Mastodon (rrjet social)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mastodon
Mastodon logotype (simple) new hue.svg
Mastodon Single-column-layout.png
AutorEugen Rochko[1]
ZhvilluesMastodon gGmbH[2]
Versioni i parë16 Mars 2016; 7 vite më parë (2016-03-16)[3]
Versioni i fundit4.1.1 / mars 16, 2023
Version pasues4.0.0rc4 / Nëntor 14, 2022; 4 months më parë (2022-11-14)
Gjuhet e programimitRuby on Rails, JavaScript (React.js, Redux)
Sistemi operativCross-platform
PlatformaiOS, Android, Linux, BSD, Sailfish OS, macOS, Microsoft Windows
Gjuhët e mundshme93 gjuhë[4]
Përdoret përMicroblogging
LicencaAGPLv3+[5]
Faqja zyrtareStampa:Official URL
A cartoon Mastodon mascot
Maskota e rrjetit social Mastodon - një mastodon (specie prehistorike e ngjashme me mamuthin)

Mastodon është një softuer falas dhe me kod burim të hapur për krijimin e rrjeteve sociale të vetë-hostuara. Ofron funksione mikroblogimi të ngjashme me Twitter-in, të cilat ofrohen nga një numër i madh nyjesh të drejtuara në mënyrë të pavarur, të njohura si instanca, secila me kodin e vet të sjelljes, kushtet e shërbimit, politikën e privatësisë, opsionet e privatësisë dhe politikat e moderimit të përmbajtjes . [6] [7] [8]

Çdo përdorues është anëtar i një instance të caktuar Mastodon (e quajtur gjithashtu server), e cila mund të ndërveprojë me instancat e tjera si një rrjet social i federuar, duke u lejuar përdoruesëve në instanca të ndryshme të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Kjo synon t'u japë mundësinë përdoruesve të zgjedhin një instancë me politikat e së cilës bien dakord, dhe në të njejtën kohë të kenë akses në një rrjet social më të madh. Mastodon është gjithashtu pjesë e ansamblit të serverave kompjuterikë të njohur siFediverse, të cilët përdorin protokolle të përbashkëta që lejojnë përdoruesit të ndërveprojnë me përdorues të tjerë në kompjuterë që ekzekutojnë paketa softuerike të pajtueshme [9] si PeerTube, Pixelfed apo Friendica . Mastodon financohet nëpërmjet kontributesh vullnetare (crowdfunding) dhe nuk përmban reklama.

Mastodon u krijua nga Eugen Rochko dhe u shpall për herë të parë në Hacker News në tetor 2016. [10] Rrjeti përjetoi një rritje të konsiderueshme të përdoruesve në 2022 pas blerjes së Twitter nga Elon Musk . [11]

Projekti mirëmbahet nga organizata jofitimprurëse gjermane Mastodon gGmbH. [12]

Funksionaliteti dhe veçoritë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Instancat Mastodon ekzekutojnë një softuer për rrjete sociale që mundëson komunikimin duke përdorur standardin ActivityPub të W3C, i cili është zbatuar që nga versioni 1.6. [13] Falë kësaj, një përdorues i Mastodon mund të ndërveprojë me përdoruesit në çdo instance tjetër në Fediverse që mbështet ActivityPub.

Që nga versioni 2.9.0 Mastodon ka ofruar një ndërfaqe me një kolonë të vetme për përdoruesit e rinj si parazgjedhje. [14] Në modalitetin e avancuar Mastodon përafron përvojën e përdoruesit të mikroblogimit të TweetDeck (disa kolona). Përdoruesit postojnë mesazhe të shkurtra, të njohur historikisht si "toots", për t'i ndarë me të tjerët. Në një instancë standarde Mastodon, këto mesazhe mund të jenë deri në 500 karaktere, më shumë se kufiri prej 280 karakteresh i Twitter, [15] [16] edhe pse shumë instanca Mastodon kanë modifikuar kodin burim për të lejuar një limit më të madh karakteresh.

