Jump to content

Kolonizimi Austriak i ishujve Nikobar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hartë moderne e Ishujve Nikobar (dhe Andaman)

Kolonizimi Austriak i Ishujve Nikobar (gjermanisht: Nikobaren-Inseln, të riemërtuar Ishujt Theresia (gjermanisht: Theresia-Inseln) përfshinin një seri prej tre përpjekjesh të veçanta nga Monarkia Hapsburge dhe më vonë Perandoria Austriake, për të kolonizuar dhe banuar Ishujt Nikobar. Vetëm e para nga këto, e nisur në vitin 1778, ishte e suksesshme.[1] Përpjekja e dytë u anullua dhe e treta, në vitin 1886, u braktis për shkak të kolonizimit të mëparshëm nga britanikët në vitin 1868.[2] Ishujt Nikobar ishin kolonizuar më parë nga danezët në vitin 1756; ata i braktisën ishujt pas shpërthimeve të shumta të malaries,[3] por formalisht vazhduan ti pretendonin ishujt deri në vitin 1848.

Kolonizimi i mëparshëm danez

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishujt Nikobar u kolonizuan zyrtarisht nga danezët më 1 janar 1756. Danimarka zotëronte një port të rëndësishëm në Indi, Trankuebarin dhe vendosi ti kolonizonte ishujt, duke arësyetuar mungesën e rezistencës vendase, aksesin e lehtë dhe afërsinë me Trankuebarin.[3] Në dhjetor 1756, danezët e emërtuan Ishujt e Frederikut (Frederiksøerne),[4] sipas mbretit të atëhershëm danez, Frederiku V.

Brenda pak muajsh nga kolonizimi, ishulli i Nankovrit u banua dhe kolonia, por kolonia u infektua për herë të parë nga malaria. Sëmundja tropikale e bartur nga mushkonjat u përhap ishull më ishull deri sa i goditi kolonët danezë aq rëndë sa kolonët e mbetur, duke përfshirë kreun e kolonisë, u kthye në Trankuebar në mars 1760. Një tjetër ekspeditë u bë në vitin 1768, por në më pak se 9 vjetëve ajo koloni gjithashtu u shpërbë.[3][5][6]

Sfondi i kolonizimit austriak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjina e kolonizimit austriak të Ishujve Nikobar mund të gjurmohet që nga apelet si ndaj perandores Maria Tereza, ashtu dhe perandorit Jozefi II nga William Bolts. Bolts kishte qenë më parë aktiv në Kompaninë Britanike të Indisë Lindore, por ishte dënuar për tregtimin e opiumit dhe ishte larguar. Në vitin 1774, ai udhëtoi në Vjenë për të bindur austriakët e papërvojë në kolonizim për fizibilitetin e tregtisë midis Triestes dhe Lindjes së Largët. Bolts u mirëprit nga oborri austriak dhe iu dha një kartë dhjetë vjeçare, duke e lejuar atë të tregtonte nëpërmjet porteve austriake të Adriatikut me Persinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën.[7]

Bolts, që atëherë ishte në oborrin e navabit të Majsores,[8] e drejtoi anijen Joseph und Theresia për të lundruar te Ishujt Nicobarë. Në qershor 1778, anija u ankorua në ishullin Nankovri dhe më 12 korrik, banorët nikobarezë vendas nënshkruan një dokument që ia çedonte të njëzet e katër ishujt Austrisë.[1] Flamuri austriak u ngrit pastaj në kodrën e afërt dhe 6 veta, me skllevërit, bagëtitë dhe armët, u lanë pas për të nisur koloninë e re austriake.[5][9][10][11][12][13][14]

Në vitin 1781, kolonët u ankuan rreth mungesës së ujit të pishëm dhe ushqimit, por Vjena e shpërfilli dhe e la ngulimin e saj në fatin e tij.[6] Kolonia u menaxhua me sukses deri sa Gottfried Stahl, udhëheqësi i saj, vdiq në vitin 1783; kolonët e mbetur vendosën ti braktisin ishujt në vitin 1785.[1] Përveç vdekjes së Stahlit, danezët vendosën të dërgonin një anije luftarake nga Trankuebari në një përpjekje për ti larguar austriakët nga Nankovri forcërisht.[15]

Frigata SMS Novara

Ekspedita Novara e 1858-ës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I motivuar nga nevoja për të eksploruar, arkiduka Ferdinand Maximilian i Austrisë në vitin 1857 dërgoi frigatën SMS Novara në një udhëtim shkencor përreth botës. Në bord ishte një skuadër kërkuesish nga Akademia Austriake e Shkencave, që mori edhe detyrën shtesë të vëzhgimit për vende të mundshme për një koloni ndëshkimore.

