Kërceni tek përmbajtja

Filipi II i Spanjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Filipi II i Spanjës
Portreti Filipit II nga Sofonisba Anguissola (1565)
Mbreti i Spanjës
Mbretërimi16 janar 1556 – 13 shtator 1598
Fronëzimi16 Prill 1581, Tomar
ParaardhësiKarli I
PasardhësiFilipi III
Mbreti i Portugalisë
Mbretërimi12 shtator 1580 – 13 shtator 1598
SuccessorFilipi III i Spanjës
Mbreti i Anglisë dhe Mbreti i Irlandës
jure uxoris
Mbretërimi25 korrik 1554 – 17 nëntor 1558
ParaardhësiMary I e Anglisë
PasardhësiElizabeta I
Lindur21 Maj 1527
Palacio de Pimentel, Valladolid, Kastilje
Vdiq13 shtator 1598 (71 vjeç)
El Escorial, San Lorenzo de El Escorial, Kastilje
Varri
El Escorial
Pasardhës direkt
DynastyHabsburge
AtësiaKarli V
AmësiaIsabela e Portugalisë

Filipi II [note 1] (21 maj 1527 – 13 shtator 1598), i njohur gjithashtu si Filip i Kujdesshmi (spanisht: Felipe el Prudente), ishte Mbret i Spanjës nga vitin 1556, Mbret i Portugalisë nga viti 1580 dhe Mbret i Napolit dhe Sicilisë nga viti 1554, deri në vdekjen e tij, në vitin 1598. Ai ishte gjithashtu jure uxoris Mbreti i Anglisë dhe Irlandës nga martesa e tij me Mbretëreshën Mary I në vitin 1554 deri në vdekjen e saj, në vitin 1558.[1] Ai ishte gjithashtu Duka i Milanos nga viti 1540. Nga viti 1555, ai ishte Zoti i Shtatëmbëdhjetë Provincave të Holandës.

Djali i perandorit Karl i V dhe Isabelës së Portugalisë, Filipi trashëgoi Perandorinë Spanjolle të babait të tij në vitin 1556 dhe pasoi në fronin Portugez në vitin 1580, pas një krize dinastike. Pushtimet spanjolle të Perandorisë Inkase dhe të Filipineve, të emërtuara për nder të tij nga Ruy López de Villalobos, përfunduan gjatë mbretërimit të tij. Nën Filipin II, Spanja arriti kulmin e ndikimit dhe fuqisë së saj, e quajtur ngahera Epoka e Artë spanjolle, dhe sundoi territore në çdo kontinent të njohur atëherë për evropianët. Filipi udhëhoqi një regjim me shumë borxhe, duke rezultuar në dështime të shtetit në këto vite: 1557, 1560, 1569, 1575 dhe 1596. Kjo politikë ishte pjesërisht shkaku i shpalljes së pavarësisë që krijoi Republikën Hollandeze në vitin 1581. Filipi përfundoi ndërtimin e pallatit mbretëror El Escorial në vitin 1584.

Një besimtar i devotshëm, Filipi e shihte veten si mbrojtësi i Europës Katolike kundër Perandorisë Osmane dhe Reformacionit Protestant. Në vitin 1584, Filipi nënshkroi Traktatin e Joinville për financimin e Lidhjes Katolike Franceze gjatë dekadës së ardhshme në luftën e saj civile kundër Hygenotëve Francezë. Në vitin 1588, ai dërgoi një Armadë për të pushtuar Anglinë protestante, me qëllimin strategjik për të përmbysur Elizabetën e I dhe për të rivendosur katolicizmin atje, por flota e tij u mposht në një përleshje në Gravelines (Franca veriore) dhe më pas u shkatërrua nga stuhitë ndërsa lundronte përqark Ishujve Britanikë e më pas pjesa e mbetur u rikthye në Spanjë. Një vit më pas, fuqia detare e Filipit ishte në gjendje të rikuperohej pas pushtimit të dështuar të Armatës angleze në Spanjë. Dy armada të tjera spanjolle u përpoqën pa sukses të pushtonin Anglinë në vitet 1596 dhe 1597. Lufta anglo-spanjolle vazhdoi deri në vitin 1604, gjashtë vjet pas vdekjes së Filipit.[2][3]

Nën Filipin, mesatarisht rreth 9,000 ushtarë rekrutoheshin nga Spanja çdo vit, duke u rritur deri në 20,000 në vitet e krizës. Midis viteve 1567 dhe 1574, gati 43,000 burra u larguan nga Spanja për të luftuar në Itali dhe në Vendet e Ulëta (Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda e sotme).[4]

Filipi u përshkrua nga ambasadori venecian Paolo Fagolo në vitin 1563 si "shtat i lehtë dhe me fytyrë të rrumbullakët, me sy blu të zbehtë, buzë disi të spikatura dhe lëkurë rozë, por pamja e tij e përgjithshme është shumë tërheqëse .... Ai vishet me shumë shije dhe çdo gjë që ai bën është e sjellshme dhe e hirshme."[5] Filipi u martua katër herë; të gjitha gratë vdiqën para tij.

  1. ^ Geoffrey Parker. The Grand Strategy of Philip II, (2000)
  2. ^ Rowse, A. L. (1969). Tudor Cornwall: Portrait of a Society. C. Scribner, fq. 400
  3. ^ "One decisive action might have forced Philip II to the negotiating table and avoided fourteen years of continuing warfare. Instead the King was able to use the brief respite to rebuild his naval forces and by the end of 1589 Spain once again had an Atlantic fleet strong enough to escort the American treasure ships home." The Mariner's Mirror, Volumes 76–77. Society for Nautical Research, 1990
  4. ^ Kamen, Henry (2014). Spain, 1469–1714: A Society of Conflict (në anglisht). Routledge. fq. 150.
  5. ^ Davis, James C. (1970). Pursuit of Power: Venetian Ambassadors' Reports on Spain, Turkey, and France in the Age of Philip II 1560–1600 (në anglisht). Nju Jork: Harper & Row. fq. 81–82.