Mërkur Bua

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Murrik (Mërkur) Bua)
Lorenzo Lotto, Portret zotërie, që mbahet sikur është portreti i Merkur Buas.[1]

Maurikios[2] ose Murrik Bua, pasi u zhvendos në Venedik dhe u bë i famshëm, u njoh si Mërkur Bua, kont i Aquino-s dhe Roccasecca-s (it. Mercurio Bua, gr. Μερκούριος Μπούας; Nafplion, 1478 – Treviso, 1542) ka qenë fisnik arbër, condottiero dhe kapiten zëmadh stradiotësh i ushtrive frënge, habsburge e venedikase.[3] Ndër të parët krerë stradiotë që shtriu veprimtarinë në Evropën Veriore dhe ndër të paktët që vdiq nga mosha dhe jo rreziku i profesionit.[3]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Nafplion të Moresë, anëtar i familjeve arbërore Bua dhe Arianiti. Mendohet se i ati ishte Pjetër Bua[4] ose Teodor Bua, stradiot dhe bashkëluftëtar me Krokodeilos Kladas. I afërm i Kostantin Arianitit,[5] regjent i Montferratit nga francezët dhe po ashtu prej tyre iu hoq ky titull,[6] më pas mëkëmbës i përgjithshëm i Papa Julit II në Romanja, qeveritar i Fanos dhe pasi u dërgua si emisar,[7] më 1507 Perandori Maksimilian I i dha feud kështjellën e Belgradit.[8]

Bua "u pagëzua" në luftë më 1495 në betejën e Fornovos në krahun e venedikasve, po me të cilët, pas tre vjetëve në krye të 300 stradiotëve luftoi në Pisa kundër fiorentinasve. Pas një oferte joshëse nga Ludoviku 'i Murrmë' Sforza, rreshtohet me forcat milaneze dhe më 1500 u shqua kundër francezëve. Më tej i shërbeu francezëve dhe më 1507 mori pjesë në shtypjen e rebelimit të Gjenovas, ku ekzekutoi dozhin Paolo da Novi.[4] Shërbim për të cilin iu dhanë feudet e Aquino-s dhe Roccasecca-s më 1504.[2] Më 1508 u vu në shërbim të Maksimilianit I të Habsburgëve, dhe i shërbeu Perandorisë Habsburge në Flandër, Bavari dhe së fundi në Itali ku më 1509 luftoi kundër Venedikut. Me gjasë, pas këtyre shërbimeve perandori e bëri kont të Soave-s dhe Ilazi-t në viset e Trevisos.[4]

Flamuri që iu dha më 1510 kontit Bua nga Perandori Maksimiliani I.[9]

Më 1513 u rikthye përfundimisht në shërbim të Venedikut; Republika i dha Mërkurit, në sajë të famës që kishte korrur në çdo teatër lufte në Evropë, kullundrisjen direkte të të gjithë stradiotëve nga rekrutimi dhe deri tek luftëbërja.[4] Më 1513 u caktua që të mbronte Padovën e rrethuar dhe veproi në territorin mes Padovës e Mantovës në krye të 600 stradiotëve.[2] Nuk hezitoi asnjëherë të përballej me ballin e luftës, e me kalorësit e tij më 1515 u mbush me lavdi kur, në betejën e Marinjanos (it. Marignano) venedikasit dhe frëngjt i mposhtën zviceranët e pajtuar nga Perandoria e Shenjtë Romake: Mërkur Bua me kalorësit e tij i shpëtoi jetën mbretit të Francës, Françesku I.[4]

Xhelozia e krerëve të tjerë stradiotë nuk e pengoi Venedikun ta emëronte kont dhe kalorës të Shën Markut. Duke shtuar radhët e veta me 100 ushta dhe 300 kalorës të lehtë sipas Grammaticopolo,[4] e sipas enciklopedisë Treccani në krye të 2,000 stradiotëve,[2] korri fitore të tjera kundër trupave të kalorësisë spanjolle mes Lombardisë dhe Venedikut deri më 1517 si pasojë e Lidhjes së Kambrait.[4]

Më 1521 me shërbim në Emilia, u thye nga kondotieri Giovanni de Medici. U tërhoq deri në Bergamo dhe më pas në Milano, e rrethuar nga perandorakët. Pasi qyteti u thye, njësia e Buas u thye dhe ai u mor peng nga atëhere markezi i Mantovës, Federiko Gonxaga, i cili e liroi pa mëtuar shpërblim.

Më 1532 pas disa ndodhive, u tërhoq në Treviso, ku kishte marrë lejen të ndërtonte një shtëpi në truallin që i kishte mundësuar e Fortkthjellta. Nuk lëvizi prej Trevisos, edhe pse u vetëofrua të shërbente pasi Sulltan Sulejmani sulmoi vendlindjen e tij në More. Me sa dihet, ndërroi jetë më 1542 dhe u varros në Kishën e Madhe të Shën Marisë po në Treviso.[4]

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1519 një bashkëluftëtar nga Zante, stradioti Tzane Koroneos i thuri një poemë epike titulluar Ανδραγαθήματα Μερκούριου Μπούα (Bëmat e Mërkur Buas).[10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fossi, Gloria; Bussagli, Marco; Reiche, Mattia (2000). Italian art: painting, sculpture, architecture from the origins to the present day. Giunti Editore Firenze Italy. ISBN 88-09-01771-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d "Bua, Mercurio". treccani.it. Marrë më 10 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Muhaj, Ardian (2016). Roli dhe prania e luftëtarëve shqiptarë në Europën Veriore në shek. XVI. Vëll. 1–2. Tiranë: Studime historike. fq. 84. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e f g h Gramaticopolo, Andrea (2016). Stradioti: alba, fortuna e tramonto dei mercenari greco-albanesi al servizio della Serenissima. Soldiershop Publishing. ISBN 9788893270489. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Römische historische Mitteilungen. Vëll. 27. Wien: Österreichisches Kulturinstitut in Rom. Abteilung für Historische Studien, Österreichische Akademie der Wissenschaften. 1985. fq. 226. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Setton, Kenneth Meyer (1976). The Papacy and the Levant, 1204-1571. American Philosophical Society. fq. 43. ISBN 9780871691613. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Nadin, Lucia (2008). Shqiptarët në Venedik: Mërgim e integrim 1479-1552. Përkthyer nga Pëllumb Xhufi. Tiranë: 55. fq. 94–95. ISBN 978-99943-56-41-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Nadin 2008, p. 164.
  9. ^ K.N., Hellenika Anekdota, Athens, 1867, vol. 1, Original in a manuscript written by Ioannes (Tzanes) Coroneos, contemporary of M. Bua. It was studied and copied at the library of the King of Italy between 1856-1861 by various Greek researchers and published by K. N. Sathas in 1867.
  10. ^ Theotokis, Georgios; Yıldız, Aysel (2018). A Military History of the Mediterranean Sea: Aspects of War, Diplomacy and Military Elites. Brill. fq. 339. ISBN 9789004362048. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)