Jump to content

Robert College

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kolegji Roberti)
Robert College

Robert College (turqisht: Robert Koleji ose Amerikan Koleji) në Stamboll është një institucion privat dhe i pavarur i arsimit të lartë, institucion koedukativ i cili ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit, në Arnavutkoj. Ka një histori të gjatë të veprimtarisë edukative e arsimore. Nga ky institucion dolën kuadro të shquara dhe me emër si politikanë, gazetarë, artistë, etj. mes tyre, dy kryeministra turq, katër kryeministra bullgarë, tre anëtar kabineti të Qeverisë Turke dhe një nobelist. Po nga ky institucion dolën edhe një numër i konsiderueshëm i kuadrove shqiptare mes të cilëve duhet përmendur pedagogen e shquar shqiptare Parashqevi Qiriazi.

Kolegji amerikan i Robertit (Robert College) u themelua në vitin 1863 në Seminarin e Shkollës Bebek të Stambollit, nga ana e filantropistit amerikan Christopher Robert dhe misionarit Cyrus Hamlin. Në kuadër të R.K. funksiononte edhe Kolegji Amerikan i Vajzave (American College for Girls). Qëllimi i themelimit të këtij institucioni fillimisht ishte arsimimi dhe edukimi i minoriteteve të krishtera të Perandorisë Osmane, mirëpo me kalimin e kohës R.K. u bë një institucion i theksuar sekular i arsimit të lartë i njohur jo vetëm brenda por edhe jashtë Republikës së Turqisë. Në këtë institucion studiuan mijëra studentë nga 14 kombësi të ndryshme. Mes tyre numërohen rreth 70 studentë shqiptarë.[1]

Data të rëndësishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1863, 16 shtator: Në Seminarin e Shkollës Bebek me vetëm 31 nxënës, fillon aktivitetin e tij, institucioni edukativ e arsimor me emrin Robert College.
  • 1888, Serafin Kasapi ishte maturanti i parë shqiptar i kësaj shkolle.
  • 1891, Sevasti Qiriazi maturante.
  • 1904, Parashqevi Qiriazi maturante. Në këtë vit Parashqevi Qiriazi ishte edhe presidente e organizatës studentore në këtë institucion.[2][3]
  • 1896, Fanka Eftimiu maturante.
  • 1912, Për nxënësit dhe studentët shqiptar futet gjuha shqipe si lëndë mësimore. Mësimdhënësi i parë i gjuhës shqipe në këtë institucion ishte Sali Nivica[4]

Studentë të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 2255 ISBN 978-99956-10-32-6
  2. ^ Stucky, Dana. Who was Paraskevi Kyrias 15 September, 2014. http://instituti.org/ 18.04.2016
  3. ^ Parashqevi Qiriazi, master i edukimit që më 1913[lidhje e vdekur] 30.09.2015. http://www.epokaere.com/ 18.04.2016
  4. ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 1848 dhe 2255. ISBN 978-99956-10-32-6
  5. ^ a b Beniamin Bakalli:Vëllezërit binjakë Abdyl dhe Xhelal Hardolli – heronj të Kryengritjes së Postribës September 23, 2015. VOAL, Vizituar më 18.10.2016.
  6. ^ a b c d Robert College (1863 • 1938), Revista Përpjekja Shqiptare, Nr. 18 - 24, Tiranë, dhjetor 1938, fq. 425 - 426 [lidhje e vdekur] Vizituar më 13.08.2016.
  7. ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 2255 etj. ISBN 978-99956-10-32-6