Jump to content

Masakra e Kleçkës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Masakra e Kleçkës ishte vrasja masive e 35 civilëve serbë të Kosovës, përfshirë fëmijë, pretendohet-raportohet nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë prej disa ditësh në korrik 1998, gjatë Luftës së Kosovës. Pas vrasjeve, u -pretendua pohua se anëtarët e UÇK-së u përpoqën t'i zhduknin viktimat e masakrës duke djegur eshtrat e tyre në një furrë gëlqereje.

Masakra e Kleçkës
VendndodhjaKleçkë, afër Lipjanit, Kosovë, Konfederata Serbia dhe Mali i Zi
Data11-24 korrik 1998
ShënjestraCivilë serbë
Lloji i sulmitVrasje masive
Vdekje35[1]
Të lënduar20
AutorëtUÇK

Kleçka, një fshat që ndodhet afro 40 kilometra në jug-perëndim të Prishtinës, ishte një bazë logjistike dhe stërvitore e rëndësishme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në verën e vitit 1998.[2] Policia serbe mori Kleçkën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 27 gusht 1998 pas luftimeve të ashpra. Më pas, ata shpejt u dhanë qasje ekuipazheve televizive dhe korrespondentëve të huaj, duke pretenduar se njëzet e dy civilë serbë ishin vrarë në fshat në muajin e kaluar.[3] Ata pretenduan se pasi ndodhën vrasjet, anëtarët e UÇK-së u përpoqën t'i zhdukin viktimat e masakrës duke djegur eshtrat e tyre në një furrë gëlqereje.[4]

Ministria Jugosllave e Punëve të Jashtme akuzoi komunitetin ndërkombëtar për standarde të dyfishta për përplasjet që po ndodhnin në Kosovë, dhe i dënoi vrasjet në Kleçkës si një "krim të stilit nazist".[5] Një përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mohoi që organizata të kishte ndonjë lidhje me vrasjet,[6] duke deklaruar se "UÇK-ja nuk ka vrarë asnjë civil të vetëm serb".[7]

Luan dhe Bekim Mazreku janë dy kushërinj, shqiptarë të Kosovës, të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Luftën e Kosovës (1998–99) dhe dyshohet se kryenin mizori kundër pakicës serbe.

Të dy morën pjesë në masakrën e Kleçkës. UÇK-ja kishte rrëmbyer civilë serbë gjatë sulmit të tyre në Rahovec, rreth 43 të marrë nga Rahoveci, së bashku me rreth 100 të rrëmbyer nga diku tjetër, në Malishevë dhe pastaj në Kleçkë.[8] Mes rrëmbyesve kishte disa oficerë të policisë serbe.[8] Qytetarët u torturuan dhe u ekzekutuan, dhe trupat e tyre u dogjën në një furrë gëlqereje për t'i zhdukur provat.[8]

Luan Mazreku dëshmoi se një komandant i UÇK-së, ai vetë dhe ushtarë të tjerë, përdhunuan një vajzë të moshës 10-11 vjeç, para prindërve të saj.[8] Ushtarët përdhunuan gra dhe vajza 8 vjeç e lart.[8] Ai e identifikoi Gani Krasniqin se i vinte mënjanë dhe i përdhunonte ato me radhë.[8] Krasniqi urdhëroi për masakër, mori një grua dhe një djalë të moshës 8 vjeç në krah. Mazreku preu veshin, Krasniqi preu sytë, preu duart dhe veshët.[8] Pjesa tjetër e rrëmbyer u ekzekutua, u pushkatua njëkohësisht nga ushtarët derisa u harxhua municioni.[8] Kushërinjtë dëshmuan për dhjetë civilë të ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit, dhe tri gra që u përdhunuan.[8]

Ata u paditën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.[8] Ata dolën në gjyq në Beograd në shtator 2000.[9] Bekim Mazreku pretendon se ishte Fatmir Limaj ai që urdhëroi masakrën dhe se Limaj dhe ushtarët e tjerë përdhunuan tri vajza.[8] Më 18 prill 2001 kushërinjtë u shpallën fajtorë për terrorizëm dhe u dënuan me njëzet vjet burg.[10] Qendra e Ligjit Humanitar e quajti atë një gjykatë të njëanshme, dëshmi përmes ekstraktimit të detyruar dhe pretendoi se nuk kishte prova që kushërinjtë kishin kryer krime.[10] Provat në gjyqin kundër Fatmir Limaj u hodhën poshtë në vitin 2012 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e përbërë nga një këshill i dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendës.[11]

  1. ^ "Klečka: Žive Srbe bacali u krečanu" (në serbisht). Večernje Novosti. 25 nëntor 2012. Marrë më 28 mars 2013.
  2. ^ "Serbs highlight 'KLA atrocity'" (në anglisht). BBC. 29 gusht 1998. Marrë më 28 mars 2013.
  3. ^ "Serbs highlight 'KLA atrocity'" (në anglisht). BBC. 29 gusht 1998. Marrë më 28 mars 2013.
  4. ^ Judah (2002), p. 164
  5. ^ "Yugoslavs condemn "Nazi-style" killings of Serbs in Kosovo" (në anglisht). BBC. 29 gusht 1998. Marrë më 28 mars 2013.
  6. ^ "Serbs condemn Nazi-style massacre of civilians" (në anglisht). BBC. 30 gusht 1998. Marrë më 28 mars 2013.
  7. ^ Krieger (2001), p. 109
  8. ^ a b c d e f g h i j k Stakić 2017.
  9. ^ Dimitrijević 2001, f. 233.
  10. ^ a b HRW 2001.
  11. ^ B92 & 2012-03-21.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]