Jost Gippert

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jost Gippert

Jost Gippert (shqiptimi gjermanisht: [ˈjoːst ˈgɪpʰɐt]; (i lindur më 12 mars 1956Winz-Niederwenigern, tani: Hattingen, në Gjermani) është linguist gjerman, kaukaziolog dhe profesor i linguistikës krahasuese ne Institutin e linguistikës empirike në Universitetin Johan Volfgang Gëte (Goethe-Universität) në Frankfurt.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bernard Outtier, Jost Gippert, Winfried Boeder

Jost Gippert u diplomua në vitin 1972 në Institutin Leibniz në Essen-Altenessen. Nga viti 1972 deri më 1977 studio linguistikë krahasuese, gjithashtu studioi gjuhën indiane, japoneze si dhe gjuhën kineze ne Universitetin e Berlinit dhe të Marburgut.[2] Pas studimit u doktorua në filozofi (1977) në bazë të punimit të tij, sintaksa e formacioneve infinitive në gjuhët indoevropiane. Nga viti 1977 deri më 1990 ai ka punuar si asistent dhe ka mbajtur ligjërata në universitetet e Berlinit, Vjenës dhe Salzburgut. Në kohën që ka qenë asistent në hulumtimin e lingustikës kompjuterike të lindjes në vitin 1991,ai kontribuoj në Universitetin e Bambergut, me tezën e tij të parë në studimin e huazimeve të gjuhëve iraniane, armene dhe gjeorgjiane.Që nga viti 1994 Jost Gippert ligjëron linguistikë krahasuase në Universitetin Johan Volfgang Gëte në Frankfurt. Ai është anëtar I Akademisë së Shkencave në Gelati (Gjeorgji) që nga viti 1996 dhe nga viti 2002 është anëtar I komisionit Turfan. Gjithashtu është anëtar I qendrës "Sprache" (Gjuhë) në Akademinë e Shkencave Berlin-Brandenburg.

Ne vitin 1977 u shpall profesor nderi në Universitetin e Sulkhan Saba Orbeliani në Tbilisi, Gjeorgji, në vitin 2009 ai u shpall profesor-doktor nderi ne Universitetin Ivane Jovakhishvili në Tbilisi si dhe u emërua profesor-doktor nderi në Universitetin Shota Rustaveli në Batumi të Gjeorgjisë, ne vitin 2013.

Qё kur Gippert u bё profesor i lingustikës krahasuese, pjesa më e madhe e punës së tij është fokusuar në gjuhët indo-evropiane, në historin dhe etimologjin e tyre, poashtu dhe në tipologjinë linguistike në përgjithsi dhe posaqërisht ne studimin e gjuhëve të Kaukazit. Falë përkushtimit të tij ndaj gjuhëve të Kaukazit, shumë projekte ndërkombëtare kërkimore janë ndërmarrë në këtë fushë nën mbikëqyrjen e tij. Hulumtimi i tij fokusohet në linguistikën historike, tipologjinë linguistike, përmbledhje të teksteve elektronike, dokumentacionin e gjuhës multimediale dhe analiza të dorëshkrimeve elektronike.

Jost Gippert, Universiteti në Batumi, 2013

Digital Humanities[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Palimpsest research on Mount Sinai

TITUS, ARMAZI, GNC y LOEWE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jost Gippert është themelues dhe drejtor I projektit TITUS (enciklopedi e teksteve dhe fjalimeve indo-gjermane) qëllim i tij ,që nga themelimii në 1987.[3] ka qenë qasja e plotë digjitale e materialeve të dokumentuara tekstualisht I disa gjuhëve indo-evropiane, si dhe të gjuhëve të ngjajshme. Në vitin 1999 filloi projektin ARMAZI (Dokumentacion digjital të kulturave dhe gjuhëve kaukaziane),[4] I cili ka për qëllim përmbledhjen e plotë të materialeve e gjuhëve kaukaziane. Ndërkohë, ARMAZ nxiti zhvillimin e korpusit gjeorgjianë kombëtar. Që nga viti 2010 Jost Gippert drejton degën shkencore "Digital Humanities Hesse: përgaditje integruese dhe analizë e tekstit të bazuar në korpus" në kuadër të "Veprimtarisë kombëtare për zhvillimin e përsosshmërise shkencore dhe ekonomike (LOEWE)". Kjo qendër është rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët të Universitetit të Frankfurtit dhe Universitetit Teknik të Darmshtadit me mbështetjen e Muzeut Frankfurt Gëte.

