Jump to content

Masakra e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Me emërtimin përgjithësues Masakra e Tiranës njihen të gjitha vrasjet e bëra nga 28 tetori gjer më 16 nëntor të vitit 1944, të instruktuara nga Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha për zhdukjen e atij që mendohej elementi kundërshtar i LANÇ.[1][2] Veprimi më shënjues i kësaj masakre qe vrasja pa gjyq e disa intelektualëve në bodrumin e hotelit Bristol natën e 12 nëntorit 1944.

Vrasjet para pragut të çlirimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aksionet guerrile mësyen qysh më 31 gusht 1943 hoxhën e Saukut, Selim Brahjen, pjesëmarrës në mbledhjen e Mukjes.[3] Më 29 tetor 1943, njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç) dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesëmarrës në Mukje, që shkonin në jug të Shqipërisë për të përcjellë mesazhin e kësaj marrëveshjeje kombëtare.[2]

Vrasjet e 12 nëntorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ditën e 12 nëntorit, u vra në Linzë Petraq Pekmezi, ish-përkthyes i gjeneralit Fitzthum, organizator gjerman i policisë në Shqipëri me leje të LANÇ-it, duke qenë bashkëpunëtor i lëvizjes.[4]

Natën e 12 nëntorit u rrëmbyen dhe u vranë në bodrumin e Hotel Bristol intelektualë të shquar shqiptarë.

  1. Muntaz Kokalari
  2. Vesim Kokalari
  3. Syrja Kokalari
  4. Nebil Çika, gazetar e publicist
  5. Aleks Mavraqi, jurist dhe gazetar arvanitas
  6. Ismail agë Petrela
  7. Muharrem Lleshi
  8. Reshat Stërmasi
  9. Rifat Tërshana
  10. Lluka Xhumari
  11. Ali Panariti

Zëra kritikë ndaj politikës së vrasjeve dhe terrorit ishin Sejfulla Malëshova, Gogo Nushi dhe Nako Spiru. Disa deklarata rreth terrorit në Tiranë janë nxjerrë nga plenumi i 2-të i Beratit, më 23-27 nëntor 1944.[1]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (16 nëntor 2020). "1944 / Terrorizmi zë një vend të madh tek ne". 55news.al. Marrë më 18 nëntor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b Butka, Uran (20 nëntor 2016). "Masakra e Tiranës në 1944, si i vrau Enver Hoxha shokët e Liceut". zeri.info.
  3. ^ Butka, Uran (11 nëntor 2016). "Nata e Shën Bartolomeut në Tiranë". rd.al. Marrë më 18 nëntor 2020.
  4. ^ "Misteri i vrasjes së përkthyesit të gjermanëve, Petraq Pekmezi". 55. 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020.
  5. ^ Çika, Nebil (8 qershor 2018). "1944, Shën Bartolomeu komunist i Tiranës". tirona.website. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 28 mars 2019.