Ivo Andriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ivo Andriç
U lind më9 tetor 1892
Travnik, Bosnja dhe Hercegovina
Vdiq më13 mars 1975
Beograd,  Jugosllavia
Kombësiajugosllav
Gjinitë letrarenovelist

Ivo Andriç (serbokroatisht: Иво Андрић, Ivo Andrić, Dolac afër Travnikut, 9 tetor 1892Beograd, 13 mars 1975) shkrimtar serbo[1][2]kroat[1][3][4] dhe diplomat nga Bosnja dhe Hercegovina, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1961. Gjatë kohës kur ishte ndihmës-ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1937–1939), Andriçi hartoi një elaborat me përmbajtje raciste ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë dhe i cili mbështeste gjenocidin, asimilimin, dhe përçarjen fetare të shqiptarëve;[5][6] dokumentin ia dërgoi kryeministrit të Mbretërisë së Jugosllavisë.[7]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ivo Andriç lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, më 9 tetor 1892 e vdiq, mbas një iktusi cerebral, më 13 mars 1975 në Beograd. Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundoi shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 u regjistrohua në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdoi studimet edhe në Vjenë, Austri.

Debutoi në letërsi në një libër me titullin «Poezia e re kroate», ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Më vonë është shkrimtari Cërnjanski ai që e drejtoi poetin e ri serb drejt problemeve të letërsisë e të politikës. Bëhet anëtar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) që organizoi dhe kreu atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë në 1914. Në vitin 1914 Andriç u arrestohua për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. U dërgua në Split e, prej aty, në Shebenik e në nëntor të atij viti në Maribor ku u dënua me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, që lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961.

Prej 1920-1921 punoi si sekretar ambasadet në Romë. Ndërkaq mbrojti doktoratën pranë Universitetit të Gracit e vazhdoi karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Gjenevë. Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, dha dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e u kthye në Jugosllavi.

Poezia e proza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në poezinë e Andriçit ndihet një dhimbje që me kalimin e kohës bëhet gjithmonë e më e fortë. Humbja për te është një shkak për t'u ringjallur e për të shkuar drejt fitores. Ndërsa melankolia e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së brendshme kundër kohës e njerëzve. Ndër prozat më të mira të këtij auktori përmendim trilogjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Sells, Michael. "Of Bogomils, Race, and Ivo Andric". Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2009. Marrë më 26 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dujmović-Markusi, Rossetti-Bazdan: Književni vremeplov 4, Profil, Zagreb, 2010.
  3. ^ Kaplan, Robert D. "A Reader's Guide to the Balkans". New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Mirko Marjanović, Leksikon hrvatskih književnika Bosne i Hercegovine od najstarijih vremena do danas, Matica hrvatska Sarajevo, HKD Napredak, Sarajevo, 2001.
  5. ^ Dr B. Krizman, Elaborat Ivo Andrića o Albaniji (1939), Časopis za suvremenu povjest, br. 2, Zagreb 1977, str. 77-89.
  6. ^ "Zef Mirdita, Albanci u svjetlosti vanjske politike Srbije". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2001. Marrë më 26 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Robert Elsie (2004). Historical Dictionary of Kosova. Scarecrow Press. fq. 232–. ISBN 978-0-8108-5309-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]