Përdoruesit regjistrohen në një nga instancat Mastodon, dhe jo në një uebsajt apo aplikacioni të vetëm të qendërzuar. Instancat janë të lidhura si nyje në një rrjet dhe çdo instance administron rregullat e veta, privilegjet e llogarisë dhe nëse do të komunikojë me instancat e tjera. Shumë instanca kanë tematike të bazuar në një interes specifik. Është gjithashtu e zakonshme që instancat të bazohen rreth një lokaliteti, rajoni apo shteti të caktuar. [17] [18]

Mastodon ofron disa karakterisita të ndryshme privatësie. Çdo mesazh ka në dispozicion një shumëllojshmëri opsionesh privatësie dhe përdoruesit mund të zgjedhin nëse mesazhi është publik apo privat. Mesazhet publike shfaqen në një kohështrirje (timeline) globale, dhe mesazhet private ndahen vetëm në kohështrirjet e ndjekësve të përdoruesit. Mesazhet gjithashtu mund të shënohen si të palistuara (që nuk shfaqen ne kohështrirje) ose të drejtpërdrejta ndërmjet përdoruesve. Përdoruesit gjithashtu mund t'i bëjnë llogaritë e tyre plotësisht private. Në kohështrirje, mesazhet mund të shfaqen me nje paralajmerim (content warning) opsional, i cili kërkon që lexuesi të klikojë në pjesën kryesore të fshehur të mesazhit për ta zbuluar atë. Instancat e Mastodon e kanë përdorur këtë veçori për të fshehur spoilerët, permbajtje sensitive dhe përmbajtje jo të sigurt për punë (NSFW), ndërsa disa përdorues e përdorin këtë veçori për të fshehur lidhjet dhe mendimet që të tjerët mund të mos dëshirojnë t'i lexojnë. [7]

Mastodon grumbullon mesazhe në kohështrirje lokale dhe të federuara në kohë reale. Kohështrirja lokale liston mesazhe nga përdoruesit në një instance të vetme, ndërsa kohështrirja e federuar liston mesazhe nga të gjithë instancat pjesëmarrëse Mastodon me të cilët instanca në fjalë ka të paktën një lidhje. Përdoruesit mund të komunikojnë ndërmjet instancave të lidhura Mastodon me emra përdoruesish të ngjashëm në format me adresat e plota të emailit. [16]

Financimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mastodon financohet nga kontribute vullnetare dhe nuk përmban reklama; në nëntor 2022, ai mbështetej nga 3,500 njerëz. Që nga viti 2021 është regjistruar në Gjermani si një organizatë jofitimprurëse ( gjermanisht: [gemeinnützige GmbH] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) ). [19]Stampa:Microblogging

  1. ^ Lekach, Sasha (6 prill 2018). "The coder who built Mastodon is 24, fiercely independent, and doesn't care about money". Mashable. Marrë më 6 nëntor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ "The company behind Mastodon". joinmastodon.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "v0.1.0". 16 mar 2016. Marrë më 18 korrik 2019 – nëpërmjet GitHub. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ English plus 92 translations listed in "Mastodon translations in Crowdin". Crowdin. Marrë më 8 nëntor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ "mastodon/mastodon". Mastodon. 5 nëntor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ Chan, Wilfred (2 nëntor 2022). "Mastodon gained 70,000 users after Musk's Twitter takeover. I joined them". The Guardian. Marrë më 3 nëntor 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ a b Farokhmanesh, Megan (7 prill 2017). "A beginner's guide to Mastodon, the hot new open-source Twitter clone". The Verge (në anglisht). Marrë më 4 shkurt 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":1" defined multiple times with different content
  8. ^ Wong, Joon Ian (6 prill 2017). "How to use Mastodon, the Twitter alternative that's becoming super popular". Quartz (në anglisht). Marrë më 4 shkurt 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ "Mastodon launches their ActivityPub support, and a new CR!". ActivityPub.rocks. Marrë më 20 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. ^ "Show HN: A new decentralized microblogging platform". 2016-10-05. Marrë më 2022-10-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Perez, Sarah (3 nëntor 2022). "Decentralized social network Mastodon grows to 655K users in wake of Elon Musk's Twitter takeover". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  12. ^ "The company behind Mastodon". joinmastodon.org (në anglisht). Marrë më 2022-12-27.
  13. ^ "ActivityPub IndieWeb". indieweb.org. Marrë më 12 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  14. ^ "Mastodon 2.9". Official Mastodon Blog (në anglisht). Marrë më 2019-06-16.
  15. ^ "Twitter just doubled the character limit for tweets to 280". Theverge.com. 26 shtator 2017. Marrë më 3 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  16. ^ a b "How To Get Started on Mastodon and Leave Twitter Behind". PCMAG (në anglisht). Marrë më 2021-02-04. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":2" defined multiple times with different content
  17. ^ "Ditt lokale sosiale nettverk — oslo.town". Mastodon hosted on oslo.town (në anglisht). Marrë më 2020-10-19.
  18. ^ "Tŵt Cymru | Toot Wales". Mastodon hosted on toot.wales (në anglisht). Marrë më 2020-10-19.
  19. ^ Glanz, Berit. "Twitter-Alternative: Wer steckt eigentlich hinter Mastodon?". FAZ.NET (në gjermanisht). ISSN 0174-4909. Marrë më 2022-11-14.