Idealizëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Idealizëm

1. Botëkuptim filozofik antishkencor e reaksionar që i kundërvihet materializmit, që është i lidhur me fenë e me klasat shfrytëzuese dhe që, në kundërshtim me materializmin, merr si parësore në natyrë idenë, ndërgjegjen, shpirtin, kurse materien, qenien e quan dytësore, të varur nga ndërgjegjja, nga idetë; kund. materializëm. Idealizmi objektiv idealizëm që merr si parësore një ndërgjegje mbinjerëzore, të pavarur nga njeriu, të quajtur «ide absolute», «arsye botërore» etj. Idealizmi subjektiv idealizëm që merr si parësore ndërgjegjen e njeriut ose elemente të veçanta të saj (ndijimet, perceptimet, emocionet, vullnetin etj.). Përfaqësuesit e idealizmit. Lufta e materializmit me idealizmin. Bie në idealizëm.

2. Idealet e larta, ndjenjat e synimet fisnike që e udhëheqin dikë në jetë, qëllimet e larta për të cilat ai lufton deri në vetëmohim; qëndrim e prirje prej idealisti (në kuptimin 2).

3. Prirje për t'i zbukuruar e për t'i idealizuar gjërat.


Burimi[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.fjalori.shkenca.org/