431 kg/m² (88.3 lb/ft²)
  • Raporti shtytje/peshë: 1.095 kN/kg
Armatimi

Sistemet elektronike

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]