Laert Vasili
Laert Vasili | |
---|---|
Lindi | 7 mars 1974 |
Kombësia | Shqiptar |
Gjatësia | 174 cm (5 ft 9 in) |
Laert Vasili (7 mars 1974) është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent. Ai lindi në Delvinë, Sarandë.[1] Në moshën 19-vjeçare studioi për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1994 u largua në Greqi për të studiuar aktrim në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Ai doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasili është me përkatësi etnike shqiptare nga ana e babait të tij, ndërsa nëna e tij është me përkatësi etnike greke. Të dy prindërit e tij ishin ushtarakë me profesion. Si rezultat, familja zhvendosej në vende të ndryshme dhe për këtë arsye ai e kaloi fëmijërinë mes Tiranës, Sarandës dhe Delvinës. Ai filloi të aktrojë në moshën 16-vjeçare, duke luajtur pjesë kryesore në disa shfaqje teatrale shkollore.
Karriera artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për "Aktori më i mirë i ri" në 2001.
Në vitin 2012, Vasili drejtoi një shfaqje në Greqi Corpus Christi që përshkruan Jezu Krishtin dhe apostujt e tij si një grup burrash homoseksualë. Drama e vitit 1997 u shkrua nga dramaturgu amerikan Terrence McNally. Kisha Ortodokse Greke dhe ekstremisti i djathtë Agimi i Artë protestuan kundër shfaqjes dhe Vasili dhe aktorët e shfaqjes u përballën me akuza për blasfemi në Greqi. Vasiliou kritikoi faktin se prokurorët po përdornin burime të pakta për të ndjekur penalisht kastin e tij, në vend që të hetonin shmangësit e taksave që kishin kontribuar në krizën ekonomike të Greqisë. “Ajo që shoh është se ka njerëz që kanë grabitur vendin e verbër, që nuk janë në burg dhe prokurori kthehet kundër artit”, tha Vasili për Reuters.[2]
Shtypi grek e ka përfshirë Laert Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha cmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik 2005-së, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës. [3]
Vasili ishte pjesë e sezonit të parë të spektaklit Dance with Me në Tv Klan në Tiranë në vitin 2014. Vasili dhe këngëtarja profesioniste Zajmina Vasjari dolën të dytët nga gjashtë çiftet konkurruese në finale. Ai gjithashtu fitoi sezonin e parë të spektaklit Blind Taste në Vizion Plus TV në Tiranë, Shqipëri. Ai doli i pari në finalen e madhe më 4 korrik 2015 përpara 32 kandidatëve.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasili ka marrë çmime të ndryshme gjatë jetës së tij artistike.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi |
---|---|
1995 | Pranvera e ëmbël |
1997 | Mirupafshim |
1999 | Ditari |
2000 | Edge of Night |
2000 | Stela e përflakur |
2001 | Annas Somer |
2001 | Tomorrow Is Another Day |
2001 | Alexandreia |
2002 | Dashuria erdhi nga larg |
2003 | Playing Parts |
2003 | Oikos antohis |
2005 | Hostage |
2005 | Dielli i Egjeut |
2005 | Liqeni i psheretimave |
2006 | Për Anën |
2007 | Oi istories tou astynomou Beka |
2007 | Salla e pritjes |
2008 | Charlie's Son |
2010 | Tingulli i Heshtjes |
2011 | Red Sky |
2011 | Balkan Bazaar |
2012 | Agon |
2015 | Paftuar |
2015 | Menge Kemishe |
2015 | Three |
2018 | The Invocation of Enver Simaku |
2019 | The Miracle of the Sargasso Sea |
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas, etj.
Eskili : Persët (Lajmëtari) dhe Prometeu i lidhur (Hefesti)
Sofokliu : Edipi Tiran (Korifeu), Elektra (Oresti) dhe Antigona (Lajmëtari)
Ben Jonson : Volpone (Bonario)
Nikolai Gogol : Ditari i nje te cmenduri
Maksim Gorki : Fundërinat (Vaska Pepel)
Alexander Ostrovsky : Ditari i një mashtruesi (Kurcajev)
Edgar Allan Poe : Shembja e Shtëpisë Asher (Rodrig)
Bertolt Brecht : Mahagony (Pol Akerman)
Harold Pinter : Kremtimi i ditëlindjes (Stanley Webber) dhe "Kujdestari" (Aston)
Heiner Müller : Herkuli (Herkuli)
Brian Friel : Perkthimet (Ouen)
Robert Wilson : Persefoni (Homeri)
Andre Roussin : Nina (Gerard)
Patrick Hamilton : Drita e gazit
Terrence McNally : Corpus Christi
Angelo Longoni : Mysafiri (Leo)
Mark Ravenhill : Fausti ka vdekur (Pit) dhe Polaroids (Viktor)
George Sevastikoglou : Angjela (Lambro)
Andreas Staikos : Kur bie perdja (Vracano)
Elena Pega : Shokët e rinj (Ogi)
Akis Dimou : Nata e sekreteve (Nikola)
Regjisor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si regjisor në Teatër ka vënë në skenë veprat :
- Elektra nga Sofokliu
- Kush e solli Doruntinen nga Ismail Kadare
- Agamemnon Inferno nga Ismail Kadare
- Corpus Christi nga Terrence McNally
- Emigrantët nga Slawomir Mrozek
- Një në dhjetë veta nga Laert Vasili
- Projekt Ilion - Work in Progress nga Laert Vasili
- Kenge dashurie me korba nga Bashkim Hoxha
Përkthyes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjithashtu ka shqipëruar veprat :
- "Persët" - Eskili
- "Elektra" - Sofokliu
- "Kreditoret" - August Strindberg
- "Shembja e Shtëpisë Asher" - Edgar Allan Poe
- "Ceshtja e rruges Lursin" - Eugene Labiche
- "Komedia e zeze" - Peter Shaffer
- "Emigrantët" - Slawomir Mrozek
- "Duke edukuar Riten" - Willy Russel
- "Agamemnon Inferno" - Ismail Kadare
- "Corpus Christi" - Terrence McNally
- "Genjeshtarët" - Anthony Neilson
- "Venusi me gezof" - Davis Ives
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Laertis Vasiliou". IMDB (në anglisht).
- ^ "Greece lays charges of blasphemy over gay Jesus play". cbc.ca (në anglisht).
- ^ "Laert Vasili, jeta midis dy vendeve". Top Channel.