Jump to content

Masar Asllani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Masar Asllani
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë nën pushtim-administrimin austro-hungarez
Në detyrë
janar – korrik, 1916
Paraprirë ngaPetro Poga
Pasuar ngaAvni Dabulla
Të dhëna vetjake
U lind më1870
Nepravishtë, Perandoria Osmane
Vdiq mëkorrik, 1916
Sarajevë, Sundimi austro-hungarez i Bosnies e Hercegovinës
Nënshtetësiashqiptar
ArsimimiMekteb-i Hukuk-u Shahane
Punësimiprokuror, gjyqtar

Masar Asllani (Nepravishtë, 1870 - Sarajevë, korrik 1916) ka qenë jurist, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe anëtar i administratës austro-hungareze me qendër në Shkodër gjatë Luftës së Parë Botërore.

U lind në Nepravishtë të kazasë së Gjirokastrës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në shumë vende. Më 1895 përfundoi Shkollën Mbretërore të Drejtësisë (tr. Mekteb-i Hukuk-u Şahane) në Stamboll. Menjëherë u caktua nga sistemi osman i drejtësisë prokuror në gjykatën penale të Rodosit deri më 1897. Nga 1897 e deri më 1900 qe zëvendësprokuror në Edrene, më pas me po këtë pozicion u zhvendos në Selanik deri më 1904.

Gjatë viteve 1904-1909 u ngrit në detyrë dhe u caktua si prokuror në Vilajetin e Manastirit, ku si mbështetës i çështjes shqiptare ndikoi në mbarëvajtjen e Kongresit të Manastirit kur u mbajt më 1908. Më tej qe drejtor i Çështjeve Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Perandorisë Osmane. Më 1911-1913 qe zëvendësprokuror i përgjithshëm i perandorisë. Dhjetorin e 1913 u kthye së bashku me të vëllezërit në Shqipëri. Janarin e 1914 u ngarkua anëtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake të Shqipërisë; ndërsa mars-gushtin e po atij viti qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. Shkoi më pas në Greqi për t'u interesuar për pronat e veta në Selanik dhe në Karaferie (gr. Veria).

Më 1916 qe drejtor i përgjithshëm i Drejtësisë në administratën e pushtim-administrimit aushtro-hungarez me qendër në Shkodër. Korrikun e po këtij viti ndërroi jetë nga një grip epidemik rrugës për në Sarajevë.[1]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 80. ISBN 978-99943-56-22-5.