Formati i datës
Me termin formati i datës nënkuptohet forma, në bazë të së cilës shkruhen datat e kalendarit. Ky shkrim i datës bëhet më qëllim të regjistrimit të datave në regjistra special të seleksionuara sipas viteve, muajve dhe ditëve.
Pak histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkrimin e datës në botë janë krijuar shumë forma të cilat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Këto forma nuk mund të kombinohen në mes veti. Kështu p.sh. një datë e njëjtë e përdorur në gjuhën angleze në gjuhën shqipe mund të interpretohet me një kuptim tjetër. Për shembull forma e shkrimit të datës 01/02/03 mund të interpretohet në disa mënyra :
- 1 shkurt 2003
- 2 janar 2003
- 3 shkurt 2001
Për të arritur një bashkëpunim në këtë drejtim në mes të shteteve të ndryshme përkujdeset norma e standardizimit ISO, e cila ka mbështetjen e anëtarëve të saj.
Standardizimi sipas normave ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tekstin e mëposhtëm është bërë përshkrimi i standardizimit të formave të shkrimit të datës sipas normave standarde të përcaktuara në ISO, të cilat në shumicën e rasteve janë edhe norma të standardeve të Shqipërisë.
Formatet e datave të shkruara në Shqipëri janë të bazuara në normën ?
Sipas normës së lartpërmendur, e cila përcakton përdorimin e formateve të datave, rekomandohen këto mënyra përdorimi:
- Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të plotë: ... ?
- Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të shkurtuar: ... ?
- Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të plotë: ... ?
- Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të shkurtuar: ... ?
Këtu mund të bëni një krahasimin me disa shembuj përdorimi:
- Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të plotë: 4 korrik 2005
- Mënyra e shkrimit të numrave alfanumerikë të shkurtuar: 4 Kor. 2005
- Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të plotë: 4.07.2005 ose 2005-07-04
- Mënyra e shkrimit të numrave numerikë të shkurtuar: 4.07.05 ose 05-07-04
Tabelat e mëposhtme pasqyrojnë disa shembuj formatimesh:
Shembull tek dita e katërt e muajit të shtatë të vitit 2005 - (4. korrik 2005)
Treguesi i plotë | ||
---|---|---|
20050704 | VVVVMMDD | Formati bazë |
2005-07-04 | VVVV-MM-DD | Format i zgjeruar (me vizë ndarëse) |
Treguesi jo i plotë | ||
Një muaj i përcaktuar | ||
2005-04 | VVVV-MM | Formati bazë (me vizë ndarëse) |
Një vit i përcaktuar | ||
2005 | VVVV | Formati bazë |
V=Viti (Shifra e vitit) sipas kalendarit gregorian; M=Muaj (Shifra e muajit); D=Ditë (Shifra e ditës) | ||
Përveç kësaj janë përcaktuar të ashtuquajturat "tregues të shkurtuar" tek shifrat e viteve pshm. (VV-MM-DD). |
Shtetet që përdorin formatin D/M/V (Dita, Muaji, Viti)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Ekuadori, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Guajana, Holanda, Hong Kong (anglisht), India, Irlanda, Italia, Izraeli, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Makau, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Norvegjia, Paraguai, Peru, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Rumania, Rusia, Shqipëria, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Tailanda, Turqia, Ukraina, Uruguai, Venezuela, Zelanda e Re, Zvicra.