Jump to content

Kroi i Shadërvanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kroi i Shatërvanit)
Kroi i Shatërvanit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës428

Kroi i Shadërvanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".[2]

Kroi i Shatërvanit gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisëSinan Pashës). Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Në fund të shek. XIX mbi kroin e Shatërvanit ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke, për të cilën na vërteton një fotografi që gjendet në dokumentacionin e QRTK-së së Prizrenit. Kroi i Shatërvanit ndodhet në mes të Sheshit Shatërvan, me pozitën e saj karakteristike, formën dhe dekorimet paraqet njërin prej simboleve të qytetit dhe njëherësh edhe Kroin më karakteristik të ruajtur deri në ditët e sotme. [3] [4]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
  3. ^ Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
  4. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 qershor 2022. Marrë më 8 qershor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)