Lisi i Bukoshit
Lisi i Bukoshit (Trungu i Lisit në Bukosh) | |
---|---|
![]() Pamje e Lisit të Bukoshit | |
Koordinatat | 42°48′14.3″V 20°55′32.2″L / 42.803972°V 20.925611°LKoordinatat: 42°48′14.3″V 20°55′32.2″L / 42.803972°V 20.925611°L |
Shteti | Republika e Kosovës |
Rajoni | Rajoni i Mitrovicës |
Komuna | Vushtrria |
Fshati | Bukoshi |
Gjinia biologjike | Quercus |
Lisi i Bukoshit është një monument i rrallë i trashëgimisë natyrore me karakter botanikë i cili ndodhet në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lisi i Bukoshit është një lis i vjetër i gjinisë Quercus me përmasa të perimetrit të trungut të cilat në bazë (në fund të trungut) janë 3.10 cm (1.22 in) ndërsa gjatësia/lartësia maksimale e kurorës së tij sillet rreth 22 m (72 ft). Vjetërsia e saktë e tij nuk dihet por thuhet që kur ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore [1] Shkup - Fushë Kosovë - Mitrovicë [2] ky lis të ketë qenë një mënjollë (filizë) e vogël pranë një kroi. (Dihet që ndërtimi i hekurudhës në fjalë ka përfunduar në vitin 1874). [1] Pranë lisit, në vendin ku dikur ishte një burim i ujit të freskët (krua) tani gjendet një bunar (pus) gjë që i jep monumentit edhe karakter hidrologjik. [3]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b "Historiku i Hekurudhave të Kosovës" (PDF). Hekurudhat e Kosovës. 2010. Marrë më 4 maj 2020.
- ^ "History of Macedonian Railways through photo documentation" (në anglisht). Macedonian Railways (Hekurudhat e Maqedonisë - Македонски Железници). 2013. Marrë më 4 maj 2020.
- ^ Për shkak se pranë lisit dikur ndodhej edhe një burim i ujit të freskët, (një krua) nën hijen e tij, në periudha të ndryshme historike, kanë qëndruar dhe janë freskuar të njohur e të panjohur. Jo larg prej këtij lisi thuhet të ketë filluar edhe konflikti mes Azem Galicës dhe Jorgo Jabukës. Shih më gjërësisht për këtë në: Tahiri, B. (11 shtator 2014). "Veprimtaria luftarake e Azem Galicёs gjatё Luftёs sё Parё Botёrore (Kumtesё në 100- vjetorin e Luftës së Parë Botërore)". filolet.com. Marrë më 4 maj 2020.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (faqe zyrtare)
Commons: Lisi i Bukoshit (Vushtrri) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale