Marati (Nartë)
Appearance
Marat
Πολύδροσο | |
---|---|
Fshat |
Marat (greqisht: Πολύδροσο/Polídroso) është fshat në qarkun i Nartës, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ζαβάκα/Zavákia.[1] Gjatë kohës osmane Marat dhe fshatin e afërt Zavak ishin vendbanime të veçanta. Në vitin 1912, kur Marati erdhi nën sundimin greke, vendbanimi u bashkua me fshatin Zavak.[2]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Toponimet të fshatit Marat:(Para vitit 1923)[3]
- Fush’ e Maratit - fushë e madhe, e cila shtrihet nga ura e Nartës gjer të qytezës i Filipjadhës. Më përpara se sa grekët të pushtonin Nartën (1880), kjo fushë i takonte Nartës dhe thirrej “Fusha e Nartës”, por, mbasi Narta iu aneksua Greqisë dhe fusha më këtë anë të lumit mbeti e lirë, me krijimin e Kazasë së Llurit, kjo fushë u thirr Fusha e Maratit.
- Koçekët - koçekë ku mbahen drithërat, në VL.
- Mulliri Maratit - mulliri ku Marati dhe Roka bluanin drithërat, në VL.
- Rrap i Fushës - arë e madhe në fushë ku ka qenë një rrap shekullor, në VL.
- Rrepet - rrepe, në qendër.
- Selvi e Varrit Gaziut - selvi e varrit të Gazi Faik Pashait, në VL.
- Vakëf i Maratit – vakëf, në VL.
- Varr i Çelo Picarit - varr me mur guri, në VL.
- Varr i Gazi Faik Pashait - varr me pllakë mermeri, në qendër.
- Xhami e Gazi Faik Pashait - xhami, në qendër: “Kur mori vesh Sulltan Mehmeti që Faiku kish ndërtuar këtë xhami, e thirri në Stamboll e i tha: “Mora vesh se ke ndërtuar një xhami të madhe e të bukur, me kollona të mrekullueshme. Tani shko e hyp majë minaresë e asaj xhamie dhe hidh sytë përreth, sa të shikojë syri tokë belike, është e jotja. Dhe Gazi Faik Pashait shkoi atje, hypi në minare dhe sa tokë që pa me sy nga minareja, i bëri të gjithë çiflig të tij, duke përfshirë dhe shumë toka të fisit Bega, Frashëri, Kokobobo etj”.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Zavákia - Polídroson
- ^ Michalis Kokolakis (2004). Η Τουρκική Στατιστική της Ηπείρου στο Σαλναμε του 1895. Institute of Modern Greek Studies. f. 308.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 407. Tregoi: Sulejman Alush Meço, 80 vjeç, punëtor, autodidakt, nga fshati Rokë i Filipjadhës, sot banon në Durrës. Durrës, me 31.10. 1975 .