Në shkurt 1858, Novara mbërriti ishullin e Kar Nikobarit, ishulli më verior i vargut. Skuadra austriake lundroi përreth ishujve të Nankovrit dhe Kamortës, por nuk u përpoq ti zinte ata. Udhëheqësi i grupit, etnologu Karl von Scherzer, e inkurajoi skuadrën për të eksploruar ishullin për artifakte. Kërkuesit morën më shumë se 400 artifakte vendase nga Nancovri dhe Kamorta, pas të cilës von Scherzer filloi të promovonte idenë e rikolonizimit;[1] por qeveria austriake vendosi kundër kësaj.

Nëse idea e von Scherzer-it do të pranohej nga qeveria austriake, kolonizimi ka shumë të ngjarë që të mos kundërshtohej. Danezët i kishin larguar të gjitha ngulimet nga Ishujt Nikobar dhe e kishte anulluar sovranitetin mbi ta në vitin 1848,[2] dhe kolonizimi britanik do të niste 10 vjetë më vonë.

Në vitin 1886, korveta austro-hungareze SMS Aurora u ankorua në limanin e Nankovrit para se të vazhdonte udhëtimin e saj për në Lindjen e Largët. Austriakët atëherë kuptuan se ishujt tashmë i kishin kolonizuar britanikët.[1] Në vitin 1868, britanikët i kishin blerë zyrtarisht të drejtat e njëzet e katër ishujve Nikobar nga Qeveria Daneze.[4] Në këtë mënyrë nuk pati më plane të mëtejshme austriake për rikolonizimin e ishujve.

  1. ^ a b c d e Philipp Steger (2005). The Nicobar Islands: Linking Past and Future (në anglisht). University of Vienna. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2018. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  2. ^ a b The Andaman and Nicobar Islands: Local Gazetter (në anglisht). Kalkuta, Indi: Superintendent Government Printing. 1908.
  3. ^ a b c Randolph Stow (1979). "Denmark in the Indian Ocean, 1616–1845: An Introduction". Kunapipi (në anglisht). University of Wollongong. 1 (1): 11–26. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  4. ^ a b "History of the Andaman and Nicobar Islands|Population of the Andaman and Nicobar Islands|Andaman Mangroves Holidays". andamanmangroves.com (në anglisht). Marrë më 22 dhjetor 2018.
  5. ^ a b R. F. Lowis (1912). Census of India, 1911 (në anglisht). Vëll. 2: The Andaman and Nicobar Islands. Part I: Report. Part II: Tables. Superintendent Government Printing.
  6. ^ a b Richard Carnac Temple (1994). The Andaman and Nicobar Islands. Report on the Census. Imperial Gazzeteer of India – Provincial Series (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-812060876-4.
  7. ^ William Bolts (1787). "4: Octroi de Sa Majesté l'Imperatrice Reine Apostolique, accordé au Sieur Guillaume Bolts, à Vienne le 5 Juin 1775". Recueil de pièces authentiques, relatives aux affaires de la ci-devant Société impériale asiatique de Trieste, gérées à Anvers (në frëngjisht). Antverp: Uitgever niet Gekend. fq. 44–49.
  8. ^ Walter Markov (1961). "La Compagnia Asiatica di Trieste (1775-1785)". Studi Storici (në italisht). Fondazione Istituto Gramsci. 2 (1): 14.
  9. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II. Vierteljahrsschrift für Sozial- und Wirtschaftsgesichte: Beihefte (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 45–47.
  10. ^ Heinrich Sieveking (1940). "Die Kaiserliche Flagge auf den Nikobaren". Ostasiatische Rundschau. Die Zeitschrift für den Fernen Osten, Australien und die Südsee (në gjermanisht). 21 (5–6): 111–2.
  11. ^ Gazzetta Universale: o Sieno Notizie Istoriche, Politiche, di Scienze, Arti, Agricoltura ec (në italisht). Vëll. 7. Firence. 1780.
  12. ^ St. James's Chronicle, or British evening post (në anglisht). 18 janar 1780. OCLC 863069598.
  13. ^ London Chronicle (në anglisht). Londër: J. Wilkie. 11 mars 1780.
  14. ^ Journal politique, ou Gazette des gazettes (në frëngjisht). Vëll. 317, Seconde Quinzaine. Paris: M. Lutton. tetor 1779.
  15. ^ Walter Markov (1961). "L'expansion autrichienne outre-mer et les intérêts portugaises 1777–81". Congresso Internacional de História dos Descobrimentos, Actas (në frëngjisht, portugalisht, dhe anglisht). Vëll. 5: Expansão ultramarina - Parte II: A expansão nos séculos XVII e XVIII. Comissão Executiva das Comemorações do V Centenário da Morte do Infante D. Henrique. fq. 281–291.