Jump to content

Klaas-Jan Huntelaar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Klaas-Jan Huntelaar

Huntelaar me Schalken në vitin 2011.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDirk Klaas Jan Huntelaar[1]
Datëlindja12 gusht 1983 (41 vjeç)
VendlindjaVoor-Drempt, Gelderland, Hollandë
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Schalke 04
Numri25
Karriera me të rinjtë
1988–1994VV H. en K.
1994–2000De Graafschap
2000–2002PSV
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2004PSV1(0)
2003De Graafschap (Huazim)9(0)
2003–2004AGOVV (Huazim)35(26)
2004–2006Heerenveen46(33)
2006–2009Ajax92(76)
2009Real Madrid20(8)
2009–2010Milan25(7)
2010–Schalke 0489(51)
Karriera ndërkombëtare
2002–2006Hollanda U-2123(18)
2006–Hollanda60(34)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 shkurt 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 shkurt 2014

Klaas Jan Huntelaar (ka lindur më 12 gusht 1983), mban nofkën The Hunter, është futbollist hollandez. Luan si sulmues për klubin Schalke 04 dhe për kombëtaren hollandeze. Huntelaar është sulmues me teknikë, ka trup atleti. Stili i tij është krahasuar me stilin e Marco van Basten dhe Ruud van Nistelrooy.

Ish-trajneri i Kombëtares së Holandës Louis van Gaal ka thënë për Huntelaari-n : "Në zonën e penaltisë, ai është lojtari më i mirë në botë".

I shpallur si talenti i vitit dhe lojtari i vitit i Ajax-it në 2006, Huntelaar ishte pjesë e Holandës që fituan Kampionatin Evropian të U-21, ku ai ishte dhe golashënuesi më i mirë i turnirit. Ai gjithashtu ishte në një nga dy sulmuesit më të mirë të atij kampionati. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të ekipit të Holandës U-21, me 18 gola në 22 paraqitje. Në ligën e vendit ai përfundoi se golashënuesi më i mirë gjatë edicionit 2005-2006 dhe 2007-2008.

Huntelaar më herët ka lujatur për PSV, De Graafschap, AGOVV Apeldoorn, SC Heerenveen, AFC Ajax and Real Madrid, para se të nënshkruante me AC Milan në gusht 2009.

Huntelaar ka lindur në Drempt, fshat në AchterhoekNetherlands, por u zhvendos në Hummelo kur ishte vetëm gjashtë javësh. Ai jetoi me prindërit Dirk-Jan and Maud Huntelaar, dhe dy vëllezërit Niek dhe Jelle.

Në moshën pesë vjeçare, Huntelaar, së bashku me dy vëllezërit, u bashkuan me klubin e futbollit lokal VV H. en K. ku luajti për gjashtë vitet e ardhshme. Ai u zbulua si talent i ri gjatë kësaj periudhe nga Go Ahead Eagles por distanca e nevojshme për të udhëtuar ne bazën e ekipit në Deventer e ndaluan atë që ti bashkohej skuadrës.

Menjëherë më vonë, ai u vëzhgua nga De Graafschap dhe më 6 prill 1994 ai nënshkroi kontratët e tij të parë, në moshën 11 vjeçare. Gjatë dy viteve me De Graafschap, Huntelaar ka luajtur në pozita të ndryshme si lojtar krahu i majtë, mesfushor ofensiv, mbrojtës i majtë madje edhe si portier; vetëm në vitin e tij të tretë ai u pozicionua si sulmues.

Huntelaar në stëritje.

Në sezonin 1997-1998, Huntelaari 14 vjeçar ishte sulmuesi kryesor i skuadrës-C te De Graafschap dhe shënoi 33 gola ne 20 ndeshje. Në sezonin vijues ai u ngrit në skuadrën-B1, dhe në sezonin 1999-2000 ai u bë golashënuesi më i mirë i B1-ligës me 31 gola. Aftësia e tij për të shënuar gola mori vëmendjen PSV, të cilët nënshkruan me të në qershor të vitit 2000.

Më 26 shkurt 2014, Huntelaar shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 1–6 në shtëpi kundër ish skuadrës së tij Real Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 16 të Champions Leagues, ai e shënoi golin nga jashtë zone në minutën e 91 duke prishur rekodin e Iker Casillas me 952 minuta pa pësuar gol.[2].

  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" (PDF). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). fq. 20. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 25 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "I frikshëm Reali". Telegrafi.com. 26 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)