Jump to content

Sulltanesha Kosem

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kösem Sultan)
kosem Sulltan

Kosem Sulltan (1589-1651) e njohur në fillimet e saj edhe si Sulltanesha Mahpejker, ishte sulltanesha më e fuqishme e historisë së Perandorisë Osmane dhe nëna e 3 sulltanëve. Ajo fitoi reputacion gjatë sundimit të Sulltan Ahmeti I si konkubina e preferuar e tij dhe më vonë gruaja e tij legale. Që atëherë Kosem ndikonte në politikat e perandorisë duke u bërë edhe këshilltarja e sulltanit. Sulltanesha Kosem ishte nënë sulltaneshë gjatë regjimit të 3 sulltanëve, Murati IV, Ibrahimi dhe nipit të saj sulltan Mehmeti IV. Sulltanesha Kosem ishte e para grua që kishte të drejtë legjitime të merrte vendime në emer të padishahut, në rolin e regjentes, si fillim nga 1623-1632 në epoken e Muratit IV dhe pastaj nga 1648-1651 në epoken e Mehmetit IV.Sulltanesha kosem gjithashtu kishte miratuar urdherin per vrasjen e sulltan ibrahimit(djalit te saj me te vogel)duke ngjitur keshtu ne fron nipin e saj mehmedin.Aju u be regjentja e fronit gjate sulltanatit te mehmetit nipit te saj per disa vjet derisa nena sulltaneshë e mehmedit nxiti nje revolte kunder (shtetit brenda shtetit)qe kosemi kishte krijuar.Me kete revolte sulltanesha turhan nena e mehmedit donte te vendoste sundimin e vetem te djalit te saj por ushtaret e nevrikosur dhe te etur per lufte vrane dhe sulltaneshe kosemin.E cila kjo shenoi fundin e nenes se madhe te perandorise osmane,regjentes se fronit te dy padishahve,sulltaneshes se pare te sulltan ahmedit i dhe gruan ilegale te tij.

Vitet e para të jetës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sulltanesha Kosem lindi në një ishull të Greqisë që quhet Qefalonia. Ajo ishte vajza e një prifti ortodoks te quajtur Enzo. Emri i saj i fëmijërisë ishte Anastasia. Anastasia ishte nje vajze e brishte,e bukur dhe e ndrojtur.Kishte sy kafe te theksuar,nje lekure te brishte dhe te bardhe si dhe ishte nje vajze shum zgjuar.Kur vendi i saj u sulmua nga osmanet ajo u mor nga familja e saj dhe u dergua si skllave ne perandorine osmane.Agallaret e oborrit mbreteror e diktuan shum shpejtë bukurin e saj,shkathtesin e saj,mprehtesin dhe buhtesin njekohëesisht qe ajo kishte keshtu qe e derguan ate tek sulltan ahmedi i.Kur anastasia takoi per herë të parë sulltan ahmedin ishte vetëm 15 vjeq(aq sa sulltani).Ajo u be e preferuera e sulltanit ku dhe sulltanesha safije i dha asaj emrin mahpejker por kur ajo ndryshoi fenë e saj nga katolike ne islame sulltan ahmedi e quajti ate kosem (udhehqëse).Ku dhe gjate diteve te fundit te jetes se tij sulltan ahmedi kreu martesen e tij me kosemin dhe e beri ate gruan e tij ilegale

Jeta si sulltanesha e preferuar e sulltanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qësem Sulltana Hanëm me femi

Kur Sulltanesha Kosem atëherë me emrin Anastasia erdhi në haremin e Sulltan Ahmetit I, fillimisht Sulltanesha Safije i vëndosi emrin Mahpejqer. Ajo ishte e ndrojtur, e sinqertë dhe nuk ishte përballur kurrë me intrigat dhe jeten e sarajeve. E mërzitur nga kjo, Anastasia tentoi disa herë të arratisej deri kur u takua me sulltan Ahmetin. Ajo mendonte se sulltani ishte një burrë i vjetër që do ta përdorte si konkubinë dhe nuk e dinte se djali qe ajo filloi të dashuronte ishte vetë Sulltan Ahmeti. Anastasia apo Mahpejqer mbajti këtë emer deri kur Sulltan Ahmeti i vëndosi emrin Kosem, që do të thotë "udhëheqëse". Këtë emer Ahmeti ia vëndosi sepse ishte Kosem ajo që e shpëtoi atë kur ai u sëmur nga sëmundja e lisë dhe askush nuk e mendonte se do të shpëtonte. Në 1605 ajo lindi djalin e saj të parë dhe djalin e dytë të sulltanit, Mehmetin, duke u bërë kështu sulltaneshë e Perandorisë Osmane. Duke këshilluar Sulltan Ahmetin ajo filloi të ndikonte në politikat e perandorisë dhe jo vetëm, Sulltanesha Kosem bënte bamirësi dhe dëgjonte hallet e popullit dhe u bë kështu një sulltaneshë shumë e dashur nga populli. Fuqia e saj nuk mbeti me kaq, me një zgjuarsi që e karakterizonte, Sulltanesha Kosem arriti të rrisë influencën e saj në ushtri dhe në këshill, kjo bëri që fjala e saj të dëgjohej më shumë. Ajo "fitoi" luftën me kundërshtaren e saj të betuar Sulltaneshën Safije, duke e dërguar këtë të fundit në sarajet e vjetra për shumë vite.

Me 1617 Sulltan Ahmeti vdiç duke i lënë amanet Sulltaneshës Kosem fëmijët. Kjo e fundit për të ruajtur fëmijët e saj, ndryshoi ligjin 300 vjeçar të trashëgimisë duke i dhënë të drejten e fronit pasardhësit më të madh në moshë. Si rrjellojë, ishte princ Mustafai që u bë sulltan dhe jo djali i madh Sulltan Ahmetit princ Osmani. Sulltan Mustafai I vuante nga paqëndrueshmeria mendore dhe ishte një sulltan kukull i cili drejtohej nga nëna e tij Sulltanesha Halime dhe veziri i dytë Davut Pasha. Sulltaneshë Halime për të treguar forcen e saj urdhëroi syrgjenosjen e Sulltaneshës Kosem në sarajet e vjetra dhe vrasjen e të gjithë princave, Osmanit, Mehmetit, Muratit, Bajazitit, Kasemit dhe Ibrahimit. Kjo gjë nuk ndodhi pasi Sulltanesha

Kosem me mbështetjen e këshillit dhe jeniçerëve e ndaloi. Syrgjenosja e saj në sarajet e vjetra zgjati vetëm 3 mua pasi ajo do të rrëzonte Sulltan Mustafain I nga froni në 1618 për të vëndosur djalin e Sulltan Ahmetit princ Omanin, i cili u bë Sulltan Osmani II. Mosmarrëveshjet me Osmanin II filluan kur ky i fundit vrau vëllain e tij dhe djalin e Sulltaneshës Kosem princ Mehmetin. Sulltanati i Osmanit II do të zgjaste vetëm 4 vjet sepse ky i fundit do të rrëzohej nga jeniçerët me komplot nga Sulltanesha Halime për të vëndosur përsëri Sulltan Mustafain I. Regjimi i dytë i tij zgjati 1 vit e gjysëm me Sulltaneshën Kosem që në 1623 rrëzoi përfundimisht Sulltan Mustafain I nga froni dhe e mbylli në dhomen e izoluar. Ajo vëndosi në fron djalin e saj të dytë Sulltan Muratin IV që ishte vetëm 11 vjeç dhe u bë për herë të parë në historinë e Perandorisë Osmane një sulltaneshë që kishte të drejtë legjitime për të marrë vendime, në rolin e regjencës.

