Formati i datës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Me termin formati i datës nënkuptohet forma, në bazë të së cilës shkruhen datat e kalendarit. Ky shkrim i datës bëhet më qëllim të regjistrimit të datave në regjistra special të seleksionuara sipas viteve, muajve dhe ditëve.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkrimin e datës në botë janë krijuar shumë forma të cilat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Këto forma nuk mund të kombinohen në mes veti. Kështu p.sh. një datë e njëjtë e përdorur në gjuhën angleze në gjuhën shqipe mund të interpretohet me një kuptim tjetër. Për shembull forma e shkrimit të datës 01/02/03 mund të interpretohet në disa mënyra :

1 shkurt 2003
2 janar 2003
3 shkurt 2001

Për të arritur një bashkëpunim në këtë drejtim në mes të shteteve të ndryshme përkujdeset norma e standardizimit ISO, e cila ka mbështetjen e anëtarëve të saj.

Standardizimi sipas normave ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Në tekstin e mëposhtëm është bërë përshkrimi i standardizimit të formave të shkrimit të datës sipas normave standarde të përcaktuara në ISO, të cilat në shumicën e rasteve janë edhe norma të standardeve të Shqipërisë.


Formatet e datave të shkruara në Shqipëri janë të bazuara në normën ?

Sipas normës së lartpërmendur, e cila përcakton përdorimin e formateve të datave, rekomandohen këto mënyra përdorimi:

  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të plotë: ... ?
  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të shkurtuar: ... ?
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të plotë: ... ?
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të shkurtuar: ... ?


Këtu mund të bëni një krahasimin me disa shembuj përdorimi:

  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të plotë:   4 korrik 2005
  • Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të shkurtuar:   4 Kor. 2005
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të plotë:   4.07.2005 ose 2005-07-04
  • Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të shkurtuar:   4.07.05 ose 05-07-04


Tabelat e mëposhtme pasqyrojnë disa shembuj formatimesh:


Shembull tek dita e katërt e muajit të shtatë të vitit 2005 - (4. korrik 2005)
Treguesi i plotë
20050704 YYYYMMDD Formati bazë
2005-07-04 YYYY-MM-DD Format i zgjeruar
(me vizë ndarëse)
Treguesi jo i plotë
Një muaj i përcaktuar
2005-04 YYYY-MM Formati bazë
(me vizë ndarëse)
Një vit i përcaktuar
2005 YYYY Formati bazë
Y=Viti (Shifra e vitit) sipas kalendarit gregorian; M=Muaj (Shifra e muajit); D=Ditë (Shifra e ditës)
Përveç kësaj janë përcaktuar të ashtuquajturat "tregues të shkurtuar" tek shifrat e viteve pshm. (YY-MM-DD).

Shtetet që përdorin formatin D/M/Y (Dita, Muaji, Viti)[redakto | redakto tekstin burimor]

Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Ekuadori, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Guajana, Holanda, Hong Kong (anglisht), India, Irlanda, Italia, Izraeli, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Makau, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Norvegjia, Paraguai, Peru, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Rumania, Rusia, Shqipëria, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Tailanda, Turqia, Ukraina, Uruguai, Venezuela, Zelanda e Re, Zvicra.