Jump to content

Luftërat Ridda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luftërat Ridde
Data632–633
Vendodhja
Pasoja Fitore bindesë e Hilafetit Rashidun
Palët pjesëmarrëse
Rashidun Fiset rebele arabe
Komandantët dhe udhëheqësit
Muhammedi
Ebu Bekri
Halid bin Velidi
Ikrime ibn Ebi Xhehl
Amr ibn el-As
Shurahbil ibn Hasana
Halid ibn Seid
El Ala el Hadrami
Hudhejfe el-Bariki
Arfaxha el-Bariki
El-Muhaxhir ibn Abi Umajja
Suaid ibn Maqaran
Shahr ibn Badhan 
Firuz ed-Dejlemi
El-Asuad El-Ansi 
Kajth ibn Abd Jaghuth
Tulajha
Musajlime 
Malik ibn Nuvejre 
SexhahStampa:Surrendered

Luftërat Ridde (arabisht: حُرُوب ٱلرِّدَّة Harub ar-Ridda "Luftërat e Apostazisë"), ishin një seri fushatash ushtarake të nisura nga Kalifi Ebu Bekër kundër fiseve rebele arabe gjatë viteve 632 dhe 633, menjëherë pas vdekjes së Profetit Muhammed.[1] Qëndrimi i rebelëve ishte se ata i ishin nënshtruar Muhammedit si profet i Allahut, por asgjë nuk i detyroheshin Ebu Bekrit.

Disa rebelë pasonin Tulajhan, Muasjlimen ose Sexhah, të gjithë pretenduan profetësi. Shumica e fiseve u mundën dhe u bashkuan me Hilafetin. Popujt rreth Mekës nuk u rebeluan.[2]

Rreth mesit të muajit maj viti 632, Muhammedi, tani i sëmurë, urdhëroi që të përgatitej një ekspeditë e madhe kundër Perandorisë Bizantine, në mënyrë që të hakmerreshin dëshmorët e betejës së Mu'tahut. 3000 myslimanë duheshte t'merrnin pjesë në të. Usame ibn Zejd, një djalë i ri dhe djali i Zejd ibn Harithahut që u vra në betejën në Mu’tahut, u emërua komandant i kësaj force, kështu që ai mund të hakmerrej për vdekjen e babait të tij.[3][4][5] Megjithatë, Muhamedi vdiq në qershor të vitit 632 dhe Ebu Bekri u bë Kalif nga një këshill shuraSakife.

Në ditën e parë të halifatit të tij, Ebu Bekri urdhëroi ushtrinë e Usamës që të përgatitej për të marshuar. Ebu Bekri ishte nën presion të madh në lidhje me këtë ekspeditë për shkak të rebelimit në rritje dhe apostazisë në të gjithë Arabinë, por ai ishte i vendosur.[6] Para marshimit të tij, Usama dërgoi Omer ibën Hatabin te Ebu Bekri dhe thuhet se ka thënë:

Shkoni te Kalifi, kërkoni prej tij që të lejojë që ushtria të qëndrojë në Medine. Të gjithë udhëheqësit e komunitetit janë me mua. Nëse shkojmë, askush nuk do të mbetet për të parandaluar jobesimtarët që të mos e shkatërojnë Medinën.[7] Migjithatë, Ebu Bekri nuk pranoi. Ai morri këtë vendim të paktën pjesërisht nga dëshira e tij për të kryer planin ushtarak të paplotësuar të Muhamedit.

Më 26 qershor të vitit 632, ushtria e Usames lëshoi kampin dhe u filloi lëvzjen. Pasi u largua nga Medineja, Usama kishte marshuar drejt Tebukut. Shumica e fiseve të këtij rajoni e kundërshtuan ashpër, por ai i mundi ata. Usame sulmoi shumë gjerë në rajonin e Arabisë Veriore, duke filluar nga Kuza'a, dhe më pas u nis për në Daumatu l-Xhandal (sot El Xhauf, Arabia Saudite).

