Muzeu Kombëtar i Arsimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Muzeu Kombëtar i Arsimit.jpg

Muzeu Kombëtar i ArsimitKorçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri. Ky objekt i cili fillimisht ishte shtëpi private e patriotit korçar Diamant Terpo, nga viti 1967 gëzon statusin Muze Kombëtar i Arsimit ndërsa nga viti 1973 është shpallur edhe Monument Kulture.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombetar i Arsimit shqiptar, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëherë, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe". Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, në shtëpinë ku banonte patrioti korçar Diamant Terpo i cili e dhuroi këtë banesë për shkollën shqipe.

Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi. Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara lëndë dokumentare nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në gjuhën shqipe. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, pastaj edhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi) e deri te abetaret më të vonshme.[1] Një pjesë e hapësirës së muzeut i kushtohet edhe masivizimit dhe modernizimit të arsimit dhe shkollës shqipe në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.[2]

Monument kulture[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Mësonjëtorja e Korçës

Ndërtesa e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë është edhe monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ky monument ka një vjetërsi prej rreth një shekull e gjysmë dhe është i llojit "arkitektural", i miratuar më datën 10.06.1973, me numër vendimi 1886 dhe me numër reference KO081.[3] Godina është dy katëshe. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy oda të mëdha. Kati i dytë ka katër dhoma. Dritaret janë rreth 80 cm të gjëra dhe të larta. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla vendi. Fasadën ballore e zbukuron qoshku në katin e dytë. Lartesia e objektit është rreth 7 m.[4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Mësonjëtorja, Korçë – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Muzeu Kombëtar i Arsimit". Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 mars 2018. Marrë më 20 shtator 2017.
  2. ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Tiranë, Shqipëri: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2008. f. 1790. Marrë më 20 shtator 2017.
  3. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 29 mars 2019. Marrë më 26 janar 2016.
  4. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Marrë më 13 tetor 2016.


logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .