Nightmare Cinema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Nightmare Cinema ka qenë një rock bend "parodik", i përbërë nga anëtarët e bendit Dream Theater, të cilët kanë luajtur në instrumente tjera nga ato të përhershmet. Emri i këtij bendi është krijuar qëllimisht për ta "kundërshtuar" emrin Dream Theater, meqenëse emri i kundërt me "Dream" (shqip: "Ëndrra") është "Nightmare" (shqip: "Ankthi") , dhe emri i kundërt me "Theater" (shqip: "Teatri") është "Cinema" (shqip: "Kino").

Gjatë daljeve të sërishme në skenë, duke ia filluar nga 1 nëntori i vitit 1997House of BluesChicago, anëtarët e Dream Theater disa herë iu shmangën instrumenteve të tyre duke u rënë instrumenteve të tjera, përpos James LaBrie, i cili mbeti prapë vokalist. Kënga që ata zakonisht performonin ishte "Perfect Strangers" e Deep Purple, si dhe në një rast të vetëm, ata e performuan edhe "Suicide Solution" të Ozzy Osbourne.

Bendi tjetër parodik i ngjajshëm me këtë, i drejtuar nga Derek Sherinian, ishte "Nicky Lemons and the Migraine Brothers", ku merrnin pjesë edhe John Petrucci me Mike Portnoy-n. Ky bend performoi një këngë të stilit punk të quajtur "I Don't Like You". I veshur me një qafore gëzofi dhe syze dielli, Nicky Lemons (Sherinian) është përshkruar nga Portnoy si kryqëzim në mes të Elton John-it dhe David Lee Roth-it.

Kur Derek Sherinian e la bendin, Dream Theater u kthye kah vetja, kështu që ky ishte fundi i Nightmare Cinema. Sipas Mike Portnoy-t, ekzistonte një lidhje në mes të anëtarëve të bendit që e lejoi këtë bend eksperimental të ekzistonte, por ajo u ndërpre kur Derek Sherinian u nda nga bendi. Ky është një fakt interesant, pasi që edhe zëvendësimi i Sherinian, Jordan Rudess, është gjithashtu mjaft i aftë t'i bie kitarës, dhe është paraqitur si kitarist në këngën "Shifting Sands" të solo albumit të tij Feeding the Wheel.

Derek Sherinian e emëroi një këngë "Nightmare Cinema", në solo albumin e tij Black Utopia.

Anëtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e Dream Theater i ndërruan edhe emrat e tyre skenikë bashkë me instrumentet:

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]