Sulltanesha Kosem vdiq ne moshën 51 vjeçare më 2 shtator 1651. Ajo vdiq ne gjendje te mjerueshme duke u ekzekutuar ose duke u vrarë me litar, ose me flokët e saj. Por shkaqet e vdekjes së saj ishte armiqësia mes Turhan Sulltanit nënës së Mehmed IV. Atë kohë Kosem i kishte vrarë të gjithë fëmijët të saj deri tek Ibrahimi. Turhan Sulltan kërkonte që të bëhet Nënë Sulltanesh. Pasi Kosem u plak në moshë ajo tentoi që të helmonte Padishahun Mehmed IV sepse asaj nuk i kishte pelqyer qe ne fron ishte djali i Turhan edhe ajo nuk mund te bente asgje sepse nuk lejonte Turhan qe ajo të udhëheqte vendin. Kosem donte qe ai te vdiste duke u helmuar me qumësht por Turhan e morri vesh atë ne momentin e fundit. Edhe qe aty filluan armiqesite midis te dy Sulltanëve. Sulltanesha Kosem para 2 shtatorit, mbledhi të gjithë Pashallarët dhe njerëzit besnik fshehtë, për të bërë bastisje dhe për ta vrarë Sulltan Turhanin dhe të birin Mehmedin, por njëri nga pashallarët e tradhëton Kosemin, dhe e informon Turhan Sulltanin. Pas namazit të sabahut të 2 shtatorit filloi beteja në Pallatin Topkapi, të cilën së pari u ekzektutua Hagji Aga (njëri nga burrat më besnik të Kosem Sulltanit të cilën kishte shkuar në kullën e Sarajit Topkapi për ta ndezur flakën për ti informuar jeniçerët për të hyrë). Më pas burrat besnik të Turhanit kërkojnë që ta dorëzojnë Kosemin Turhanit dhe Mehmedit por ata nuk e duan ta dorëzojnë dhe luftojnë mes vete. Pasi të gjithë ishin vrarë kishte mbetur vetëm Kosem Sulltan, burrat e Turhan fillojnë kërkimin e saj, Kosem Sulltan ishte fshehur në dollapin e saj, por që diktohet nga agallërt pasi fustani i saj kishte mbetur jashtë. Pasi e gjejnë Kosemin të vetëm, ata e ekzekutojnë Sulltaneshën me flokët e saj, apo me perde. Pas vdekjes së Kosem Sulltanit në Stamboll u mbajt 3 ditë e netë bukë zi, të gjithë xhamitë, hanet, pazaret, çarshitë u mbyllën. Ata akuzuan jeniçerët për vrasjen e qëllimshme, dhe mijëra turma njerëzish ishin duke protestuar para Pallatit Topkapi. Udhëpërshkruesi i famshëm Osman Evlia Çelebi përshkruan: "Nëna e botës, gruaja e Sulltan Ahmedit (I); nëna e Osmanit (II), Orhanit, Bajazidit, Muradit (IV) dhe Ibrahimit; e madhërishmja Kösem Valide Sultan - u mbyt nga Kara Süleyman Aga. Ai e mbyeti atë duke i lidhur flokët e saj rreth qafës. Kështu që ajo bamirëse e hirshme ra shehite (dëshmore). Kur populli i Stambollit dëgjoi për këtë, ata i mbyllën xhamitë dhe pazaret për tre ditë e net. Kishte trazira të mëdha. Qindra njerëz u vranë, fshehurazi dhe publikisht, dhe Stambolli ishte në një gjendje trazirash". Pas vdekjes së saj, trupi i saj u mor dhe u dërgua nga Topkapi në Pallatin e Vjetër (Eski Sarayı) dhe pastaj u varros pranë burrit të saj Ahmed I.

Në kinematografi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një film serial turk nga kompania Tims Production për jetën e Sulltaneshës Kosem i titulluar Muhteşem Yüzyil: Kösem. Në rolin e Anastasia, vajzës greke është Anastasia Tsilimpiou, në rolin e të preferuares së sulltanit është Beren Saat dhe në rolin e nënës sulltaneshë Nurgül Yeşilçay.