Si rezultat i drejtpërdrejtë i operacioneve të tij, disa fise rebele iu rikthyen sundimit Medinias dhe pretenduan se ata ri pranuan Islamin. Kuza'aja mbeti e rebeluar dhe e papenduar, por Amr ibn el-Asi më vonë i sulmoi ata dhe i detyruan që të dorëzohen përsëri.[1]

Usama pastaj marshoi drejt Mu’tahut, sulmoi Arabët e Krishterë të fiseve të Benu Kalb dhe Ghasanidet në një betejë të vogël. Pastaj u kthye në Medine, duke sjellë me vete një numër të madh të robërve dhe një pasuri të konsiderueshme, një pjesë e të cilave përfshinte plaçkat e luftës dhe një pjesë nga taksat e fiseve të ri-pushtuara. Ushtria islamike qëndroi jashtë Medinës për 40 ditë.

Mbrojtja e Medinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rebelët e Medinës ishin të përqëndruar në dy zona: Abrak, 116 kilometra në veri-lindje dhe Dhu Kissa, 38 kilometra në lindje.[8] Këto përqendrime përbëheshin nga fiset e Benu Ghatafan, Hauazin dhe Taxh. Ebu Bekri dërgoi lajmëtar gjitha fiset armike, duke u bërë thirrje atyre të qëndrojnë besnikë ndaj islamit dhe të vazhdojnë të paguajnë Zeqatin.

Një apo dy javë pas largimit të ushtrisë së Usames, fiset rebele rrethuan Medinën, duke ditur se kishte pak forca luftarake në qytet. Ndërkohë, Tulajha, një profet i vetëshpallur, mblodhi forcat rebele në Dhu Kissa. Në javën e tretë të korrikut të vitit 632, ushtria apostate u zhvendos nga Dhu Kissa në Dhu Hussa, nga ku u përgatitën të fillonin një sulm në Medine.

Ebu Bekri zbuloi mbi lëvizjeven e kryengritësve, dhe menjëherë u përgatit për mbrojtjen e Medinës. Ndërsa ushtria e Usamës ishte diku tjetër, Ebu Bekri bashkoi një forcë luftarake kryesisht nga fisi i Muhamedit, Benu Hashim. Ushtria kishte ushtarë të lartë si Talha ibn Ubejdullah dhe Zubejr ibn el-Auam, i cili më vonë (në vitet 640) do të pushtonte Egjiptin. Secili prej tyre u emërua komandant i një të tretës së forcës së re të organizuar. Para se apostatët të bënin lëvizjen e parë, Ebu Bekri e nisi ushtrinë e tij kundër posteve të tyre dhe i dëboi përsëri në Dhu Hussa.

Të nesërmen, Ebu Bekri me ushtrinë kryesore, marshoi nga Medineja dhe lëvizi drejt Dhu Hussa.[1] Ndërsa të gjitha devetë e kalërimit ishin me ushtrinë e Usames, ai mund të mblidhte vetëm disa deve inferiore. Këto deve, të pa stërvitur për betejë, u rrënuan kur Hibali, komandanti apostat në Dhu Hussa, bëri një sulm befasues nga kodrat. Si rezultat, myslimanët u tërhoqën për në Medine, dhe apostatët rimorrën postet që i kishin humbur disa ditë më parë. Në Medine, Ebu Bekri riorganizoi ushtrinë për betejë dhe sulmoi apostatët gjatë natës, duke i zënë në befasi. Apostatët u tërhoqën nga Dhu Hussa për në Dhu Kissa. Të nesërmen në mëngjes, Ebu Bekri udhëhoqi forcat e tij në Dhu Kissa dhe mundi fiset kryengritëse, duke pushtuar Dhu Kissan më 1 gusht 632.

Pas mposhtjes, fiset apostate u tërhoqën për në Abrak, ku ishin mblodhur më shumë fisne të Ghatfanit, Hauazinit dhe Taxhxhit. Ebu Bekri la një pjesë të ushtirsë nën komandën e en-Numan ibn Mukarriniut në Dhu Kissa dhe me ushtrinë e tij kryesore u kthye në Medine.

