Gogo Nushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gogo Nushi
Bundesarchiv Bild 183-57000-0527, Berlin, V. SED-Parteitag, Besuch Glühlampenwerk.jpg
Zëvendëskryeministër
6 shtator, 1951 – 31 korrik, 1953
Paraardhësi: zv/km i pestë pas Shehut, Jakovës, Kolekës dhe Kapos
Pasardhësi: M. Shehu, H. Kapo
4 qershor, 1956 – 21 qershor, 1958
Paraardhësi: Hysni Kapo
Pasardhësi: Spiro Koleka
Ministër i Tregtisë (dhe Komunikacionit, 1953)
31 janar, 1947 – 22 nëntor, 1948
Paraardhësi: krijim i ministrisë
Pasardhësi: Kiço Ngjela
1 gusht, 1953 – 19 korrik, 1954
Paraardhësi: MT Kiço Ngjela / MK Milo Qirko
Pasardhësi: Josif Pashko (i Ndërtimit dhe Komunikacionit)
ad interim Ministër i Industrisë
29 tetor, 1948 – 29 tetor 1949
Paraardhësi: Koçi Xoxe
Pasardhësi: Abedin Shehu
Të dhënat personale
Lindi më: 15 dhjetor 1913
Lindi në: Vunoi, Principata e Shqipërisë
Vdiq më: 9 prill 1970
Vdiq në: Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptare
Fëmijë Vilma Nushi


Gogo Nushi (Vuno, 15 dhjetor 1913 - Tiranë, 9 prill 1970) ka qenë figurë politike shqiptare gjatë regjimit komunist. Gogo Nushi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind në Vuno të nënprefekturës së Himarës më 15 shkurt 1913,[2] i biri i Sokrat Nushit dhe vëllai i Kozma Nushit.[3] Kur ishte 13 vjeç emigroi në Francë, ku më 1935 u anëtarësua në Partinë Komuniste Franceze.

Më 1940 u kthye në Shqipëri dhe më pas u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare. Ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë nga 1943, anëtar i Byrosë Politike nga 1944, deputet nga 1946, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nga 1962 nënkryetar i tij, nga 1958 qe po ashtu president i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale - të gjitha këto ofiqe gjer në vdekje.

Më 1946 qe nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1948 - 1949 ministër i Industrisë dhe përkohësisht i Tregtisë. Më 1951 - 1953 dhe 1956 - 1958 zëvendëskryeministër. Më 1953 - 1954 ministër i Tregtisë dhe Komunikacioneve. Nga 1954 deri më 1956 qe sekretar i Partisë së Punës.

Vdiq në Tiranë më 9 prill 1970, ceremonia e varrimit u zhvillua më 11 prill dhe fjalën e rastit e mbajti Hysni Kapo.[2]

Dekoratat[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Gogo Nushit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[4]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Gazeta Standard. "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 May 2018. 
  2. ^ a b Dervishi, Kastriot. Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 196–197.  9789994356225. 
  3. ^ Hoxha, Zylyftar. "Kahreman Ylli: "Vitet e mia të rinisë në Francë"". gazetadita.al. Dita. 
  4. ^ Dervishi, Kastriot. "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. f. 12–13. Marrë më 20 mars 2018.