Një Milion Euro
| Një Milion Euro Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Titulli shqip | Një Milion Euro |
| Origjinali | Një Milion Euro |
| Vendi i prodhimit | Kosovë |
| Viti i prodhimit | 2005 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 82 min |
| Zhanri | Dramë/Thriller |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Për moshën | <12 |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Halil Budakova |
| Skenari | Visar Fejzullahu Ilir Rexhepi |
| Muzika e filmit | Valon Morina |
| Kameramani | Spartak Papadhimitri |
| Prodhuesi i filmit: | Arian Gashi |
| Aktorë kryesorë | |
| Ilir Rexhepi Enver Petrovci Merita Budakova Diellza Bunjaku | |
| Aktorët tjerë | |
| Halil Budakova Adem Zhitopotoku Xhemail Agaj Merita Bytyqi Arian Gashi Alban Budakova Muhamet Gashi | |
Një Milion Euro është film televiziv në gjuhën shqipe i cili është prodhuar në Kosovë. Premiera e këtij filmi ishte më 12.05 2005 në Kino ABC në Prishtinë. Konsiderohet filmi më i shikuar në kinematë e Kosovës për vitin 2005.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Protagonisti i filmit Robert Berisha (I.Rexhepi), një shqiptaro-amerikan, biznesmen i njohur nga Amerika, kthehet për të jetuar dhe investuar në Kosovë. Në kohën kur Roberti dhe kompania e tij fillojnë ndërtimin e një fabrike textili, cdo gjë do të ndryshojë në jetën e tij. Një bandë e prirë nga Beka (E.Petrovci) papritur do ta rrëmbejnë vajzën e tij dhe për kokën e saj kërkojnë një milion euro. Pas ndërhyrjes së policisë arrihet kapja e autorëve të këtij krimi dhe që pastaj të vazhdoj me sukses përfundimi i investimeve në Kosovë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