Më 4 gusht 632, ushtria e Usamës u kthye në Medine. Ebu Bekri urdhëroi Usamen për të pushuar dhe për rifurnizuar ushtarët e tij për operacionet e ardhshme. Në ndërkohë, në javën e dytë të gushtit të vitit 632, Ebu Bekri lëvizi ushtrinë e tij për në Zhu Kissa. Duke i bashkuar forcat e mbetura të En-Numan ibn Mukarriniut me të vetat, Ebu Bekri më pas lëvizi drejt Abrakut, ku ishin mbledhur rebelët e tërhoqur dhe atje i mundën. Rebelët e mbetur u tërhoqën për në Buzakha, ku Tulajha me ushtrinë e tij ishte zhvendosur nga Samireja.

Strategjia e Ebu Bekrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në javën e katërt të gushtit të vitit 632, Ebu Bekri lëvizi drejt Zhu Kissas me të gjitha forcat luftarake në dispozicion. Atje ai planifikoi strategjinë e tij, në atë që më vonë do të quhej Fushata e Apostazisë, për t'u marrë me armiqtë e ndryshëm që pushtuan pjesën tjetër të Arabisë.[8] Betejat të cilat ai i kishte udhëhequr së fundmi kundër apostatëve në Zhu Kissa dhe Abrak ishin të natyrës së veprimeve mbrojtëse për të mbrojtur Medinën dhe dekurajuar sulme të mëtejshme të armikut. Këto veprime i mundësuan Ebu Bekrit të siguronte një bazë nga e cila ai mund të luftonte fushatën madhore që ishte përpara, duke fituar kështu kohë për përgatitjen dhe nisjen e forcave të tij kryesore.

Ebu Bekrit duhej të luftonte jo një, por disa armiq: Tulajhan në Buzakha, Malik bin Nuairan në Butah dhe MusajlimenJamamah. Ai duhej të merrej me apostazinë e përhapur në brigjet lindore dhe jugore të Arabisë: në Bahrein, në Oman, në Mahra, në Hadhramaut dhe Jemen. Apostazi kishte edhe në rajonin jugor dhe lindor të Mekës dhe nga Kuza'a në Arabinë veriore.

Ebu Bekri formoi ushtrinë në disa trupa, më e forta e së cilës u komandua nga Halid bin Velidi dhe u caktua të luftojë më të fuqishmit nga forcat rebele. Trupave të tjerë iu dhanë zona me rëndësi dytësore në të cilat do të luftoheshin fiset apostate më pak të rrezikshme , dhe u rradhitën pas Halidit, në varësi të rezultateve të operacioneve të tij. Plani i Ebu Bekrit ishte që së pari të pastrojë Arabinë perëndimore-qendrore (zona më e afërt me Medinën), pastaj të merret me Malik bin Nuairan, dhe në fund të përqendrohet kundër armikut më të rrezikshëm dhe tmë ë fuqishëm: profetin të vetëshpallur Musajlime.

Organizimi ushtarak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalifi shpërndau forcat ushtarake në 11 trupa kryesore, secila nën komandantin e vet, dhe duke mbajtur standardin e vet.

  1. ^ a b c Laura V. Vaglieri in The Cambridge History of Islam, p.58
  2. ^ M. Lecker (2012). "Al-Ridda". përmbledhur nga P. Bearman; Th. Bianquis; C.E. Bosworth; E. van Donzel; W.P. Heinrichs (red.). Encyclopaedia of Islam (bot. 2nd). Brill. doi:10.1163/1573-3912_islam_SIM_8870. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ibn Sad: p. 707
  4. ^ Ella Landau-Tasseron (janar 1998). The History of al-Tabari Vol. 39: Biographies of the Prophet's Companions and Their Successors: al-Tabari's Supplement to His History. SUNY Press. fq. 65. ISBN 978-0-7914-2819-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Idris El Hareir; Ravane Mbaye (2011). The Spread of Islam Throughout the World. UNESCO. fq. 187. ISBN 978-92-3-104153-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Tabari: Vol. 2, p. 461.
  7. ^ Tabari: Vol. 2, p. 462.
  8. ^ a b Frank Griffel (2000). Apostasie und Toleranz im Islam: die Entwicklung zu al-Ġazālīs Urteil gegen die Philosophie und die Reaktionen der Philosophen (në gjermanisht). BRILL. fq. 61. ISBN 978-90-04-11566-8.