Jump to content

Njësia administrative Funar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Funar)
Njësia administrative Funar

Komuna Funar është një komunëRrethin e ElbasanitShqipëri.[1] Ndodhet rreth 20 km larg qytetit të Elbasanit. Komuna e Funarit ka në administrimin e tij 17 fshatra, rrethohet nga 7 male dhe përshkohet nga 3 përrenj: Zaranika, Kusha dhe Zalli i Korrës. 4 liqene malore të ndarë 2 ndodhen brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë. [2]E pasur me pyje pishash dhe dushku. Funari ofron një klimë të favorshme që e bëjnë një vend ideal për të shpenzuar fundjavat. Duke qenë një zonë e banuar që në antikitet në të janë gjetur shumë objekte arkeologjike. Një fakt tjetër që vërteton lashtësinë e kësaj zone janë dhe toponimet.

Pikat turistike të Funarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 4 liqenet e Funarit me një sipërfaqe ujore prej 46 ha dhe kapacitet deri në 5 milion e 100 mijë m3 ujë.
  • Mali i Korrës maja më e lartë e Krahinës së Funarit (1420m) dhe Guri Letër, një gur 3m i lartë, mbi 2m i gjerë, që qëndron në sipërfaqen shkëmbore, sikur ta kenë vendosur njerëzit në atë pozicion.
  • Shëmria (Shën Mëria) maja më e lartë shkëmbore e Bixëlles (940m). Emri i saj flet qartë për një vendbanim të lashtë të krishtërimit. Mbetjet e pllakave dhe tullave vërtetojnë së Kisha e Shën Mërisë ndodhej këtu.
  • Shpella e Hasmit është një pikë turistike me bukuri të rrallë natyrore. Është pak e vështirë të ngjitesh, por hyrja e saj rreth 2m e lartë gati po aq e gjerë, bie menjëherë në sy. Quhet kështu sepse aty fshiheshin njerëz që u ruheshin hasmit nga krimet e gjakmarrjes.
  • Masivi i pyjeve të dushkut prej 250 ha, fillon në kodrat veri perëndimore të Funarit, vazhdon me dushkun e kuq deri në Stafaj dhe zbret në pllajën e Mollagjeshit.


  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Funar – Bashkia Elbasan". elbasani.gov.al. Marrë më 2024-03-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)