Analizë elektronike të dorëshkrimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga 1990 Jost Gippert i është përkushtuar analizës së shkronjave orientale, duke marë pjesë në projekte që kanë të bëjnë me digjitalizimin e shkronjave ose të dorëshkrimeve (p.sh dorëshkrimet albano-kaukaziane të gjetura në malin Sinai). Në vitin 2009 Jost Gippert ishte pjesë e grupit hulumtues "Manuskriptkulturen" në Universitetin e Hamburgut. Në verë të vitit 2013, ai u kthye në Hamburg si Petra Kappert-Fellow për të kontribuar në realizimin e "Encyclopedia of Manuscript Cultures of Asia and Africa" dhe manualit "Comparative Oriental Manuscript Studies".

Aktivitetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përzgjedhja e projekteve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1995-1998 (DFG): Avesta y Rigveda: Analizë Elektronike
  • 1995-1999 (INTAS): Sistemi gojor gjeorgjian
  • 1999-2002 (Fundacioni Volkswagen, EUR 117,900): Kulturat dhe gjuhët e Kaukazit: Dokumentacion Elektronik
  • Që nga 2000 (DFG): Graduate School “Types of Clauses: Variation and Interpretation”
  • 2002-2006 (Volkswagen Foundation, EUR 167,800): Endangered Caucasian Languages in Georgia
  • 2003-2007 (Volkswagen Foundation): Palimpsest Manuscripts of Caucasian Provenience
  • 2005-2009 (INTAS): Dorëshkrime gjeorgjiane
  • 2005-2007 (Volkswagen Foundation, EUR 189,000): Gjendja linguistike në Gjeorgjinë e sotme[5]
  • 2008-2014 (DFG, EUR 240,000): Old German Reference Corpus
  • Nga viti 2008 (en:BMBF): Infrastruktura e burimeve e gjuhës gjermane
  • 2009 (Volkswagen Foundation, EUR 400,000): Aché Documentation Project
  • Nga viti 2009 (DFG/NEH, EUR 96,000): RELISH (Rendering Endangered Languages Lexicons Interoperable Through Standards Harmonization)
  • Nga viti 2009 (Volkswagen Foundation): Georgian Palimpsest Manuscripts
  • 2010 (Google Inc., US$49,600): Corpus Caucasicum
  • Nga viti 2011 (HMWK, EUR 3,792,000): LOEWE Research Unit “Digital Humanities – Integrated Processing and Analysis of Text-based Corpora”
  • Nga viti 2011 (Volkswagen Foundation, EUR 299,600): Khinalug Documentation Project
  • Nga viti 2011 (DFG): Relative Clauses in a Typological View
  • Nga viti 2012 (Volkswagen Foundation, EUR 390,400): Korpus kombëtar gjeorgjian

Publikimet e përzgjedhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1977: The syntax of infinitival formations in the Indo-European languages. (Europäische Hochschulschriften, 21/3), 360 pp.; Frankfurt, Bern, Las Vegas: Lang 1978. Dissertation
  • 1990: Iranica Armeno-Iberica. A study of Iranian loan words in Armenian and Georgian, 451 + 389 pp.; Vienna: Austrian Academy of Sciences 1993. Inaugural dissertation.
  • 2007: Gippert, Jost / Sarjveladze, Zurab / Kajaia, Lamara: The Old Georgian Palimpsest Codex Vindobonensis georgicus 2, edited by Jost Gippert in co-operation with Zurab Sarjveladze and Lamara Kajaia, 368 pp.; Turnhout: Brepols 2007.
  • 2008: Gippert, Jost / Schulze, Wolfgang / Aleksidze, Zaza / Mahé, Jean-Pierre: The Caucasian Albanian Palimpsests of Mount Sinai, 2 vols., XXIV + 530 pp.; Turnhout: Brepols 2009.
  • 2010: Gippert, Jost / Schulze, Wolfgang / Aleksidze, Zaza / Mahé, Jean-Pierre: The Caucasian Albanian Palimpsests of Mount Sinai. Vol. III: The Armenian Layer, edited by Jost Gippert., 220 pp.; Turnhout: Brepols 2010.

Referime dhe Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Lectures held by Gippert at the University of Frankfurt" Vizituar në 2 mars 2016
  2. ^ "Jost Gippert's curriculum vitae" Arkivuar 20 tetor 2016 tek Wayback Machine Vizituar në 2 mars 2016
  3. ^ "TITUS Project" Vizituar në 2 mars 2016
  4. ^ "ARMAZI Project" Arkivuar 8 korrik 2016 tek Wayback Machine Vizituar në 2 mars 2016
  5. ^ "Die Sprachliche Situation im gegenwärtigen Georgien (German)" Arkivuar 25 mars 2016 tek Wayback Machine Vizituar në 2 mars 2016

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Jost Gippert – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Kategoritë:Gjuhësi