Jump to content

Marakeshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Marrakesh)
Marakeshi
مراكش
ⴰⵎⵓⵔⴰⴽⵓⵛ
Qytet
Kolazh me pamje nga Marrakeshi
Kolazh me pamje nga Marrakeshi
Nofkat: 
Qyteti i Kuq, Kryqyteti i Palmeve, Lulja e Jugut
Popullsia
 • Gjithsej928.850
{{{postal_code_type}}}
40.000-40.170

Marakesh (Arabisht: مراكش; Berber: ⴰⵎⵓⵔⴰⴽⵓⵛ) është qyteti i katërt më i madh në Mbretërinë e Marokut. Ndodhet 574 kilometra në jugperëndim të Tangierit, 323 kilometra larg kryeqytetit të Marokut Rabat, 242 kilometra në jug të Casablanca dhe 259 kilometra në lindje të Agadirit.

Rajoni ishte banuar nga fermerët berber që nga koha e Neolitit, por qyteti aktual u themelua më 1602 nga Ebu Bekër ibn Umer, kushëriri i liderit të Marokut, Jusuf ibn Tashfin. Murët e kuq të qytetit u ndërtuan nga Ali ibn Jusuf më 1122-1123, dhe ndërtesa të ndryshme të ndërtuara në gur ranor të kuq gjatë kësaj periudhe, dhe qyteti u quajt "Qyteti i Kuq".

Temperaturat mesatare arrijnë prej 12 °C në dimër deri 32–45 °C në verë. Mes viteve 1961 dhe 1990, rreshjet mesatare kanë qenë 281.3 mm.

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2014, qyteti ka pasur 928,850 banorë krahasuar me popullsinë e vitit 2004 e cila ishte 843,575.

Xhamia Kutubija është xhamia më e madhe, e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Marrakeshit. Xhamia është bërë gurët e kuq dhe tulla dhe është 80 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.

Xhamia Ben Jusif është xhamia më e vjetër në Marrakesh.[1] Është ndërtuar në shekullin e 12-të nga Ali ibn Jusuf në nder të Jusuf ibn Ali el-Sanhaxhi.[1] Kur u ndërtua, ka qenë xhamia më e madhe, por tani është gjysma krahasuar me madhësinë origjinale. U rindërtuar nga Abdallah el-Ghalib në vitet 1560.[2] Ai poashtu ka ndërtuar një medrese me një librari të madhe, por kjo gjithashtu u përkeqësua me kalimin e kohës, duke lënë vetëm xhaminë e shekullit të 19-të të paprekur.

Xhamia Mouassine (ndryshe i njohur si Xhamia El Ashraf) u ndërtua në shekullin e 14-të. Xhamia ka librari, banjo, medrese dhe shatërvan (burim të ujit).

  1. ^ a b Searight 1999, f. 399.
  2. ^ Jacobs 2013, f. 425.